Archive for the 'Shkrime Autoriale' Category

25 DhjUčenje Kur’ana (Hutbe)

Ky artikull është pjesa 2 nga 2 pjesë, në serinë e artikujve nga tema: Kur'ani

Edin Muriq  (nxënës i kl IV- Medreseja “Isa Beu” Shkup)

 Zahvala pripada samo ALLAHU. Njemu zahvaljujemo, od Njega pomoc I oprost trazimo. Utjecemo se ALLAHU od zla nasih dusa I nasih losih djela. Kome ALLAH ukaze na pravi put on ce na pravi put ici a koga On ostavi u zabludi ti mu nej naci zastitnika koji ce ga na pravi put uputiti. Zaista ovaj kuran je svjetlo, uputa ljudima gdje kaze ALLAH u suri isra: “Ovaj Kur’an vodi jedinom ispravnom putu, i vjernicima koji čine dobra djela donosi radosnu vijest da ih čeka nagrada velika” Read more…

18 DhjShkrimi është shenjë në rrugë,…

Mr. Iljasa Salihu

(Kumtesë e recensentit gjatë promovimit të librit “Pak më ndryshe” autor Jusuf Zimeri, mbajtur më 13. 12. 2014 në Kumanovë).

Asnjëherë nuk e kisha menduar se unë si një lexues adoleshent i veprave të Jusuf Zimerit, një ditë do të bëhesha recensent i një prej shumë librave të tij. Dikur me kënaqësi ia lexoja shkrimet, librat dhe përkthimet, pastaj edhe ia dëgjoja ligjëratat e tij tejet të qarta, duke pasur për qëllim të përfitoja sa më shumë prej diturisë së tij që e ndante me një siguri të plotë me të gjithë ata që dëshironin të mos e ruanin bardhësinë e mendjes ashtu të bardhë, ngaqë pikërisht atëherë ajo merrte ngjyrë të zezë dhe përpos errësirës nuk prodhonte diçka tjetër. Kurse tani, deshi Zoti që unë përpos përfitimit të diturisë së dobishme, veprave të hoxhës së nderuar t’i qasem me një qasje kritike. Kjo nuk do të thotë se tani unë u bëra i madh, por kjo mund të lexohet dhe kuptohet se unë dita të përfitoj prej atyre që nuk punuan me qëllim që të hiqen si njerëz të mëdhenj, por që dëshmuan se janë në gjendja të bëjnë vepra të atilla, që i përkasin vetëm njerëzve të mëdhenj, por modest. Read more…

24 Kor

Shkruan: Jusuf ZIMERI

img078

Me fjalën pasuri të fshehur në tokë kemi të bëjmë me pasurinë të cilën nuk e dimë pronarin e saj. Në këtë përfshihet çdo pasuri nëntokësore si p.sh, hekuri, bakri, nafta etj. Këtu kemi të bëjmë me pasurinë të cilën e ka krijuar All-llahu xh.sh. në tokë me krijimin e saj.

Read more…

15 PriFanatizmi sipas definimi Islam

Shkruan: Jusuf ZIMERI

Fanatizmi në opinionin tonë në të shumtën e rasteve ishte dhe akoma po ngelë si një shprehje apo synonim zhvlerësues me të cilën cilësoheshin njerëzit fetarë – religjioz. Kjo përditshmëri jep të kuptosh se termi “fanatizëm” rrallë herë dhe nga shumë pak individë dhe struktura është përdorur  në vendin e tij. Shumë nga ne fanatizmin e kuptojnë se prapambeturi, antimodernizëm, antikulturë si diçka që është kundër emancipimit dhe lirisë. Andaj jo rrallë herë gjen njerëz, e në mesin e tyre edhe njerëz të shkencës dhe kulturës që kur ballafaqohen me ndonjë ide apo bindje fetare, akuzojnë me fanatizëm. Read more…

