Archive for the 'Tefsir' Category

25 MajKatër muajt e shenjtë

cropped-islamic-wallpaper-10011.jpgJusuf ZIMERI

 Bismils-lahirr-rrahmanirr-rrahim.

Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm Allahut xh.sh., Krijuesit absolut, i cili krijoi çdo gjë dhe sistemoi çdo gjë që të jetë në shërbim të qenies njeri, Krijoi njeriun që ta njohë dhe adhurojë vetëm Allahun xh.sh. qëjetë i lirë nga çdo lloj robërie tjetër, Salevatet dhe selamet mbi shpirtin e Muhamed Mustafas s.a.v.s. vula e pejgamberisë, i dekoruar nga Allahu xh.sh. me shpallje që njerëzit ti udhëzojë në rrugën e drejtë, në rrugën që Krijuesi i tij të jetë i kënaqur me të. Gjithashtu salevatet dhe selamet edhe mbi familjen e Muhamedit a.s., mbi shokët e tij (sahabët), tabiinët dhe mbarë besimtarët islam të cilët me sinqeritet e dashuri ndjekën dhe ndjekin rrugën e Kur’anit dhe të sunetit të pastër të Muhamed Mustafas s.a.v.s. deri ditën e gjykimit. Më pas, Read more…

12 DhjThyerja e besës së dhënë All-llahut xh.sh.

Mr. Taxhedin BISLIMI

Nga cilësitë shumë evidente dhe të dukshme të hipokritëve është shkelja e fjalës apo besës së dhënë për ndonjë send. Tradhtia gjithnjë flenë në shpirtin dhe zemrën e tyre, e këtë e vërteton edhe hadithi i Pejgamberit s.a.v.s. i transmetuar nga Ebu Hurejreja r.a., e ky nga Pejgamberi s.a.v.s. i cili ka thënë: “Shenjat e munafikut –hipokritit janë tri,  kur flet gënjen,  kur premton nuk e mbanë premtimin dhe kur i besohet diçka, tradhton”[1] Read more…

31 TetShpjegimi i sures Jasin (14)

Ky artikull është pjesa 14 nga 14 pjesë, në serinë e artikujve nga tema: Jasin

Nga: Jusuf ZIMERI

Shpjegimi i ajeteve 24 – 25

All-llahu xh.sh. thotë:

إِنِّي إِذًا لَّفِي ضَلالٍ مُّبِينٍ إِنِّي آمَنتُ بِرَبِّكُمْ فَاسْمَعُونِ

“Unë do të jem atëherë në një humbje të hapët. Unë i kam besuar Zotit tuaj, pra më dëgjoni!

Po pra, sikur unë të mos besoja në besimin e këtyre pejgamberëve, në besimin në All-llahun një por të ndjekja rrugën tuaj të mosbesimin, atëherë unë do të isha në humbje të sigurt. Sepse fillimisht do të kisha humbur kënaqësinë e besimit në All-llahun xh.sh., do të kisha humbur përjetimin e besimit të vërtetë, do të kisha humbur edhe ndërmjetë-simin, do të kisha humbur ndihmën e All-llahut xh.sh. dhe mëshirën Tij, do të kisha humbur rrugën e drejtë, pra do të kisha humbur çdo gjë dhe nuk do të kisha qenë i shpëtuar. Read more…

01 ShtShpjegimi i Sures Jasin 13

Ky artikull është pjesa 13 nga 14 pjesë, në serinë e artikujve nga tema: Jasin

Shkruan: Jusuf ZIMERI

 Shpjegimi i ajeteve  20-21

All-llahu xh.sh.  thotë:

وَجَاءَ مِنْ أَقْصَى الْمَدِينَةِ رَجُلٌ يَسْعَى قَالَ يَا قَوْمِ اتَّبِعُوا الْمُرْسَلِينَ اتَّبِعُوا مَن لاَّ يَسْأَلُكُمْ أَجْرًا وَهُم مُّهْتَدُونَ  

“Dhe prej skajit më të largët të qytetit erdhi një njeri që ngutej e tha: “O populli im, dëgjoni të dërguarit! Dëgjoni atë që nuk kërkon prej jush ndonjë shpërblim dhe janë udhërrëfyes! Read more…

01 ShtShjegimi i Sures Jasin 12

Ky artikull është pjesa 12 nga 14 pjesë, në serinë e artikujve nga tema: Jasin

Shkruan: Jusuf ZIMERI

Shpjegimi i ajetit 17

All-llahu xh.sh.  thotë:

وَمَا عَلَيْنَا إِلاَّ الْبَلاغُ الْمُبِينُ

“Dhe ne nuk jemi të obliguar për tjetër, përveç t’ju kumtojmë ashtu qartë”.

Pra meqë ju po na akuzoni se ne nuk jemi të Dërguar, por vetëm gënjeshtarë, ne sërish jemi të qetë ngase këtë e din Zoti jonë që ne jemi të Dërguar, por ne pavarësisht nga qëndrimi i juaj ne jemi të detyruar që të kumtojmë dhe predikojmë argumentet e All-llahut qartë e mirë, pavarësisht mendimit tuaj, Ne nuk kemi kompetenca që njerëzve t’ua imponojmë argumentet e as nuk është në kompetencat tona udhëzimi (hidajeti), por ajo që është e jona është vetëm komunikimi. Këtë e vërtetojnë edhe shumë ajete në Kur’anin Fisnik, e në mesin e tyre edhe ajeti ku All-llahu xh.sh. thotë: Read more…

26 GusShpjegimi i sures Jasin 11

Ky artikull është pjesa 11 nga 14 pjesë, në serinë e artikujve nga tema: Jasin

Nga: Jusuf ZIMERI

 Shpjegimi i ajetit 15

All-llahu xh.sh. thotë:

قَالُوا مَا أَنتُمْ إِلاَّ بَشَرٌ مِّثْلُنَا وَمَا أَنزَلَ الرَّحْمَن مِن شَيْءٍ إِنْ أَنتُمْ إِلاَّ تَكْذِبُونَ

“Ata (fshatarët) thanë: “Ju nuk jeni tjetër, vetëm se njerëz sikurse ne dhe se All-llahu nuk u ka shpallur asgjë; ju nuk jeni tjetër vetëm se rrenacakë.”

Edhe pas deklarimit të përbashkët të Pejgamberëve se ata vërtetë janë të dërguarit e All-llahut xh.sh. ata vazhduan me kokëfortësinë dhe inatin e tyre, duke iu përgjigjur argumenteve me shprehje mendjemadhësie dhe duke i përgënjeshtruar ata vetëm si njerëz të thjeshtë bile edhe gënjeshtarë. Read more…

24 GusShpjegimi i Sures Jasin (10)

Ky artikull është pjesa 9 nga 14 pjesë, në serinë e artikujve nga tema: Jasin

 Nga: Jusuf ZIMERI

Eudhubil-lahi minesh-shejtanirr-rraxhim Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim. Falënderimi dhe lavdërimi i takon Allahut xh.sh.,  Krijuesit të botëve, kurse salevatet dhe selamet mbi  shpirtin e Muhamed Mustafas s.a.v.s., mbi familjen e tij, shokët e tij dhe mbi të gjithë besimtarët islam që me kujdes dhe respekt i përcjellin normat e Kur’ani Kerimit  dhe të sunetit të pastër të MUHAMED Mustfas s.a.v.s

Shpjegimi i ajetit 13. Read more…

24 GusShpjegimi i Sures Jasin (9)

Ky artikull është pjesa 8 nga 14 pjesë, në serinë e artikujve nga tema: Jasin

Nga: Jusuf ZIMERI

Eudhubil-lahi minesh-shejtanirr-rraxhim Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim. Falënderimi dhe lavdërimi i takon Allahut xh.sh.,  Krijuesit të botëve, kurse salevatet dhe selamet mbi  shpirtin e Muhamed Mustafas s.a.v.s., mbi familjen e tij, shokët e tij dhe mbi të gjithë besimtarët islam që me kujdes dhe respekt i përcjellin normat e Kur’ani Kerimit  dhe të sunetit të pastër të MUHAMED Mustfas s.a.v.s

Regjistri i punëve tona Read more…

23 GusShpjegimi i Sures Jasin (8)

Ky artikull është pjesa 7 nga 14 pjesë, në serinë e artikujve nga tema: Jasin

Nga: Jusuf ZIMERI

Eudhubil-lahi minesh-shejtanirr-rraxhim Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim. Falënderimi dhe lavdërimi i takon Allahut xh.sh.,  Krijuesit të botëve, kurse salevatet dhe selamet mbi  shpirtin e Muhamed Mustafas s.a.v.s., mbi familjen e tij, shokët e tij dhe mbi të gjithë besimtarët islam që me kujdes dhe respekt i përcjellin normat e Kur’ani Kerimit  dhe të sunetit të pastër të MUHAMED Mustfas s.a.v.s

All0llahu xh.sh. thotë:

 وَسَوَاء عَلَيْهِمْ أَأَنذَرْتَهُمْ أَمْ لَمْ تُنذِرْهُمْ لاَ يُؤْمِنُونَ

Dhe për ata është e njëjtë, a ua tërhoqe vërejtjen a nuk ua tërhoqe, ata nuk besojnë. Read more…

03 GusShpjegimi i Sures Jasin (7)

Ky artikull është pjesa 6 nga 14 pjesë, në serinë e artikujve nga tema: Jasin

 Nga: Jusuf ZIMERI

Eudhubil-lahi minesh-shejtanirr-rraxhim Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim. Falënderimi dhe lavdërimi i takon Allahut xh.sh.,  Krijuesit të botëve, kurse salevatet dhe selamet mbi  shpirtin e Muhamed Mustafas s.a.v.s., mbi familjen e tij, shokët e tij dhe mbi të gjithë besimtarët islam që me kujdes dhe respekt i përcjellin normat e Kur’ani Kerimit  dhe të sunetit të pastër të MUHAMED Mustfas s.a.v.s

All-llahu i Madhërishëm thotë:

إِنَّا جَعَلْنَا فِي أَعْنَاقِهِمْ أَغْلالاً فَهِيَ إِلَى الأَذْقَانِ فَهُم مُّقْمَحُونَ “Ne u kemi varë në qafat e tyre pranga e ato u arrijnë deri në nofulla, andaj ata mbesin me koka lart” Read more…