Archive for the 'MEVLUDI' Category

18 JanArgumentet për lejimin e Mevludit

Shkruan: Jusuf ZIMERI

Argumentet për lejimin e Mevludit

(Ky tekst është shkëputur nga vepra “MEVLUDI, sunet i mirë apo bidat, botuar më 2012 në Shkup)

Dijetarët islamë të cilët u morën me studimin e çështjes së Mevludit në historinë e islamit janë të shumët, e në mesin e tyre ka edhe shumë vepra që janë shkruar në këtë lëmi. S’do mend se studimet e tyre për përcaktimin e dispozitës së manifestimit të lindjes Pejgamberit Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme, mevludit, u mbështetën në argumentet autentike burimore islame, andaj përfundimet e tyre ishin se manifestimi i lindjes së Pejgamberit Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme nuk është çështje që e dëmton parimin islam, por përkun-drazi është çështje që ndihmon zhvillimin e jetës islame dhe afron njerëzit drejt dashurisë së Pejgamberit Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme e veçanërisht gjeneratën e re. Read more…

30 MajMevludi, Sunnet i mirë apo bidat (4)

Shkruan: Jusuf ZIMERI

Dyshime, që duhet flakur

Për të mos lënë asnjë hapësirë më të vogël të këtyre dyshimeve që po mundohen ti fusin në ceremoninë e mevludit, në vazhdim do të debatojmë, ndriçojmë faktet dhe të demantojmë tërësisht se bindja e tyre është e pa bazë. Read more…

30 MajMevludi, Sunnet i mirë apo bidat (3)

Shkruan: Jusuf ZIMERI

Tentativa për ndalimin e Mevludit

Krahas këtyre shumë argumenteve që i theksuam rreth dispozitës së Mevludit, ekzistojnë edhe disa zëra që vazhdimisht tentojnë të mënjanojnë këtë manifestim të muslimanëve për të dërguarin e tyre, respektivisht nën moton e bidatin, bëjnë përpjekje që ta ndalojnë këtë ceremoni. Dijetari i parë i cili i cili tha se manifestimi i Mevludit është Bidat është Imam Muhamed ibn Abduselam (El Izzu Abduslam) i cili ka vdekur vitin 660 h. dhe Imam Shatibiu i cili ka vdekur vitin 790h. Read more…

29 MajMevludi, Sunnet i mirë apo bidat (2)

I.2. Argumentet për lejimin e Mevludit

Dijetarët islamë të cilët u morën me studimin e çështjes së Mevludit në historinë e islamit janë të shumët, e në mesin e tyre ka edhe shumë vepra që janë shkruar në këtë lëmi. S’do mend se studimet e tyre për përcaktimin e dispozitës së manifestimit të lindjes Pejgamberit Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme, – mevludit, u mbështetën në argumentet autentike burimore islame, andaj përfundimet e tyre ishin se manifestimi i lindjes së Pejgamberit Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme nuk ëshstsë çështje që e dëmton parimin islam, por përkundrazi është çështje që ndihmon zhvillimin e jetës islame dhe afron njerëzit drejt dashurisë së Pejgamberit Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme e veçanërisht gjeneratën e re. Read more…

29 MajMevludi, Sunnet i mirë apo bidat

Shkruan: Jusuf ZIMERI

Parathënie

Është parim i njohur dhe tanimë i trasuar me shekuj, se dijetarët islamë sa herë që dëshirojnë të trajtojnë ndonjë çështje islame, menjëherë pikë referimi e kanë Kur’anin Fisnik dhe sunnetin e Pejgamberit Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme më pas konsensusin e dijetarëve e nëse edhe këtu nuk gjejnë zgjidhe për çështjen konkrete, atëherë përmes përpjekjes maksimale bëjnë përpjekje që për sendin që kërkon zgjidhje, të bëjnë analogji me ndonjë send tjetër që kanë motiv të përbashkët. Nga kjo nënkuptohet se, sipas konsensusit (ixhmait) të Ehli Sunetit, burimet e njëzëshme prej ku dijetarët islamë përfitojnë dispozitat juridike islame, dhe ku patjetër duhet t’i referohen këtyre burime për njohjen e dispozitës, janë këto katër burime, që janë Kur’ani, Sunneti, Ixhami dhe Kijasi[1]. Kjo nuk nënkupton se sheriati islam nuk ka edhe burime tjera, siç janë maslahatul mursele, urfun-nas, sheru ma kablena, etj, porse përdorimi i këtyre burime për përfitime të dispozitës islame është çështje diskutuese mes dijetarëve islam, andaj quhen edhe burime të dorës së dytë. Read more…