Archive for the 'Jurisprudencë' Category

03 MarFALJA E NAMAZIT ULUR, NË TOKË APO KARRIGE

Shkruan: Jusuf ZIMERI

Namazi është obligim (farz) dhe është një nga shtyllat esenciale të Islamit. Në kryerjen e këtij obligimi islam, përveç esencës rol të rëndësishëm ka edhe forma e kryerjes së tij. Disa nga format e kryerjes së këtij obligimi kanë rolin e kushtit, e disa prej tyre kanë rolin e ruknit (farzit), e që nënkupton se mos plotësimi, apo mos kryerja e njërit prej kushteve dhe rukneve të namazit shkakton pavlefshmërinë e namazit. Read more…

05 JanMedhhebi hanefij nuk mbijetoi në saje të mëshirës së askujt !

Fjala e hapjes së konferencës nga kryetari i konferencës, prof. Jusuf ef. Zimeri.

بسم الله الرحمن الرحيم                            

الحمد لله الذي قال في كتابه الكريم : “إنما تخشى الله من عباده العلماء” والصلاة و السلام على رسولنا محمد القائل “العلماء ورثة الانبياء و على آله و اصحابه اجمعين

I nderuari Kryetar i BFI, Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, i nderuari Kryetar i Komunitetit Mysliman Shqiptar, H. Skender ef. Bruçaj, i nderuari përfaqësues i Myftiut H. Naim ef. Tërnava, Kryetar i Bashkësisë Islame të Republikë së Kosovës, i nderuari Kryetar i Kuvendit të BFI-së, H. Haki ef. Agushi, të nderuar udhëheqës të organeve dhe institucioneve të BFI në RM, dekan i FSHI-së, Drejtor i SHMI, myftinjë të Myftinive të BFI-së, udhëheqës të sektorëve të Riasetit të BFI në RM, të nderuar profesorë të Fakultetit të Shkencave Islame dhe të Medresesë, të nderuar teologë, hoxhallarë, imamë, vaizë, të nderuar studentë dhe mysafirë të tjerë, të nderuar mediume dhe të gjithë ju që jeni prezent, më lejoni që në emër të Këshillit organizativ të Konferencës dhe në emrin tim personal t’ju përshëndes të gjithëve me përshëndetjen islame, Es-selamu alejkum ve rahmetullahi teala ve berekatuhu, dhe mirë se vini në hapjen solemne të Konferencës shkencore me temën “Medhhebi Hanefij, prioritetet dhe sfidat”. Read more…

05 JanRrethanat socio-juridike në të cilat është sjellë Kushtetuta e BFI –së së vitit 1936 dhe rëndësia e saj për BFI-në dhe Muslimanët

Prof. Jusuf Zimeri

Dihet fare mirë fakti se gjatë sundimit Osman në Ballkan, zhvillimi i jetës islame ishte nën juridiksionin e shejhul islamit në Stamboll, prandaj me përfundimin e sundimit osman në trevat e Ballkanit, popullata myslimane e cila ishte autoktone në këto vende ngeli nën mëshirën e pamëshirës.  Prandaj, menjëherë pas vitit 1912 filloi edhe pushtimi i tokave shqiptare dhe aneksimi i tyre tokave serbo malazeze. Read more…

05 JanE drejta e akuzimit të tjetrit me Kufr (pabesim)!

Shkruan: Jusuf ZIMERI

Ata që nuk mësojnë nga burimi, nuk mund të mësojnë as nga historia. Sa më i ulët të jetë niveli i edukatës dhe arsimimit aq më e lirë është gjuha e njeriut, dhe sa më e lartë të jetë injoranca aq më trima janë injorantët. Këtë fakt gjithnjë e më shumë po e dëshmon edhe praktika ku po jetojmë. Read more…

17 MajMuaji Sha’ban me plotë vlera dhe mirësi

Shkruan: Jusuf ZIMERIshaban

Hyrje

Muaji Sh’aban është muaji i tetë sipas kalendarit islamik, i cili radhitet, pas muajit të shenjtë Rexhep dhe i paraprinë muajit të bekur të Ramazanit.  Ky muaj, përveç se është një muaj i mbushur për plotë vlera specifike, në itinerarin e historisë islame, ky muaj për besimtarët islam, paraqet edhe një atmosferë të këndshme hareje e gëzimi për pritjen e muajit të shenjtë të Ramazanit. Prandaj, besimtari islam gatë këtij muaji, përmes formave të ndryshme, ngritë nivelin e adhurimeve, ngritë nivelin e gatishmërisë dhe përgatitjes shpirtërore dhe fizike për pritjen e muajit të bekuar të Ramazanit.Muaji Sh’aban është muaji i tetë sipas kalendarit islamik, i cili

Read more…

09 ShkSistemi politik islam

Ky artikull është pjesa 8 nga 9 pjesë, në serinë e artikujve nga tema: Rregulla Islame

muslimcountriesmapShkruan: Jusuf Zimeri

 Hyrje

Falënderimi i takon vetëm Allahut Fuqiplotë, salavatet dhe selamet mbi shpirtin Muhamed Mustafas s.a.v.s., familjes së tij, shokëve të tij dhe mbarë besimtarëve islam që me kujdes, respekt, dashuri, sinqeritet dhe pedanteri i përcjellin normat e Kur’anit dhe të Sunnetit të pastër të Muhamedit a.s.

