Shkruan: Jusuf ZIMERI

Ebu Ismet Nuh b. ebu Merjeme b. Xhemune el Mevzij, i njohur me lagabin El Xhamiu[1] që do të thotë tubues. Emrin tubues e merr për arsye sepse ai ishte i pari nga dijetarët që tuboi fikhun e Ebu Hanifes. Gjithashstu thuhet se këtë emër e mori për shkak se ai kishte tubuar dituri të shumta dhe në mexhliset e tija mbante katër lloje të ligjëratave. Në një mexhlis mbante ligjërata ku shpjegonte hadithin, në një mexhlis shpjegonte fikhun e Ebu Hanifes, në një mexhlis shpjegon gramatikën arabe dhe në një mexhlis tjetër  shpjegonte poezinë.


[1].  Ibni Kutlubuga, taxhu et-teraxhimi fi tabekatil hanefijeti.

Shkrime të ngjashme