Archive for the 'Shkrime Autoriale' Category

09 PriIntervistë me Prof. Jusuf Zimerin

Ky artikull është pjesa 9 nga 9 pjesë, në serinë e artikujve nga tema: Rregulla Islame

Intrervistë me Prof. Jusuf ef. Zimerin, Drejtor i Sektorit për çështje fetare dhe arsimore pranë BFI-së

Interviston: Avni Halimi – Kryeredaktor i Revistës “Hëna e Re”-Shkup.

  1. Në fund të muajit tetor të këtij viti Sektori për çështje fetare pranë BFI-së organizoi një konferencë gjithëkombëtare më temën “Medhhebi hanefij, prioritetet dhe sfidat”. Ju, si organizator, gjithsesi që lajtmotiv të kësaj konference keni pasur prioritetet dhe sfidat e këtij Medhhebi në kohën e sotshme. Cilat janë ato?

Read more…

03 MarFALJA E NAMAZIT ULUR, NË TOKË APO KARRIGE

Shkruan: Jusuf ZIMERI

Namazi është obligim (farz) dhe është një nga shtyllat esenciale të Islamit. Në kryerjen e këtij obligimi islam, përveç esencës rol të rëndësishëm ka edhe forma e kryerjes së tij. Disa nga format e kryerjes së këtij obligimi kanë rolin e kushtit, e disa prej tyre kanë rolin e ruknit (farzit), e që nënkupton se mos plotësimi, apo mos kryerja e njërit prej kushteve dhe rukneve të namazit shkakton pavlefshmërinë e namazit. Read more…

05 JanMedhhebi hanefij nuk mbijetoi në saje të mëshirës së askujt !

Fjala e hapjes së konferencës nga kryetari i konferencës, prof. Jusuf ef. Zimeri.

بسم الله الرحمن الرحيم                            

الحمد لله الذي قال في كتابه الكريم : “إنما تخشى الله من عباده العلماء” والصلاة و السلام على رسولنا محمد القائل “العلماء ورثة الانبياء و على آله و اصحابه اجمعين

I nderuari Kryetar i BFI, Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, i nderuari Kryetar i Komunitetit Mysliman Shqiptar, H. Skender ef. Bruçaj, i nderuari përfaqësues i Myftiut H. Naim ef. Tërnava, Kryetar i Bashkësisë Islame të Republikë së Kosovës, i nderuari Kryetar i Kuvendit të BFI-së, H. Haki ef. Agushi, të nderuar udhëheqës të organeve dhe institucioneve të BFI në RM, dekan i FSHI-së, Drejtor i SHMI, myftinjë të Myftinive të BFI-së, udhëheqës të sektorëve të Riasetit të BFI në RM, të nderuar profesorë të Fakultetit të Shkencave Islame dhe të Medresesë, të nderuar teologë, hoxhallarë, imamë, vaizë, të nderuar studentë dhe mysafirë të tjerë, të nderuar mediume dhe të gjithë ju që jeni prezent, më lejoni që në emër të Këshillit organizativ të Konferencës dhe në emrin tim personal t’ju përshëndes të gjithëve me përshëndetjen islame, Es-selamu alejkum ve rahmetullahi teala ve berekatuhu, dhe mirë se vini në hapjen solemne të Konferencës shkencore me temën “Medhhebi Hanefij, prioritetet dhe sfidat”. Read more…

05 JanRrethanat socio-juridike në të cilat është sjellë Kushtetuta e BFI –së së vitit 1936 dhe rëndësia e saj për BFI-në dhe Muslimanët

Prof. Jusuf Zimeri

Dihet fare mirë fakti se gjatë sundimit Osman në Ballkan, zhvillimi i jetës islame ishte nën juridiksionin e shejhul islamit në Stamboll, prandaj me përfundimin e sundimit osman në trevat e Ballkanit, popullata myslimane e cila ishte autoktone në këto vende ngeli nën mëshirën e pamëshirës.  Prandaj, menjëherë pas vitit 1912 filloi edhe pushtimi i tokave shqiptare dhe aneksimi i tyre tokave serbo malazeze. Read more…

05 JanE drejta e akuzimit të tjetrit me Kufr (pabesim)!

Shkruan: Jusuf ZIMERI

Ata që nuk mësojnë nga burimi, nuk mund të mësojnë as nga historia. Sa më i ulët të jetë niveli i edukatës dhe arsimimit aq më e lirë është gjuha e njeriut, dhe sa më e lartë të jetë injoranca aq më trima janë injorantët. Këtë fakt gjithnjë e më shumë po e dëshmon edhe praktika ku po jetojmë. Read more…

17 GusPËRDORIMI I ISTIHSANIT, dëshmi për liderizmin e Ebu Hanifes në shkollën racionaliste

kontrata Prof. D-r. Taxhedin Bislimi

 Hyrje.

