Pyetja: Esselamu alejkum!
Kohëve të fundit është përhapur ideja se fundi i botës do të jetë në vitin 2012, sa mund të jetë e vërtetë kjo dhe a është ndonjë mashtrim i të pafeve?

Përgjigjja:Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim.
Elhamdulil-lah, ves-salatu ves-selamu ala resulil-lahi ve ba’d…

I nderuar, këto janë vetëm shpifje dhe gënjeshtra për përfitime individuale. Sa i përket Kiametit, kjo është në diturin e Allahut xh.sh., dhe askush tjetër, asnjë krijesë përfshirë edhe pejgamberët, edhe melekët e edhe xhinët, nuk e dinë momentin e shkatërrimit të botës. Kur një grup çifutësh kishin shkuar për ta provokuar Muhamedin a.s. se a është vërtet pejgamber ashtu si thotë, apo ndoshta gënjeshtar kishin vendosur ta pyesin për momentin se kur bëhet kiameti. Ata e dinin se nëse Muhamedi a.s. e përcakton momentin e kiametit, atëherë është gënjeshtar, e nëse thotë se kjo çështje është në diturinë e Allahut, atëherë vërtetë është i dërguar. Andaj kur e pyetën Muhamedin a.s. për këtë, Allahu xh.sh. ia zbriti ajetin kur’anor ku thotë: “Të pyesin ty (Muhammed) për çastin (katastrofën e përgjithshme) se kur do të ndodhë ai. Thuaj: “Atë e di vetëm Zoti im, kohën e tij nuk mund ta zbulojë kush pos Tij (e sjell kijametin pa e hetuar asnjë nga krijesat). Çështja e tij (se kur do të ndodhë) është preokupim i rëndë (për krijesat) në qiej e në tokë. Ai (katastrofa) nuk ju vjen ndryshe, vetëm befas. Të pyesin ty sikur ti di për të. Thuaj: “Për të di vetëm All-llahu, por shumica e njerëzve nuk e dinë (pse është e fshehtë)”. (Suretu Earaf, 187)
Vëlla i dashur, nuk është puna e jonë të hulumtojmë për këtë moment, por puna e jonë është të përgatitemi për këtë moment sepse kjo gjithsesi do të ndodhë.

Vallahu ealem!

____________
Jusuf Zimeri
Mars, 2010
www.breziiri.com

Shkrime të ngjashme