Archive for the 'Ramazani – Agjërimi' Category

10 KorLidhshmëria e Agjërimit me Imanin

Shkruan: Jusuf ZIMERI

Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim. Falënderimi i takon vetëm Allahkontrataut Fuqiplotë, kurse salevatet dhe selamet mbi zotriun tonë Muhamed Mustafanë s.a.v.s., mbi familjen e tij, sahabët dhe gjithë besimtarët islamë kudo që të jenë. All-llahu xh.sh. në Kur’anin famëlartë thotë: “O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikur që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.”1

Read more…

09 GusI’tikafi, normë Islame

Ky artikull është pjesa 3 nga 3 pjesë, në serinë e artikujve nga tema: Agjërimi

Shruan: Jusuf ZIMERI

  Shprehja “I’tikaf” në kuptimin gjuhësor do të thotë: qëndrim, ndejtje, mbyllje, izolim dhe vazhdimsi në një send pa marrë parasysh se është vepër e mirë apo keqe. Kurse shprehja “I’tikaf” në terminologjinë e jurispudencës islame nënkupton: ”Qëndrimi (ndejtja) në xhaminë në të cilën falet namazi me xhematë duke qenë agjërueshëm, me qëllim Itikafi“. Nga ky definim e shprehjes itikaf nënkuptojmë se itikafi është ibadet, i cili realizohet me izolimin nëpër xhami ku ka të emëruar imam dhe muezin, përkatësisht ku falen pesë kohët e namazit me xhemat. Read more…

04 GusPendimi, rikthim te Allahu i Madhërishëm

Ky artikull është pjesa 2 nga 3 pjesë, në serinë e artikujve nga tema: Agjërimi

 Nga: Jusuf ZIMERI

Sofra e Ramazanit

Eudhubil-lahimesh-shejtanirr-rraxhim, Bismil-lahiurrahmanirr-rrahim.

 Falënderimi dhe Lavdërimi i takon Allahut Fuqiplotë, i cili na mundësoi që të përjetojmë edhe këtë ditë të shenjtë në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit, kurse salevatet dhe selamet mbi shpirtin e Muhamed Mustafas s.a., edukatorit dhe mësuesit të njerëzisë, mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij dhe mbarë besimtarët islam të cilët me kujdes, respekt dhe dashuri implementojnë normat e islamit në jetën e tyre të përditshme. 

Allahu xh.sh. thotë:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا تُوبُوا إِلَى اللَّهِ تَوْبَةً نَّصُوحًا عَسَى رَبُّكُمْ أَن يُكَفِّرَ عَنكُمْ سَيِّئَاتِكُمْ وَيُدْخِلَكُمْ جَنَّاتٍ تَجْرِي مِن تَحْتِهَا الأَنْهَارُ يَوْمَ لا يُخْزِي اللَّهُ النَّبِيَّ وَالَّذِينَ آمَنُوا مَعَهُ نُورُهُمْ يَسْعَى بَيْنَ أَيْدِيهِمْ وَبِأَيْمَانِهِمْ يَقُولُونَ رَبَّنَا أَتْمِمْ لَنَا نُورَنَا وَاغْفِرْ لَنَا إِنَّكَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ

“O ju që keni besuar, pendohuni tek All-llahu me një pendim të sinqertë në mënyrë që Zoti juaj t’i largojë prej jush të këqijat, t’ju shpie në xhennete nën të cilët rrjedhin lumenj ditën kur All-llahu nuk e turpëron Pejgamberin, e së bashku me të as ata që kanë besuar. Drita e tyre ndriçon para tyre dhe në të djathtë të tyre, e ata thonë: “Zoti ynë, vazhdona dritën tonë, falna neve. Vërtet, Ti je i plotfuqishëm për çdo send”. Read more…

28 KorSofra e Ramazanit

Nga: Jusuf ZIMERI

 Elhamdulil-lahi rab-bilalemine ves-salatu ves-selamu ala resulil-lah ve ba’d.

Flënderimi dhe lavdrimi i takojnë Allahut xh.sh., salevatet dhe selam Muhamed Mustafas s.a.s.v. familjes së tij, shokëve të tij dhe mbi të gjithë besimtarët islamë të cilët me kujdesa dhe rrrespekt e dashuri përcjellin normat e Kur’anit dhe të sunetit të pastër të Muhamedit a.s.

Të nderuar besimtarë Islamë, sot inshalla do të falim namazin e xhumasë së dytë në këtë muaj të bekuar të Ramazanit, andaj i lutemi Allahut xh.sh. që të gjitha ibadetet dhe veprimet e tona të hajrit Allahu xh.sh. të na i pranojë.

Të nderuar xhematë, jemi të vetëdijshëm se sado që të flitet për muajin e Ramazanit dhe për agjërimin, asnjëherë nuk ia kemi arritur qëllimit që të vendojmë pikë në shpjegimin e mirësive të këtij muaji, sepse shpjegimet islame nuk pranojnë pikë, por vetëm presje. Ligjëratën e kësaj xhumaje e kam titulluar “Sofra e Ramazanit”, por me këtë titull nuk kam për qëllim sofrat tona që ne i shtrojmë nëpër familjet tona në kohën e iftarit dhe të syfyrit, por kam për qëllim Sofrën e Ramazanit, respektivisht begatitë dhe të mirat që Allahu xh.sh. i ka shtruar në sofrën e Ramazanit që besimtarët islamë t’i shfrytëzojnë për të mirën e tyre. Read more…

19 KorUrime muaji i Ramazanit

Jusuf ZIMERI

Të dashur vëllezër e motra, besimtarë e besimtare, Paqa, mëshira dhe Dashuria e Allahut qoftë mbi ju kudo që të gjendeni.

Të nderuar besimtarë e besimtare, miku i jonë i quajtur Ramazan sonte po troket në dyert tona për të na dhuruar dashurinë, mëshirën, harmoninë, lumturinë, kënaqësinë, faljen dhe shpresat e jetës, andaj hapni gjokset tuaja që këtë Mik të shtrenjtë ta presim me sinqeritet, dashuri dhe çiltëri. Read more…

14 KorNë pritje të muajit të shenjtë të Ramazanit 2012

Jusuf ZIMERI

Kjo ligjëratë është mabjtur më 13 Korrik 2012 në xhaminë e fsh. Llojan nga Hoxha Jusuf Zimeri.

Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm Allahut xh.sh., salevatet dhe selamet mbi shpirtin e Muhamed Mustafas s.a.v.s., mbi familjen e tij, shokët e tij dhe mbi të gjithë besimtarët islamë të cilët me kujdes dhe respekt i përcjellin normat e Kur’ani Kerimit dhe të sunnetit të pastër të Muhamed Mustafas s.a.v.s. Read more…