Archive for the 'Përkthime' Category

07 MajEmrat e bukur të All-llahut xh.sh.

earth-and-sun_1024x768_27507Emri Err-rrhmanu Err-rrahim (I gjithëmëshirshëm dhe Mëshirbërës) është emër gjithëpërfshirës me kuptim të thellë që në vete ngërthen edhe emrat tjerë të shumtë të All-llahut xh.sh. që janë përmendur në Kur’anin Famëlartë  nëpër shumë vende, por vetëm si shembull, Ai është Mbrojtës dhe Falës me mëshirën e Tij absolute të pa kufizuar për njeriun. Ai është i cili dhuron dhe plotëson të mirat dhe begatitë gjatë tërë jetës së njeriut. Përmes begative të Tij, të shumë numërta dhe të shumëllojshme, All-llahu xh.sh. prezanton  dobitë shpirtërore dhe fizike, i falë mëkatet dhe i pranon pendimet, i mbron nga gabimet dhe i mbulon ato dhe e udhëzon njeriun në rrugën e vërtetë. Read more…

07 MajDërgimi i paralajmërimit nga i Gjithëmëshirshmi është i qartë.

teyemmum

Për shkak të mëshirës dhe dhembshurisë së pa fund, Allahu xh.sh. dërgoi të dërguarit e Tij në mënyrë që të paralajmërojnë njerëzinë, dhe t’ua sqarojnë kuptimin dhe qëllimin final të kësaj jete dhe njëkohësisht t’i informojnë për ekzistimin e jetës së botës tjetër (Ahiretit). Pejgamberet gjatë tërë jetës së tyre munduan që njerëzit t’i udhëzojnë në rrugën e vërtetë dhe me lejen e Allahut xh.sh. t’i shpëtojnë nga injoranca. Si shembull i kësaj le të jetë thirrja e Nuhit a.s. i cili realisht me tërë potencialin e tij u mundua që njerëzve tu vërtetojë ekzistimin e Allahut të lartëmadhërishëm dhe fuqisë së Tij të përhershme, në mënyrë që të ndryshojë bindjet, besimet dhe të menduarit e tyre të gabuar. Kryeneçësia e tyre për të mos besuar në thirrjen e Nuhit a.s. tek ai nuk  mundi të ndikoi tek ai, që ai të   largohet nga rruga e tij, por për kundrazi ai bëri përpjekje maksimale që të zbatojë dhe plotësojë porositë e  Allahut  Read more…

14 ShtDispozita e vizitës së varrit të Pejgamberit Alejhis-selam

Prof. Dr. Nurudin Itri

Ekziston konsensus (ixhma) për faktin se dispozita e vizitës së varrit të Pejgamberit a.s. është Sunnet. Për këtë dëshmon Dijetari eminent el Kadi Ijad në veprën e tij “Eshifa” (2/148-149) thotë: Vizita e varrit të Pejgamberit s.a.v.s. është sunet  nga sunetet e muslimanëve, e për këtë ka konsensus të ummetit.n konsensusi i muslimanëve në çdo vend dhe kohë, e për këtë kanë sqaruar dijetarët eminent të Ummetit siç është Kadi Ijadi, Imam Neveviju, Kemaludin ibni el Humami, Sundiju dhe shumë të tjerë.

Read more…

14 ShtLIBRI I PASTËRTISË- kapitulli i abdesit (1)

Autor: Ahmed Uthmani Et-Tehanevij,

Kapitulli rreth cilësisë së abdesit dhe vlerës së tij.

Allahu xh.sh. thotë: “O ju që keni besuar, kur të ngriteni për nabdesë namaz  pastroni fytyrat tuaja dhe duart tuaja deri mbi bërryle, jepni mes’h kokave tuaja dhe lani këmbët deri mbi nyjen e këmbës”.

1.      Na ka treguar Abdulaziz ibn Abdullah el Uvejsi i cili ka thënë: më ka treguar Ibrahim ibn S’adi nga ibni Shihabi se vërtet Ata ibn Jezidi e kishte informuar atë se Himrani, i liruari i Othmanit e ka informuar se, ai e kishte parë Othman b. Afanin i cili kishte kërkuar një enë me ujë për abdes, i lau duart e tij tri herë radhazi, pastaj e futi dorën e tij të djathtë në enë, mori ujë dhe me të e pastrojë gojën dhe hundën, pastaj e pastrojë fytyrën e tij tij tri herë dhe krahër deri mbi bërryla tri herë, pastaj, i dha mes’h kokës së tij, pastaj, i pastroi këmbët tri herë deri mbi nyjen e këmbës, e pastaj tha:i Dërguari i Allahut Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme  ka thënë: “kush merr abdes të ngjashëm me abdesin tim, pastaj i falë dy rekate duke mos i prishur ato me veten e tij, ai falet për mëkatet e bëra“. Regjistron Buhariu[1] (p.1 f.27) Read more…

