Archive for Nëntor, 2011

30 NënIbni Mehdij El Xhurxhanij (?-397h)

Ky artikull është pjesa 40 nga 98 pjesë, në serinë e artikujve nga tema: Gjigantët Hanefij

Shkruan: Jusuf ZIMERI

Muhamed b. Jahja b. Mehdij Ebu Abdullah El Xhurxhanij[1]. Xhurxhani ishte nga dijetarët më eminent të medhhebit hanefij me origjinë nga Xhurxhani. Kishte jetuar në Bagdad dhe ligjëronte nëpër xhamit e Bagdadit. Nga ai kishin mësuar shumë dijetar eminent të medhhebit hanefij si Ebu El Husejn el Kuduriju dhe Ahmed b. Muhamed En-natifiu. Veprat e tija  më të njohura janë; “Terxhih medhheb ebi Hanife” dhe “ el kavlul mensuri fi zijareti sej-jidil kubur”.



[1] . Hajrudin Ez-Zirkelij, el Ealam 7/136, Abdulkader, el xhevahirul mudije 2/143,  hedijetul arifin 2/57. – Ismail pasha el Bagdadi, Hedijetul Arifin.

30 NënIbni Xhenki (289-378h = 902-988m)

Ky artikull është pjesa 39 nga 98 pjesë, në serinë e artikujve nga tema: Gjigantët Hanefij

Shkruan: Jusuf ZIMERI

Halil b. Ahmed b. Muhamed b. El Halil Ebu Seid Es-sexhzij[1], i njohur me ofiqin Ibni Xhenki. Ishte ligjërues eminent dhe orator i fuqishëm, dijetar dhe gjykatës i medhhebit hanefij. Kishte udhëtuar nëpër shumë vende të botës islame dhe kishte mësuar hadithin. Bashkë me Muhamed b. Is’hak Hazime kishte shkuar në Nisabur dhe atje kishte mësuar racionalizmin nga dijetarët e vendit. Pastaj e vizitoi Damaskun dhe përsëri në vitin 350 u kthye në Nisabur si Muhadith. Kishte banuar edhe në Sixhistan dhe aty kishte ushtruar edhe postin e gjykatësit e më vonë ishte tranferuar në Belh. Hadithin e kishte mësuar nga Ebul Kasim el Bugaviju, Jahja b. Saidi, nga Ibni Hazime dhe nga Muhamed b. Ibrahim Ed-dejbelij el Mekij. Imam Dhehebiu për te kishte thënë:” Ibni Xhenki ishte memoria dhe oratori më i mirë“. Ibni Xhenki ishte marrur shumë edhe me poezi e nga poezia e tij do të theksojmë vetëm një bejt me të cilin e lavdronte ebu Hanifen dhe thoshte:

“ Nu’mani për mua në fikh do të jetë shembull,

Dhe Sufjani për bartjen e hadithit do të jetë zotri”

Në fund kishte vdekur në Samerkand në postin e gjykatësit.



[1] Ismail pasha el Bagdadi, Hedijetul Arifin.

30 NënEbu Lejth Es-Semerkandi (?-373h)

Ky artikull është pjesa 38 nga 98 pjesë, në serinë e artikujve nga tema: Gjigantët Hanefij

Shkruan> Jusuf ZIMERI

Nasr b. Muhamed b. Ahmed b. Ibrahim Es-semerkandi Ebu El-lejth[1] i njohur me emrin Imamul huda. Ishte dijetar i njohur edhe në sferën e tesavufit dhe nga dijetarët eminent të medhhebit hanefij. Ebu Lejthi ka shkruar disa vepra e më të njohurat janë: “En-nevazil“, “tenbihul gafilin” e botuar, “fedailu Ramadan” dorëshkrim, “Mukadime ebi Lejth“e botuar nga fikhu “Tefsirul Kur’an” dorëshkrim i shpërndarë, “Umdetul akaid” dorëshkrim, ”Bustanul arifin” e botuar nga lëmia e tesavufit, “Hazanetul fikhi” e botuar, “Sherhu xhamii es-sagir” nga lëmia e fikhut, “Fetava ebu Lejth”, “Dekaikul ahbari fi bejani ehlil xhen-neti ve ehvali en-nari” dorëshkrim si dhe vepra “el hilafijat bejne ebi Hanife ve Malik ve esh-shafiij” si dhe shumë vepra tjera..



[1] .Mevsuatu islamije el mujesere 6/1324 – Abdulganij el Gunejmi el Midanij, el-lubab fi sherhil kitab, 1/9 . – Mula Alij Sultan Muhamed el Karij, Sherh fikhul ekber li ebi Hanife En-Nu’man, f. 73- Hajrudin Ez-Ziriklij, el Ealam 8/27. – Ismail pasha el Bagdadi, Hedijetul Arifin.

30 NënEl Xhesasi (?-370h)

Ky artikull është pjesa 37 nga 98 pjesë, në serinë e artikujve nga tema: Gjigantët Hanefij

Shkruan: Jusuf ZIMERI

Ahmed b. Alij Ebu Bekr Err-rrazi el Bagdadi i njohur me nofkën El Xhesasi[1]. Fillimisht kishte mësuar në vendlindjen e tij, e më pas në moshën njëzet vjeçare kishte shkuar në Bagdag dhe kishte mësuar nga dijetari i famshëm hanefij me emrin Ebul Hasan El Kerhiju. Më pas kishte shkuar në Nisabur dhe atje kishte qëndruar derisa kishte vdekur imam Kerhiju në vitin 340h. Hadithin e kishte mësuar nga Et-Taberani Sulejman b. Ahmedi, kurse gramatikën dhe gjuhën arabe e kishte mësuar nga Ebu Alij El Farisiju. Read more…

30 NënEl Hindavani (Ebu Hanifja i vogël)(?-362h)

Ky artikull është pjesa 36 nga 98 pjesë, në serinë e artikujve nga tema: Gjigantët Hanefij

Shkruan: Jusuf ZIMERI

Muhamed b. Abdullah b. