Archive for the 'Promovim librave' Category

25 NënMendimi i recensentit Sumeja Shabani – juriste

(Ky tekst është mendimi i recensentes  Sumeja Shabani gjatë promovimit të librit  “Hyrje në të drejtën penale Islame” nga autor Jusuf Zimeri, mbajtur në kumanovë më 23. 11. 2012.

Eselamu Alejkum,

Në radhë të parë do  t’ju uroj mirëseardhjen të gjithë të pranishmëve dhe të ju falenderoj që shkëputët pak kohë për t’ia kushtuar autorëve dhe fjalës së shkruar. Më lejoni që autorët profesor Jusuf Zimerin dhe Mr.Taxhedin Bislimin t’i përgëzoj për punën e tyre për këto vepra kapitale. Read more…

25 NënFalënderim publik

Shkruan: Jusuf ZIMERI

Të nderuar miq dhe dashamirë ndiej për obligim moral e fetar që publikisht të falënderoj dhe të shprehi mirënjohje për të gjithë ata që ndihmuan në nxjerrjen në dritë të këtyre veprave. Fillimisht falënderoj familjen time që më përgatitën atmosferë për punë në familje, falënderoj shokët të cilët gjithnjë më përkrahët në këtë drejtim, falënderoj recensentët: Mr. Taxhedin Bislimi dhe Sumeja Shabani, Hfz. Irfan Abazin,  redaktorët si dhe lektorët, Mr. Elez Ismaili dhe Selajdin Shabani që pa kursyer ndihmuan në përgatitjen e këtyre dy titujve. Read more…

24 NënFjala e recensentit Jusuf Zimeri

(Ky ka qenë fjalimi i recensentit Jusuf Zimeri me rastin e promovimit të librit “Medreseja Medah e Ataullah ef. dhe nxënësit e saj” të autorit Mr. Taxhedin Bislimi, mbajtur më 23. 11. 2012 në Kumanovë)

Të nderuar të pranishëm, ndihem privilegjuar që më është dhënë rasti të them disa fjalë për rreth vlerësimit të kësaj vepre, por njëkohësisht ndihem edhe i emocionuar kur kam parasysh veprën e madhe të protagonistëve gjigant që autori paraqet në këtë vepër. Read more…

24 NënFjala e recensentit Mr. Taxhedin Bislimi

(Ky ka qenë fjalimi i recensentit Mr. Taxhedin Bislimi me rastin e promovimit të librit “Hyrje në të drejtën penale islame” të autorit Jusuf Zimeri, mbajtur më 23. 11. 2012 në Kumanovë)

Të nderuar të pranishëm !

Kam nderin që sot para këtij auditoriumi të paraqes mendimin dhe pikëpamjen time rreth botimit të parafundit të prof. Jusuf Zimerit me titullin “Hyrje në të drejtën penale islame”. Kjo vepër ashtu edhe siç kuptohet nga vetë titulli i veprës, i takon fushës jurisprudencës islame, më saktësisht kodit penal islam. Para së gjithash patjetër më duhet të theksoj që në fillim se kjo fushë është shumë pak e përpunuar në gjuhën shqipe, andaj kjo është një karakteristikë që i jep vlerë të veçantë kësaj vepre në gjuhën shqipe. Read more…