Archive for Shtator, 2011

06 ShtE Drejta e Trashëgimisë

Autor: Jusuf ZIMERI

E drejta e trashëgimisë si institut juridik është e lidhur ngushtë me të drejtën civile,reale dhe familjare. Nga kjo nënkuptohet se e drejta e trashëgimisë ka të bëjë me të drejtën subjektive dhe ekonomiko – pronësore.

Në terminologjinë e së drejtës Islame, e drejta e trashëgimisë njihet me emrin “علم الميراث Ilmul Mirath” Shkenca e trashëgimisë, e cila merret me studimin e dispozitave juridike për bartjen e pasurisë pas vdekjes fizike të dekojuesit (trashëgimlënësit) dhe gjendjen e suksesorëve (trashëgimtarëve).

Nocioni “Mirath” الميراث në aspektin gjuhësor ka dy kuptime; lënie, mbetje dhe bartje e një sendi nga një person te personi tjetër, ose nga një popull te populli tjetër[1]. Read more…

05 ShtPendimi për veprat e këqija

Pyetja:
Esselamu alejkum!
Në të kaluarën isha një homoseksual, por tani jam penduar nga kjo punë e shëmtuar. A ka shpresa për falje ndaj kësaj çështjeje? Kam frikë se nuk do të më falet kjo edhe po të falem dhe vazhdimisht të lexojë Kur’an! Read more…

05 ShtShkurorëzimi formal

Pyetja:
Esselamu alejkum!
Jam një djalë i ri, i sapo martuar. Desha t’ju pyes nëse më lejohet sipas fesë islame të bëj një dalje jashtë vendlindjes, duke u kurorëzuar formalisht me të shoqen e një mikut tim, i cili këtë ma mundëson vetëm e vetëm që të më ndihmojë, pasi që familjarisht po përballemi me një krize ekonomike të rëndë. Ajo që mua më intereson të di është a ka ndonjë kundërvajtje në sheriatin islam nëse miku im shkurorëzohet formalisht me të shoqen e tij, ndërsa unë të kurorëzohem me të formalisht. Këtë e bëjmë vetëm me procedurë shtetërore, pa e prishur niqahin me hoxhë! Si e vlerësoni këtë? Read more…

05 ShtA do të na kujtohen mëkatet e bëra?

Pyetja:
Esselamu alejkum!
Nëse Allahu do të na fal në Ditën e Gjykimit, a do na kujtohen neve mëkatet e bëra në këtë botë? Read more…

Tags:

05 ShtHarrimi i “Sehvi sexhdesë” a prish namazin?

Pyetja:
Esselamu alejkum!
Nëse harron kryerjen e “sehvi sexhdesë”, a duhet përsëritur namazi apo jo? Read more…

05 ShtÇfarë nuk guxojë të bëj gjatë xhunubllëkut?

Pyetja:
Esselamu alejkum!
E kam parasysh se pas marrëdhënieve intime me burrin duhet të merret gusul, por ajo që më shqetësoi ishte ajo që lexova në internet se nuk guxojmë, në këtë gjendje, as t’i japim gji foshnjës apo se të përgatisim diçka për të ngrënë. Çfarë në fakt më ndalohet gjatë kësaj gjendjeje? Read more…