Shkrime Autoriale

El- Merginani 511h-593 h

Shkruan: Jusuf ZIMERI

Burhanudin ebu Hasan Alij b. Ebu Bekr b. Abdulxhelil El Fergani, Err-rreshdani El Merginani[1]. Merginani është ndër dijetarët më njohur të medhhebit hanefij. Ka lindur më 08 Rexhep të vitit 511 h. Nëse hulumtohet në gjenezën e tij familjare konstatohet se është nga familja e Ebu Bekrit (radial-llahu anhu), pra nga stërnipërit e tij. Merginani nuk ishte vetëm dijetar i madh në shkencën e fikhut dhe të usulit, por ai ishte edhe dijetar i famshëm edhe në disiplinat tjera shkencore si ajo e Hadithit, tefsirit, dhe disiplinave tjera nga lëmia e gjuhës dhe letërsisë arabe. Krahas arritjeve të tija shkencore ai posedonte edhe një shkallë të lartë të edukimit dhe sjelljeve të tija njerëzore. Ishte modest në jetën e tij, dhe sofist i njohur. Merginani është edhe autor i shumë veprave, e ndër më të njohurat janë: Mexhmuu nevazil, Et-texhnizu vel mezid, El feraid, Bidajetul mubteda, Kifajetul munteha, në tetëdhjetë vëllime, menasikul haxh, dhe vepra më e njohur e tij Hidaje sherh bidajetul mubteda. Rreth përpilimit të Hidajes, flet vetë autori duke na përshkruar se si erdhi deri te ideja e përpilimit të kësaj vepre. Autori thotë: në kokën time sillej ideja për të bërë një libër të fikhut i cili nuk do të ishte shumë voluminoz në sipërfaqe, por brendësia e saj të jetë kuptimplote dhe gjithëpërfshirëse. Kisha vërejtur se njerëzit, gjegjësisht dijetarët kishin lodhje në leximin dhe mësimin e veprave madhështore siç ishin Xhamius-sagir dhe xhamiul-kebir. Andaj mendova që të bëjë një vepër më të vogël në formë por të jetë përfshirës i këtyre veprave. Në kontekst të kësaj fillova punën dhe përpilova veprën të cilën e quajta Bidajetul mubteda. Kjo vepër i përngjante më shumë një broshure, kur shihej nga aspekti formal, por në aspektin pëmbajtësor ishte shumë voluminoz dhe shumë përfshirës. Këtu vërehen aftësitë e autorit, i cili kishte aftësi që me pak fjalë të shkurta të përfshijë kuptime të gjëra. Megjithatë, autori vërejti se lexuesi hasi në vështirësi të mëdha tek lexuesi ngase edhe dijetarët bashkëkohanik të tij nuk e kuptonin sa duhet. Kjo dukuri, e nxiti autorin që të bëjë shpjegimin dhe detajizimin e kësaj vepre në një vepër tjetër të cilën e quajti  Kifajetul munteha, vepër kjo e cila ishte e shkruar në tetëdhjetë vëllime. Vepra e parë ishte shumë e shkurtër dhe e rëndë për lexuesit, kurse vepra e dytë, që bënë shpjegimin e veprës së parë ishte shumë e gjatë dhe duhej shumë kohë për leximin e sajë, ndjenjë kjo që autori nuk ishte i kënaqur me këtë rezultat andaj vendosi të bëjë një vepër tjetër mes këtyre dyjave dhe e quajti Hidaje, sherh bidaje.Ajo që nuk mund të tejkalohet pa e theksuar është se autori (Merginani) në përpilim e kësaj vepre kishte punuar 13 vjet radhazi, por që është edhe më madhështore se kjo është fakti se autori gjatë tërë kësaj kohe ishte agjërueshëm pa ndërprerë. Gjatë tërë kësaj kohe që ai ishte agjërueshëm, bënte përpjekje që askush të mos e din se ai është agjërueshëm, andaj sa herë që shërbëtori i tij ia sjellte ushqimin i thoshte ta vendosë mbi masë e më pas të njejtin ia jepte nxënësve të tij, që të mos hetohej se është agjërueshëm. Burhanudin Alij b. ebu Bekr el Fergani, nga dijetarët e mëdhenj të medhhebit hanefij. Ka disa vepra, kurse veprat më e njohur të tij janë :”Elhidaje, sqarim i librit “bidajetul mubteda fil furu” – Et-texhnis,- El mezid – el Munteka dhe Muhtarat en-nevazul” Veprës së tij “El Hidaje i janë bërë sqarime të shumta nga shumë dijatarë, porse më të njohurat janë “Fethul Kadiri” nga Kemal b. Humami.



[1] Abdulganij el Gunejmi el Mejdani, el-lubab fi sherhil kitab f. 14, – Ibni Kutlubuga, Taxhu et-teraxhimi fi tabekatil; hanefijeti, – Hajrudin Ez-Zirkelij, el Ealam 4/266.- Ismail pasha el Bagdadi, Hedijetul Arifin.

Lini një Përgjigje

Maqedonisht