Allahu Fuqiplotë thotë: “Sundimi – vendimi nuk i takon kujt përveç Allahut, e Ai urdhëroi të mos adhuroni tjetër vetëm Atë,Kjo është feja e drejtë, por shumica e njerëzve nuk e dinë”. Read more…

18 QerDisa fjalë rrth sures ed-duha.

Shkruan: Jusuf ZIMERI

 kontrata

بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ

وَالضُّحَى (١) وَاللَّيْلِ إِذَا سَجَى (٢) مَا وَدَّعَكَ رَبُّكَ وَمَا قَلَى (٣ (وَلَلْآَخِرَةُ خَيْرٌ لَكَ مِنَ الْأُولَى (٤) وَلَسَوْفَ يُعْطِيكَ رَبُّكَ فَتَرْضَى (٥) أَلَمْ يَجِدْكَ يَتِيمًا فَآَوَى (٦) وَوَجَدَكَ ضَالًّا فَهَدَى (٧) وَوَجَدَكَ عَائِلًا فَأَغْنَى (٨) فَأَمَّا الْيَتِيمَ فَلَا تَقْهَرْ (٩) وَأَمَّا السَّائِلَ فَلَا تَنْهَرْ (١٠( وَأَمَّا بِنِعْمَةِ رَبِّكَ فَحَدِّثْ (١١(

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

Pasha paraditën! Pasha natën kur shtrinë errësirën! Zoti yt nuk të ka lënë, as nuk të ka përbuzur. Dhe se bota e ardhshme është shumë më e mirë për ty se e para. E Zoti yt do të të jepë ty, e ti do të kënaqesh. A nuk të gjeti ty jetim, e Ai të bëri vend (të dha përkrahje). Dhe të gjeti të paudhëzuar e Ai të udhëzoi. Dhe të gjeti të varfër, e Ai të begatoi. Pra, mos e përul jetimin! As lypësin mos e përzë! E me të mirat që t’i dha Zoti yt, trego (udhëzo njerëz)! Read more…

22 JanFormimi dhe respektimi i shkollave juridike islame, hap gjigant për unitetin e myslimanëve.

Mr. Taxhedin Bislimi

 Bismil-lahirr-rra10150766_950959914933244_7338700852905996105_nhmanirr-rrahim

Të nderuar të pranishëm, Fillimisht më vjen mirë që ky takim i joni sot, ka një karakter fetar dhe shkencor islam, andaj më lejoni që me këtë rast të përuroj jo vetëm botimin e këtyre titujve por edhe organizatorët e këtij manifestimi, dhe njëkohësisht ju përshëndes edhe juve të nderuar të pranishëm, me shpresë që këto takime shkencore e fetare të jenë më të shpeshta në trevat tona.

Të nderuar të pranishëm, në kohën e Pejgamberit Sal-lAllahu alejhi ve sel-leme  derti dhe përgjegjësia e islamit ishte e shpërndarë edhe në mesin e sahabëve, por padyshim se pesha kryesore e kësaj barre, rëndonte mbi të Dërguarin e Allahut Sal-lAllahu alejhi ve sel-leme, si burim dhe ligjvënës i normativës islame. Kjo përgjegjësi, pas vdekjes së tij, u bartë mbi supet e sahabëve si gjenerata e parë, e pas tyre gjenerat pas gjenerate mbi dijetarët eminentë të sheriatit dhe shkencave islame. Read more…

16 ShtDispozita Islame për përdorimin e monedhave

Shkruan: Jusuf ZIMERI

S’ka dilemë se monedha- paraja është një element i rëndësishëm për vlerësimin e ekonomisë. Pra monedhat janë standarde të rëndësishme për përcaktimin e vlerës së kapitalit, për dallim nga para e arit dhe argjendit që në esencë janë vlerë dhe kapital. Duke u nisur nga ky parim, juristët islam debatuan rreth dispozitës së përdorimit të monedhave që nuk janë nga ari dhe kartëmonedhave, pavarësisht si quhen ato. Read more…

04 ShtFazat e zhvillimit të fikhut hanefij.

Shkruan: Jusuf ZIMERI

img078

Shumë kushë pa pasur asnjë lloj informacioni mbi themelimin dhe zhvillimin e medhhebit hanefij, hedh gurë dhe vnerë mbi këtë medhheb duke lansuar lloj lloj akuzash. Të anatemosh një shkollë juridike, një medhheb apo një akademi, de

Për hirë të vërtetës po shkruajmë disa rreshta rreth themelimit dhe zhvillimit të medhhebit hanefij, sa për të mposhtur akuzuesit se këtu nuk bëhet fjalë për rastësi, por bëhet fjalë për doktrinë shkencore islame.tyrimisht duhet pasur informacione dhe argumente të fuqishme, sepse në të kundërtën detyrimisht duhet shpallur i çmendur apo misionar tendencioz. Read more…