Shkruan: Jusuf ZIMERI
Drejtësia, drejtësia, drejtësia, këtë fjalë e dëgjon çdokush gjithkund nga çdokush, por askund të vërehet, të shijohet apo përjetohet. A thua drejtësia është vetëm një fenomen abstrakt ose imagjinatë e paramenduar nga aristokratët, apo ndoshta është një virtyt për të liruar shtresën shoqërore pikërisht nga aristokracia. Sipas të gjitha gjasave, së paku në nënqiellin ballkanik, gjithnjë e më shumë po thellohet bindja se strukturat udhëheqëse të shoqërisë ballkanike kanë rënë në pragmatizëm dhe assesi nuk po arrijnë të lirohet nga kjo përgjumësi e të kuptuarit të drejtësisë. Doemos duhet theksuar se në shoqërinë tonë drejtësia po kuptohet dhe definohet vetëm si qëndrim joparimor duke shkelur mbi të vërtetën objektive për të përfituar interesat e çastit. Artikulli i plotë…


