Archive for the 'Rregulla Islame' Category

08 JanFalja e sunetit gjatë hutbes

Ky artikull është pjesa 7 nga 9 pjesë, në serinë e artikujve nga tema: Rregulla Islame

Shkruan: Jusuf Zimeri

Ai i cili ka filluar të falë sunetin e drekës, të xhumasë, e në ndërkohë lexohet ikameti për faljen e namazit të kohës me xhemat , ose hatibi ka filluar hutben, atëherë duhet të japë selam pas përfundimit të rekatit të dytë nëse nuk ka bërë sexhden e rekatit të tretë, e nëse e ka bërë edhe sexhden e rekatit të tretë, atëherë i plotëson katër rekate, porse e shkurton leximin e Kur’anit.

Tags: , ,

08 JanNamazi i të sëmurit

Ky artikull është pjesa 6 nga 9 pjesë, në serinë e artikujve nga tema: Rregulla Islame

Shkruan: Jusuf Zimeri

Nga “El hedijjetul alaije”

Personi i cili nuk ka mundësi të falë namazin duke qëndruar në këmbë për shkak të sëmundjes së vërtetë apo dispozitive siç është frika nga shtimi i sëmundjes, ose zgjatja e shërimit për shkak të qëndrimit në këmbë, ose për shkak të marrjes së mendëve duke qëndruar në këmbë, apo nëse qëndron në këmbë ndien dhimbje të mëdha, ose sikur të ngritët në këmbë i rrjedh urina, ose nuk mund të ngritët në këmbë për shkak të agjërimit [1] , atëherë falet ulur. Read more…

08 JanHyrja në xhami

Ky artikull është pjesa 5 nga 9 pjesë, në serinë e artikujve nga tema: Rregulla Islame

Shkruan: Jusuf Zimeri

– Personii cili hyn në xhami, nëse nuk është koha që urrehet namazi në të[1],është sunet të falë dy ose katër rekate tehijetul mesxhid para se të ulet[2].(el hedijjetul alaijjetu) Read more…

08 JanRregulla nga shkurtimi i namazit

Ky artikull është pjesa 4 nga 9 pjesë, në serinë e artikujve nga tema: Rregulla Islame

Shkruan: Jusuf Zimeri

Gjithashtu shkurton faljen e namazit nëse ka vendosur të qëndrojë në ndonjë vend më pakë se gjysmë muaji qoftë edhe vetëm një orë, ose ka vendosur të qëndrojë gjysmë muaji në një vend ku nuk ka kushte për qëndrim siç është anija në det edhe sikur familja e tij të jenë me të[1] qoftë edhe tërë jetën, ose në ndonjë ishull-ujdhesë ku nuk ka njerëz që banojnë, ose ka vendosur të banoj në një vend ku është e vlefshme jetesa por në dy vendetë ndara si dy qytete apo në dy fshatra ose në një qytet dhe një fshat që nuk është afër qytetit sa të dëgjohet ezani dhe tu bëhet obligim namazi i xhumasë. Read more…

08 JanDefinimi i vendlindjes

Ky artikull është pjesa 3 nga 9 pjesë, në serinë e artikujve nga tema: Rregulla Islame

Shkruan: Jusuf Zimeri

Vendlindja origjinale konsiderohet vendi ku njeriu ka lindur është martuar dhe ka formuar familje, dhe nuk ka vendosur të udhëtojë prej atij vendi para gjysmë muaji. Gjithashtu konsiderohet edhe vendi ku ka emigruar dhe ka vendosur të mos shpërngulet nga ai vend , por të jetojë në te edhe nëse nuk ka formuar familje. Dispozita e vendlindjes prishet me vend tjetër të ngjashëm me te , nëse në vendin e parë nuk i ka ngelur familje, e nëse në vendin e parë i ka ngelur familje, ajo nuk prishet, porse namazin e falë të plotë në të dy vendet me hyrjen e thjesht në ato vende pa pasur nevojë të bëjë nijetin e qëndrimit.

08 JanArritja në xhami me vonesë

Ky artikull është pjesa 2 nga 9 pjesë, në serinë e artikujve nga tema: Rregulla Islame

Shkruan: Jusuf Zimeri

Ai i cili arrin në xhami dhe imami është duke e falur farzin, ai menjëherë i bashkëngjitet imamit dhe nuk angazhohet me faljen e sunetit, me përjashtim në namazin e sabahut. Në namazin e sabahut, nëse është i sigurt se do ta arrij imamin dhe xhematin nëse e falë sunetin, atëherë e falë sunetin, e nëse nuk është i sigurt se do ta arrijë imamin, atëherë menjëherë i bashkëngjitet imamit në farz

08 JanNamazi i ikur

Ky artikull është pjesa 1 nga 9 pjesë, në serinë e artikujve nga tema: Rregulla Islame

Shkruan: Jusuf Zimeri

Personi i cili sëmuret psikikisht- çmendet ose alivanoset- humb vetëdijen, qoftë edhe për shkak të frikës nga kafshët e egra apo njeriu në një periudhë prej një dite dhe një nate , obligohet të bëjë kaza pesë kohët e namazit, e nëse i ka kaluar edhe koha e namazit të gjashtë derisa ai ka qenë në gjendje të tillë, atëherë nuk bënë kaza asnjë namaz.