Para se të themi diçka rreth Istihsanit si burim i sheriatit islam, për përfitimin e dispozitave juridike islame në përgjithësi, e në shkollën juridike hanefite në veçanti, detyrimisht duhet të kemi një pasqyrë të qartë rreth legjislacionit islam, fazave të zhvillimit të sheriatit islam, burimeve mbi të cilat ndërtohej e drejta islame në përgjithësi, metodologjia shkencore që përdorej për përfitimin e dispozitave juridike islame, principet e përgjithshme shkencore dhe karakteristikat e përbashkëta dhe dalluese për çdo periudhë kohore, që prej ditëve të para të shpalljes e deri atëherë kur Istihsani formohet si burimet e sheriatit Islam. Read more…

17 MajMuaji Sha’ban me plotë vlera dhe mirësi

Shkruan: Jusuf ZIMERIshaban

Hyrje

Muaji Sh’aban është muaji i tetë sipas kalendarit islamik, i cili radhitet, pas muajit të shenjtë Rexhep dhe i paraprinë muajit të bekur të Ramazanit.  Ky muaj, përveç se është një muaj i mbushur për plotë vlera specifike, në itinerarin e historisë islame, ky muaj për besimtarët islam, paraqet edhe një atmosferë të këndshme hareje e gëzimi për pritjen e muajit të shenjtë të Ramazanit. Prandaj, besimtari islam gatë këtij muaji, përmes formave të ndryshme, ngritë nivelin e adhurimeve, ngritë nivelin e gatishmërisë dhe përgatitjes shpirtërore dhe fizike për pritjen e muajit të bekuar të Ramazanit.Muaji Sh’aban është muaji i tetë sipas kalendarit islamik, i cili

Read more…

09 ShkSistemi politik islam

Ky artikull është pjesa 8 nga 9 pjesë, në serinë e artikujve nga tema: Rregulla Islame

muslimcountriesmapShkruan: Jusuf Zimeri

 Hyrje

Falënderimi i takon vetëm Allahut Fuqiplotë, salavatet dhe selamet mbi shpirtin Muhamed Mustafas s.a.v.s., familjes së tij, shokëve të tij dhe mbarë besimtarëve islam që me kujdes, respekt, dashuri, sinqeritet dhe pedanteri i përcjellin normat e Kur’anit dhe të Sunnetit të pastër të Muhamedit a.s.

Allahu Fuqiplotë thotë: “Sundimi – vendimi nuk i takon kujt përveç Allahut, e Ai urdhëroi të mos adhuroni tjetër vetëm Atë,Kjo është feja e drejtë, por shumica e njerëzve nuk e dinë”. Read more…

18 QerDisa fjalë rrth sures ed-duha.

Shkruan: Jusuf ZIMERI

 kontrata

بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ

وَالضُّحَى (١) وَاللَّيْلِ إِذَا سَجَى (٢) مَا وَدَّعَكَ رَبُّكَ وَمَا قَلَى (٣ (وَلَلْآَخِرَةُ خَيْرٌ لَكَ مِنَ الْأُولَى (٤) وَلَسَوْفَ يُعْطِيكَ رَبُّكَ فَتَرْضَى (٥) أَلَمْ يَجِدْكَ يَتِيمًا فَآَوَى (٦) وَوَجَدَكَ ضَالًّا فَهَدَى (٧) وَوَجَدَكَ عَائِلًا فَأَغْنَى (٨) فَأَمَّا الْيَتِيمَ فَلَا تَقْهَرْ (٩) وَأَمَّا السَّائِلَ فَلَا تَنْهَرْ (١٠( وَأَمَّا بِنِعْمَةِ رَبِّكَ فَحَدِّثْ (١١(

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

Pasha paraditën! Pasha natën kur shtrinë errësirën! Zoti yt nuk të ka lënë, as nuk të ka përbuzur. Dhe se bota e ardhshme është shumë më e mirë për ty se e para. E Zoti yt do të të jepë ty, e ti do të kënaqesh. A nuk të gjeti ty jetim, e Ai të bëri vend (të dha përkrahje). Dhe të gjeti të paudhëzuar e Ai të udhëzoi. Dhe të gjeti të varfër, e Ai të begatoi. Pra, mos e përul jetimin! As lypësin mos e përzë! E me të mirat që t’i dha Zoti yt, trego (udhëzo njerëz)! Read more…

25 DhjNAMAZI I XHENAZES NUK PËRSËRITET

Ky artikull është pjesa 19 nga 19 pjesë, në serinë e artikujve nga tema: Namazi

Shkruan: Jusuf Zimeri

 Dispozita e faljes së namazit të xhenazes është “Farzi Kifaje” detyrim kolektiv, e kjo nënkupton se, nëse faljen e namazit të xhenazes e kryen një grup prej besimtarëve islamë, atëherë nga obligueshmëria e faljes së namazit të xhenazes lirohen tërë myslimanët, njashtu lirohen edhe nga përgjegjësia e këtij obligimi. Në anën tjetër, nëse këtë obligim nuk e kryen askush nga myslimanët, pra e lënë pa e falur namazin e xhenazes, atëherë të gjithë besimtarët e vendit konsiderohen mëkatarë për shkak të braktisjes së farzit, dhe bartin përgjegjësi para Allahut Fuqiplotë. Se namazi i xhenazes është farzi kifaje, vërtetojnë edhe këto hadithe të Pejgmberit Aljhis-selam. si shumë hadithe tjerë, që janë: Read more…