Archive for the 'Tregime Islame' Category

15 GusNëse Dëshiron !

Përgatiti: Jusuf ZIMERI

Vëlla e nderuar besimtar, tash është koha t’i arrish këto, mos ngurro por vepro: Read more…

19 PriBija ime

Alij  Tantavi

Bija ime, jam njeri i moshuar i cili përjeton vitet e tetëdhjeta, njeri i cili është ndarë nga rinia, njeri i cili i ka thënë lamtumirë ëndrrave dhe iluzioneve të tij. Jam njeri, i cili kam shëtitur nëpër shumë vende të botës, kam takuar njerëz të strukturave të ndryshme dhe kam përfituar një përvojë mjaft të majme në jetën e kësaj bote. Atëherë bija ime, dëgjo këtë këshillë të sinqertë dhe të qartë, sepse buron nga mosha dhe përvoja ime, e që nuk e ke dëgjuar nga askush tjetër. Read more…

04 PriDisa xhami historike në Mekke Mukerreme

Mr. Taxhedin Bislimi

1.Mesxhidul Xhinn – Xhamia e Xhinëve

Kjo xhami u emërua me këtë emër sepse, një natë Pejgamberi a.s. kishte takim me Xhinët. Këtë natë Pejgamberin a.s. e shoqëroi Abdulla b. Mes’udi. Me të arritur në këtë vend, Pejgamberi a.s. me qëllim për ta mbrojtur Abdullahin, për rreth tij me këmbë bëri një rreth që Xhinët të mos kenë mundësi t’i afrohen atij. Read more…

04 MarTentativa për vjedhje të trupit të të Dërguarit a.s.

Mr. Taxhedin BISLIMI

Dihet fortë mirë se gjatë tërë historisë Islame, armiqtë e Islamit dhe të Dërguarit a.s. tentuan të çrrënjosin Islamin dhe të eliminojnë të Dërguarin e All-llahut xh.sh. derisa Ai ishte i gjallë. Tentimet e tilla për eliminim fizik të të  Dërguarit të All-llahut s.a.v.s.ishin si rezultat i mos aftësive të tyre që thirrjes Islame t’i përballonin me argumente dhe fakte. Por të gjithë tentimet e tyre për eliminim e Pejgamberit a.s dështuan, sepse në mbrojtjen e Tij ishte All-llahu xh.sh. dhe eliminimi i tij fizik as që vjen në shprehje, sepse All-llahu xh.sh. i kishte premtuar Imunitet, ndërsa All-llahu xh.sh. nuk e thyen premtimin. Në lidhje me imunitetin e Pejgamberit a.s. All-llahu xh.sh. në Kur’ni Kerim thotë : ‘All-llah të ruan ty prej njerëzve’[1]. Read more…

20 JanDashuria e Nënës ndaj fëmijës.

Shkruan: Jusuf ZIMERI

Duke ngarendur nëpër faqet e internetit, rastisa me një link të publikuar, ku një Nënë ankohej një Dijetari Islam se, djali i tij i vetëm nuk po kujdesët për të, dhe se ajo qëndron e mbyllur në dhomën e saj me orë dhe nuk guxon as të flasë e as të kërkojë diçka. Normalisht kjo është si pasojë e “dashurisë” ndaj të dashurës së vet, e cila nuk ka lindur nga ndonjë nënë, por paska pikur nga qielli si dhuratë e veçantë për të. Duke dëgjuar këtë, ankesë mu kujtua një rrëfim që e pata dëgjuar nga Profesori im derisa isha student. Read more…

09 NënIslami i një mjeku amerikan

Nga arabishtja: Jusuf ZIMERI

Kjo ngjarje ka ndodhur në një spital të shteteve të bashkuara të Amerikës dhe si rrjedhojë e kësaj ngjarje një prej mjekëve amerikan pranoi islamin.Në këtë spital amerikan punonte një mjek e mysliman egjiptian i cili ishte mjaftë i përgatitur në aspektin profesional dhe si i tillë kishte ndikim të rëndësishëm në identifikimin e shumë mjekëve amerikan dhe ishte në qendër të admirimit dhe i lavdëruar në mesin e kolegëve të tij. Read more…

