Jurisprudencë, Pyetje-Përgjigje

Martesa për letra dhe lekë !

Pyetja.Selamu alejkum i nderuar h.Jusuf  Zimeri.Ju persehndese nga Suedia e larget.

Pyetja ka te beje me marteseat per letra me ose pa para.Eshte nje moter muslimane e cila eshte martuar me nje djal musliman por qe te dyte jetojn dhe punojne ne Suedi dhe qe te dyte  kane nenshtetsin suedeze.

Ata kane bere nikahun teke nje hoxhe qe eshte imam ne nje xhami ketu ne Suedi.

Ndersa kuroren ne komune nuk kan bere dhe faktikisht ata jetojn ne nje banes dhe presin femije insha All llah.

Nga kjo situat ata kane mundesi  qe te shkojn ne Maqedoni apo Kosove dhe te bejne martes te rrejshme me ndonje antar te familes apo mik apo shoke.

Ne rastin konkret burri i kesaj motre ka shpreh deshir qe kjo moter muslimane te bej kuror te ashtuquajtur  te rrejshme me vellaun e tije. A i lejohet kesaj motre te bej kuror me kumantin e aj pasi qe te qendroj 2 vite ne suedi ata munden prap te ndahen por pasi qe te ndahen atij i takojn letrat dhe leje qenrimi ne Suedi. 

Si eshte qendrimi i Islamit ne keto raste.

    Selamu alejkumwerahmetullahi weberekatuhu.All llahu Ju Nderoft e Ju dhasht te mira

 

Përgjigja:

Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim,

Elhamdulil-lah ves-salatu ves-selamu ala resuliliha ve ba’d.

I nderuar, martesa sipas parimeve dhe argumenteve Islame është kontratë e cila arrihet mes mashkullit e femrës, e që mund të lidhet edhe përmes kujdestarëve të tyre,.Kjo kontratë është obligative, pra obligon çiftin bashkëshortor me përgjegjësi dhe detyrime ndaj njëri-tjetrit.Me lidhjen e kontratës së martesës mes mashkullit dhe femrës atyre u lejohen gjërat të cilat u ishin të ndaluara para kësaj kontrate.  Sipas parimeve Islame kontrata e martesës ka edhe formën e vet të veçantë, që është kërkesa apo oferta për martesë dhe pranimi i kërkesës. Të kërkuarit për martesë (Ixhab) nga njëra palë dhe pranimi nga pala tjetër (Kabul). Nëse plotësohet kërkesa dhe pranimi, atëherë kjo kontratë është e kompletuar dhe pas saj radhiten pasojat juridike dhe morale.

I nderuar nga kushtet e vlefshmërisë (pra që martesa të jetë e vlefshme) është që kontrata e martesës të mos jetë e përkohshme. Të gjithë dijetarët Islamë dhe sahabet janë kompakt se martesa e përkohshme është haram. Konsensusi i dijetarëve islamë këtë lloj martese e ndaloi duke u mbështetur në shumë argumente, që ne në këtë rast nuk do ti theksojmë.[1]

Nëse ndalemi në rastin konkret që përmend pyetësi, themi se kontrata e martesës së motrës myslimane me një vëlla mysliman në Suedi dhe lidhja e kontratës së tyre vetëm para hoxhës por jo edhe para organeve shtetërore, është kontratë e vlefshme, valixhe dhe fuqiplotë normalisht nëse janë plotësuar kushtet e kontratës. Nga kjo nënkuptohet se ata janë burrë e grua dhe lejohet mes tyre gjithçka që lejohet mes bashkëshortëve. Se ata nuk janë bërë niqah para organit shtetëror, kjo çështje nuk e zbehë aspak martesën e tyre.

Tani, kjo grua konsiderohet e martuar, dhe nuk ka të drejtë në asnjë mënyrë që derisa të jetë e martuar të bëjë ndonjë lidhje të kontratës me ndonjë mashkull tjetër pavarësisht se si do ta quante kontratën dytë. Ajo nuk ka të drejtë të bëjë lidhjen e kontratës bile edhe nëse është e lëshuar nga burri i saj derisa të gjendet në Idet, pra në pritje të Idetit, e lëre më duke qenë në martesë me burrin e saj. Një veprim i tillë është rreptësishtë i ndaluar (HARAM) dhe konsiderohet prej mëkateve të mëdha. Kjo është e qartë dhe nuk ka çka bisedohet për këtë.

Këto raste për fat të keq po na ndodhin si shpesh mes bijve dhe bijave të myslimanëve, por ky veprim është haram. Si është e mundur që një mysliman që beson në Allahun xh.sh., të Dërguarin e tij dhe të bëjë këto lojëra që e shpijnë drejt haramit apo drejt xhehenemit, kurse në këtë botë drejt shthurjes së familjes.

Nëse ndodh të jetë bërë një kontratë e tillë, pra derisa femra të jetë në një kurorë dhe bënë kurorë me mashkull tjetër, për ndonjë interes lekësh apo letrash, atëherë ky veprim konsiderohet imoralitet sepse thjesht me lidhjen e kontratës mashkullit i lejohet gjithçka te femra me të cilën ka lidhur kurorën.

Të nderuar duhet ta kuptojmë njëherë e për gjithmonë se këto veprime nënkuptojnë shitjen e fesë për lekë, apo shitjen e ahiretit për interesat e kësaj bote. Apeloj që myslimanët dhe myslimanet të mois merren më këso punë sepse është vepër e ndaluar.

Vall-llahu ealem.



[1] Më gjerësisht shih librin “E drejta familjare në Islam” nga autor I. Abazi, T. Bislimi, J. Zimeri dhe F. Ebibi.

Lini një Përgjigje

Maqedonisht