Pyetje:
Selam Alejkum i nderuar profesor. Desha te pyes për një çështje ne lidhje me trashëgiminë.
Ka vdekur dhe ka lenë:
Një vajze e martuar (e ka me gruan e pare te ndjere)
Dy vajza (i ka me gruan e dyte, është ende gjalle)
A ka mundësi me e sqarua ketë çështje?.

Selam Alejkum

Përgjigje

Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim

 I nderuar Vajza në të drejtën e trashëgimisë Islame ka 3 gjendje, që janë:

1.Trashëgon 1/2 (gjysmën) e pasurisë nëse është vetëm dhe nuk e shoqëron Asabe nga meshkujt si psh. I vdekuri ka lënë: vajzën dhe babain, vajza trashëgon 1/2 si As’habul Furud kurs babai gjysmën si Asabe.

2. Trashëgojn 2/3 (dy të tretat) nëse janë dy e më tepër vajza dhe nuk kanë asabe nga meshkujt.

3. Nëse i vdekuri len djem dhe vajza , atëherë mashkullit i takon aq sa u takon dy femrave, që do të thotë ndahet në princip: mashkullit I takon pasuri sa I takon dy femrave.

Argument për trashëgiminë e vajzës është ajeti kur’anor ku All-llahu xh.sh. thotë:

يُوصِيكُمُ اللَّهُ فِي أَوْلاَدِكُمْ لِلذَّكَرِ مِثْلُ حَظِّ الأُ نْـثَيَـيْنِ فَإِنْ كُنَّ نِسَاءً فَوْقَ اثْـنَتَيْنِ فَلَهُنَّ ثُلُثًا مَا تَرَكَ وَإِنْ كَا نَتْ وَاحِدَةً فَلَهَاالنِّصْفُ

“All-llahu ju urdhëron për (çështen e trashigimit) fëmijët tuaj:për mashkullin hise sa për dy femra; nëse janë (trashëgimtare) vetëm femra, dy e më shumë, atyre ju takojnë dy të tretat e pasurisë që trashëgohet; nëse është një femër, asaj i takon gjysma

Kurse argument nga suneti për trashëgiminë e vajzës kemi rastin kur gruaja e Sead b, Er-Rebi kishte ardhur te Pejgamberi a.s. pasiqë bashkëshorti kishte rënë dëshmorë dhe kishte lënë dy vajza, bashkëshorten dhe një vëlla të vërtetë, e në këtë rast Pejgamberi a.s. dy vajzave u dha 2/3 nga pasuria e mbetur.

I nderuar, absolutisht nuk ka lidhje se këto vajza nga cila nënë janë të lindura, pra e kanë një nënë apo nëna të ndryshme si rasti i juaj, sepse babai i tyre është një, pra i njëjti dhe ato trashësgojnë nga babai e jo nga Nëna.
Me nderime,

Shkrime të ngjashme