14 ShkFalja e namazit Kaza

Shkruan: Jusuf  ZIMERI

Sigurisht se të ndikuar nga dijetarët islam si dhe nga terminologjia e jurisprudencës islame, popullata e jonë islame apo më mirë me thënë namazshumica e saj, e kanë të njohur termin “Kaza”, edhe pse ndoshta nuk kanë kapacitet shkencor islam për ta definuar atë mbi parimet e përgjithshme shkencore islame. Me çështjen e kazasë, në gjuhën arabe “el kadau” popullata jonë islame ka nënkuptuar kryerjen e një veprimi jashtë kohës së përcaktuar, respektivisht faljen e namazit që i ka ngelur pa e falur në kohën e përcaktuar për të, ose agjërimin e ndonjë dite të Ramazanit që nuk e kanë agjëruar në kohën e përcaktuar. Read more…

07 JanAnulimi i kontratës(El Ikaletu)

Shkruan: jusuf ZIMERI

 Ashtu siç kemi theksuar edhe shumë herë më parë se pas formimit të kontratave të vlefshme që plotësojnë shtyllak dhe kushtet e kontratës, pasojnë detyrime nga palët kontraktuese. Mirëpo, ekziston edhe mundësia e anulimit të kësaj kontrate nëse ajo bëhet me kërkesën e njërës palë dhe me pajtimin e dy palëve. Pra prishja ose anulimi kontratës së parë bëhet përmes një marrëveshje tjetër, e cila poashtu konsiderohet kontratë e që në terminologjinë e jurisprudencës islame njihen me nocionin “El Ikaletu”. Read more…

04 JanMbyllja e celularit duke qenë në Namaz

Shkruan: Jusuf ZIMERI

Çështja e celularit është një çështje bashkëkohore te besimtarët islamë, që nënkupton se këtë çështje  nuk e kanë trajtuar fukahatë e mëhershëm. Mirëpo edhe pse kjo çështje ka qenë inekzistente më herët, juristët islamë, (fukahatë) kanë venduar rregulla dhe disiplina të përgjithshme ku brenda këtyre kornizave dhe disiplinave të përgjithshme mund të trajtohet edhe çështja e celularit. Read more…

27 DhjShitblerja e sendit që nuk ekziston

Shkruan: Jusuf ZIMERI

Dijetarët islamë janë unik në mendimet e tyre se kontrata e shitblerjes mbi sendin i cili nuk ekziston në momentin e lidhjes së kontratës, ose ekziston mundësia e mosekzistimin të sendit të tillë, është veprim i pa lejuar, kurse kontrata e tillë konsiderohet kontratë e kotë (nula kontratë). Si shembull për këtë dijetarët sjellin shitjen e të voglit në barkun e nënës, shitjen e pemëve dhe perimeve para se të ekzistojnë ato etj. Read more…

27 DhjKontratat e pavlefshme të shitblerjes sipas jurisprudencës Islame

Shkruan: Jusuf ZIMERI

Kontrata e shitblerjes varësisht nga plotësimi apo mosplotësimi i rukneve apo kushteve të kontratës sipas juristëve islam, ndahet në:

01, Kontratë e vlefshme. Kontratë e vlefshme konsiderohet ajo kontratë që i plotëson të gjitha kushtet dhe ruknet (shtyllat) e kontratës të parapara sipas normativës, dhe njëkohësisht nga ajo kontratë formohen detyrime dhe të drejta. Read more…

24 DhjPesë porosi nga Pejgamberi Alejhis-selam

Shkruan:Jusuf ZIMERI

Transmetohet nga Ebu Hurejra i cili ka thënë: i Dërguari i Allahut Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme ka thënë: ”Kush i merr nga unë këto pesë cilësi të veproj me to, ose ia mëson tjetrit që të veprojë me to” Ebu Hurejre tha: Unë, o i Dërguari i Allahut. Tha: Më mori për dore dhe i numëroi ato cilësi duke thënë:

  1. Ruaju nga haramet, që të jesh njeriu më adhurues,
  2. Pajtohu me atë që ta ka ndarë All-llahu xh.sh. (nga furnizimi), do të jesh njeriu më i pasur,
  3. Sillu mirë ndaj fqinjit tënd,  që të jesh besimtar (mu’min),
  4. Dëshiroja njerëzve atë që e donë për veten tënde, do të jesh musliman (muslimen),
  5. Mos e shto qeshjen tënde, sepse e qeshja e tepërt e vdes zemrën.

(Ahmedi, Termidhiu) Read more…