07 MajSuneti i thënies “Amin” pas leximit të sures el Fatiha në namaz (me apo pa zë)

Transmetohet nga ebu Hurejreja All-llahu qoftë i kënaqur me te, se vërtetë i Dërguari i Allahut Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme ka thënë: Kur të thotë Imami “gajrilmagdubi alejhim velad-dalin”  thuani: Amin, sepse vërtetë ai që harmonizon aminin e tij me aminin e melekëve, atij i falen mëkatet  e bëra deri në këtë moment”. Regjistroi Buhariu 1/108) Read more…

07 JanKëshilla me rastin e manifestimit të lindjes së Pejgamberit a.s.

Prof. Dr. Muhamed Ratib En-Nabulsi

Falënderimi i takon Zotit të të gjitha botëve salevatet dhe selamet mbi zotëriu tonë Muhamedin  premtues besnik. O zoti ynë, ne nuk kemi dije tjetër përveç asaj që na ke mësuar, Ti je më i Dijshmi dhe më i Urti: O Zoti jonë, na e mëson atë që na bënë dobi dhe na e bënë të dobishme atë që na e mëson. Na e trego të vërtetën për të vërtetë nga na furnizo ta ndjekim atë dhe na e mëso të keqen për të keqe dhe na furnizo që ti largohemi asaj. Na bënë prej atyre që dëgjojnë fjalët dhe ndjekin më të mirën dhe me mëshirën Tënde na bashko me robërit tu të mirë. Read more…

29 DhjSunetet e namazit

Shejh Muhamed Alaudin ibni Muhamed Emin Abidin Ed-dimeshkij el Hanefij

Sunetet e namazit [1]. janë:

– Ngritja e duarve gjatë ose para marrjes së tekbirit fillestar deri te lobulli i veshit për meshkujt, kurse për femrat si për të lira ashtu edhe për robëreshat duart të ngritën në paralele me supet.

– Zgjerimi i gishtërinjve (mos ngjitja mes veti[2]) gjatë marrjes së tekbirit dhe kthyerja e shuplakave të dorës në drejtim të kiblës dhe mos ulja e kokës kur të merret tekbiri[3]. Read more…

27 DhjNamazet nafile

Shejh Muhamed Alauddin ibn Muhamed Emin Abdin Ed-Dimeshkij el hanefij

– Sunetet e forta (muek-kede) janë katër rekate para farzit të drekës, katër rekate para farzit të xhumasë dhe katër rekate pas farzit të xhumasë që fallen me një selam, e nëse falen me dy selame nuk është zhvendosur nga suneti. Gjithashtu sunete të forta (muek-kede) janë edhe dy rekate para farzit të sabahut, dy rekate pas farzit të drekës, dy rekate pas farzit të akshamit dhe dy rekate pas farzit të jacisë. Read more…

27 DhjMes’hi mbi Meste

Imam Alaud-din b. Muhamed Emin  Abidin Ed-dimeshkij

Mes’hi mbi meste është veprim i lejuar dhe i vlefshëm nëse jepet mbi mestet e pastra, ose mbi njërën meste nëse personi është me një meste në rastet kur kryen nevojën biofizike si për burra ashtu edhe për gra, pastaj si në udhëtim ashtu edhe në shtëpi, edhe nëse janë të thurura prej materialit të trashë si p sh, lëkura, pambuku apo leshi, zhguni leshi i industrializuar, ose kerbasit[2], nëse plotësohen kusht që pasojnë. Read more…

29 NënKlasifikimi i mes’eleve (çështjeve) në literaturën e medhhebit hanefij

Muhamed Tekij el Uthmani

Juristët islamë (Fukahat) nga shkolla juridike hanefite ashtu iç kanëFikh bërë klasifikimin e dijetarëve- fukahave, kanë bërë edhe klasifikimin e  literaturës ku janë përfshirë çështjet (meselet) e fikhut. Qëllimi i këtij klasifikimi është që ti mundësohet dhe lehtësohet Muftiut që në momentin kur ka kundërthënie mes transmetimeve, të ketë mundësi që të zgjedhë atë që është më e thukët dhe më precize. Këtë e ka sqaruar dijetari eminent Ibni Abdini në veprën e tij “sherh ukud resmil muftij”[1] si dhe në hyrjen e veprës “Ed-durrul muhar”, ku ka sqaruar se sipas dijetarëve nga medhhebi hanefij çështjet e fikhut janë përfshirë në tre kategori, respektivisht tre lloje të literaturës, që janë: Read more…