Archive for the 'Akaid' Category

12 NënTallja me All-llahun dhe të Dërguarin e Tij

Autor: Mr. Taxhedin Bislimi

Me nocionin tallje me All-llahun dhe të dërguarin e Tij, është për qëllim tallja me adhurimet, obligimet dhe të përmendurit e All-llahut xh.sh. dhe me cilësitë e Tij, kurse tallja me Kur’anin bëhet përmes talljes me ajetet dhe dispozita që dalin nga Kur’ani. Read more…

09 NënThyerja e besës së dhënë All-llahut xh.sh.

Mr. Taxhedin BISLIMI

Nga cilësitë shumë evidente dhe të dukshme të hipokritëve është shkelja e fjalës apo besës së dhënë për ndonjë send. Tradhtia gjithnjë flenë në shpirtin dhe zemrën e tyre, e këtë e vërteton edhe hadithi i Pejgamberit (Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme) i transmetuar nga Ebu Hurejreja r.a., e ky nga Pejgamberi s.a.v.s. i cili ka thënë: “Shenjat e munafikut –hipokritit janë tri: kur flet gënjen,  kur premton nuk e mban premtimin dhe kur i besohet diçka, tradhton”[1] Read more…

23 TetKur’ani vepër e falltarëve !!

Autor: Dr. Sheuvki ebu Halil
Përktheu nga arabishtja
: Jusuf Zimeri

Seanca e dytë
“Ai nuk është fjalë e ndonjë poeti, po ju nuk besoni. Nuk është as fjalë e ndonjë falltari, po ju nuk përkujtoheni
”.El Haka:41-42 Read more…

23 TetAutenticiteti i Kur’anit

Autor: Sheuvki ebu Halil
Përktheu: Jusuf  Zimeri

Seanca e parë
Salla ishte gati për zhvillimin e seancës gjyqësore ku duhet të gjykohej Islami.Gjykatësi e urdhëroi portirin ta ftojë Islamin. Read more…

08 TetImperativi dhe ndalimi (el emru ven-nehju)

Autor: Jusuf ZIMERI

Studiuesit e shkencës së usuli fikhut, e dinë mirë faktin se qëllimi final i kësaj shkence është nxjerrja dhe përfitimi i dispozitave (normave) juridike nga argumentet e detajuara si Kur’ani dhe Suneti, bazamente këto të cilat janë të shprehura në gjuhën arabe. Andaj, s’ka dilemë se, preciziteti i normës juridike, kryesisht varet nga njohja e thellë e shprehjeve për paraqitura në këto dy burime islame. Dijetarët e shkencës së Usuli fikhut normën e definuan: Fjalimi i Allahut xh.sh. që ka të bëjë me  veprat e të obliguarve në mënyrë imeprative ose alternative dhe vënduese (vcaktuese).[1]

Read more…

08 TetKush është djalli – shejtani

Muhamed Muteveli  Sha’ravi
Përshtat nga arabishtja: Jusuf  ZIMERI 

Gjithnjë sillet vërdallë nëpër kokat tona kush është djalli – shejtani ?. Akoma pa i gjetur përgjigje kësaj pyetje … djalli është sekret për ne, i pa dukshëm, ai na sheh neve, e ne nuk e shohim atë. Ai çuçuritë në veshët tonë, na krijon një vesvese – hipokondri pa e ditur ne se ku është ai…. çka vepron etj. Andaj, edhe më tutje ngelë pyetja:  Kush është djalli ?. Read more…

08 TetNata e Kadrit, garancë e paqes së përhershme dhe stabile

Autor: Jusuf ZIMERI

“Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në Natën e Kadrit. E ç’të bëri ty të dish se ç’është Nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj!Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit” Suretu el Kadr. Read more…

08 TetNdërrimi i Kibles gëzim për besimtarët, dëshpërim për të tjerët

Autor: Jusuf ZIMERI

Prej ngjarjeve të rëndësishme që e shënon historia e Islamit gjatë muajit Shaban (muaji i tetë sipas kalendarit Islamik) është edhe ndërrimi i Kibles prej Mesxhidi Aksas[1] në Mesxhidi Haram[2]. Jo shumë larg nga kjo ngjarje Myslimanët shënuan edhe ngjarjen madhështore të Isras dhe Miraxhit që është në Muajin Rexhep, ngjarje kjo e cila përfundoi me obligueshmërinë e faljes së namazit për besimtarët islam. Pas obligueshmërisë së faljes së namazit Pejgamberi a.s. dhe besimtarët islam namazin e falnin në drejtim të Mesxhidi Aksas.

Read more…

08 TetVeprat vlerësohen sipas qëllimit

Autor: Jusuf ZIMERI

Transmetohet nga Omer b. Hatabi r.a. i cili ka thënë: E kam dëgjuar të dërguarin e Allahut s.a.v.s. duke thënë: “Vërtet veprat shpërblehen sipas qëllimit, dhe çdo njeri do të shpërblehet sipas qëllimit, andaj ai i cili ka emigruar për hir të Allahut dhe të dërguarit të Tij, emigrimi i tij është për Allahun dhe të dërguarin e Tij, e kush ka bërë emigrim për ndonjë interes të kësaj bote ose për ndonjë femër që ta martojë, hixhreti i tij është për atë që ka emigruar”[1].

Read more…