Pyetje-Përgjigje

Kush e ka obligim ta dëgjojë hutben e xhumasë?

Pyetja:
Esselamu alejkum profesor,
Më intereson të di se a lejohet apo si konsiderohet lëshimi i ligjëratës së hutbes në ditën e xhuma me zë të lartë, duke shfrytëzuar edhe zmadhuesit e zërit në minare, që me këtë të dëgjojnë edhe banorët e atij vendbanimi.

Përgjigjja:
Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim

I nderuar, hutbeja e xhumasë është kusht i namazit të xhumasë për ata që e falin namazin e xhumasë e jo për të gjithë banorët e atij vendbanimi, andaj lëshimin e zërit të altoparlantëve përmes minares për të dëgjuar të gjithë banorët e vendbanimit veçanërisht në vendbanime të përziera nuk e shoh të arsyeshëm, sepse mendoj se me këtë nuk ia arrin asnjë qëllimi, përveç faktit se mund të bëhesh shkaktar që dikush të fyejë Islamin dhe normat islame, e ky veprim nuk është i lejuar sipas Islamit. Për të depërtuar ligjëratat në mbarë opinionin ekzistojnë mekanizma të tjetër që janë më efikas e jo altoparlantë përmes minares.

Allahu e di më së miri!

_________________
Jusuf Zimeri
Prill, 2011

Lini një Përgjigje

Maqedonisht