Kam devijuar, më këshillo !

Pyetje: Selamu alejkum hoxhe i nderuar e vizitoj shpesh kete faqe, me pelqen se ka artikuj informues… jam 1 vajzë 21 vjece, jam ne shkoll te lartë… jetojë ne itali prej me shum se 7 vjetesh… para se te vija ketu e konsideroja veten 1 besimtare te devotshme, isha vetem 14 vjece por falesha, agjeroja, vishesha ne menyr adeguate… e ndiej se i jam larguar shum obligimeve qe i kam dhe kjo gje me frikson…. e ndiej veten mekatare edhe per faktin se kam pasur lidhje me meshkuj, kam pasur raporte intime me 2 nga ata dhe ndihem teresisht ne faj per kete sepse e kam humbur veten duke ber dicka te ndaluar por jetoj ne 1 vend ku dhe shoqeria te shtyn te besh disa gjera …. gjithmon mendoj se duhet te falem apo te lexoj kur’an por asnje her se bej kete…. me pelqen te dal, te degjoj muzik….. edhe pse ne te vertet duhet ti kerkoj falje zotit per mekatet e mia.. ju lutem me jepni 1 keshill si te veproj qe ti kthehem rruges se drejt…. ju falenderoj..

Përgjigjja:
Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim

E nderuar, në bazë të asaj që e shpjegoni ju, nënkuptojmë se çdo gjë është në dorën tuaj, andaj porosia jonë është ndihmoni veten para se t’ju ndihmojë dikush tjetër. Të gjitha gjasat janë se te ju ekziston  vetëdija se jeni duke bërë mëkate, andaj e vetmja gjë që ju duhet të jeni e vendosur në atë që e dëshironi. Nuk mjafton vetëm të mendonë në përmirësimin tuaj, por duhet të merrni hap konkret për përmirësimin e gjendjes suaj. Ju jeni e vetëdijshme se bëni mëkate dhe për këtë kujdes të mos i nën shtroheni pesimizmit se pasi kam bërë mëkate tani më nuk ka rrugëdalje për mua, sepse kjo don të thotë nënshtrim i plotë ndaj djallit (shejtanit). Nuk ka mëkat që nuk falet nga Allahu xh.sh. përveç shirkut, nëse pendoheni, pra nuk ka mëkat të madh me pendim, por nuk ka as mëkat të vogël me praktikimin e përditshëm. Motër e nderuar duhet të merrni hapa të guximshëm në jetën tuaj, nëse dëshironi të jeni besimtare e ndershme, e kjo është e mundur, por varet nga ju. Ja pu u sygjeroj disa hapa konkret që do tju ndihmojnë merrni vendimin pozitiv. Fillimisht, kërko ndihmën e Allahut xh.sh., pastaj pendohu te Allahu xh.sh. me një zemër të thyer sepse Ai pa dyshim pranon pendimet nga zemrat e thyera. Vendos që më kurrë nuk do të kthehesh në rrugën e mëkateve saqë të të vijë trishtim vetëm kur i mendon ato. Pastaj, largohu nga shoqëria e keqe, e devijuar, shoqëria e muzikës, alkoolit etj, shoqërohu me besimtarë të mirë sepse ka të tillë edhe atje ku jeton, por vetëm duhet kërkuar ato. Kthehu namazit sepse namazi të ndalon nga veprat e liga dhe të irituara. Kthehu Kur’anit sepse Kur’ani të zbutë dhe shëron zemrën, motër e nderuar. Shpëtimi i juaj nga kjo rrugë që gjendeni për momentin është kthimi i juaj te islami. Për këtë ju duhet vendim i prerë, guxim dhe trimëri ti thoni djallit jo, nuk jam më rob i juaji por do të jemë riob i Allahut xh.sh. Ky është shpëtimi i juaj. Ne i lutemi Allahut xh.sh. që t’ju ndihmojë në udhëzimin tuaj, në rikthimin tuaj te Islami, në rrugën që Allahu xh.sh është i kënaqur me të.
Ndihma e Allahut qoftë me ju.

Lini një Përgjigje