04 NënEbu Hanifja dhe fëmija

Jusuf ZIMERI

Një ditë Imam Ebu Hanifja Allahu e mëshiroftë, me disa shokë duke shkuar në xhami, e pa një fëmijë i cili merrte abdes, dhe lotët i shkonin sikur lumi duke qarë. Kur e pa Ebu Hanifja, iu afrua dhe e pyeti: Pse po qan o djalosh ? Ai tha: O Imam, më le në gjendjen time, kam hallin tim! Imami këmbënguli të dijë dertin dhe hallin e djaloshit që ta ndihmojë, andaj ai iu përgjigj: Lexova në Kur’an ajetin ku Allahu xh.sh. thotë: “Frikohuni nga zjarri që lënda djegëse e tij janë njerëzit dhe gurët, është i përgatitur për pabesimtarët” . Ebu Hanifja për ta qetësuar fëmijën i tha: Po, kjo është e vërtetë, por ti je ende i vogël, ende je fëmijë, e ky ajet nuk ka të bëjë me ty . Po po o Imami jonë, tha fëmija, por kur dëshirojmë të ndezim zjarrin, a nuk i vëndojmë drunjtë e vegjël në fillim që të ndezen të mëdhenjtë !!!

Ebu Hanifja u shtang për momentin dhe iu drejtua shokëve: Pasha All-llahin ky fëmijë i friket Allahut më shumë se ne .

04 NënImam Ebu Hanifja dhe nxënësi i tij Ebu Jusufi

Jusuf ZIMERI

Imam Ebu Jusufi rrjedh nga një familje e varfër, andaj prindi i tij për shkaqe materiale Ebu Jusufin e kishte ndaluar nga mësimi te Ebu Hanifja dhe çdo ditë e çonte në treg për të fituar diçka, andaj sa herë që mungonte nga mësimi, Ebu Hanifja e qortonte, si mësuesi nxënësin. Një ditë prej ditësh, Ebu Jusufi u ankua te mësuesi i tij Ebu Hanifja,  se prindi i tij për shkak të varfërisë po e dërgon në treg dhe po e pengon nga mësimi. Read more…

04 NënKështu debatonte Ebu Hanifja me njerëzit

Jusuf ZIMERI

Tregohet se në kohën e Ebu Hanifes r.a. në Kufe, një njeri i cili kishte një autoritet bukur të mirë në Kufe, gjithnjë në opinion plasonte ofendime për Othman b. Afanin r.a (shokun dhe dhëndrin e Pejgamberit s.a.v.s.), se kinse Othmani kishte qenë çifutë dhe kishte vdekur si çifut! Read more…

20 TetHamza, luani i All-llahut (pjesë teatrale)

Autor: Muhamed Muvafak Sulejme
Nga arabishtja: Jusuf ZIMERI

Pjesa e parë

(Ngritët perdja, e Hamza duke ecur, derisa  ishte kthyer nga gjuetia, në dorë mbanë mjetet e gjuetisë dhe vet me vete thoshte):  Sot gjuetia ishte e begatshme, fillimisht patjetër të shkojë në Qabe të bëjë Tavaf, e pastaj të kthehem në shtëpi dhe të vazhdojë me punët tjera të shtëpisë.

(Papritmas u dëgjua një zë i femrës nga larg duke bërtitur: O Ebu Ammare. Ajo grua shpejton dhe afrohet te ai. Ai e shikoi dhe e njoh femrën e tillë. Duke e lëvizur kokën tha: kjo është robëresha e Abdullah b. Xhedanit. Kur ajo u farua afër tij,e trishtuar u ndal dhe duke belbëzuar tha:) Read more…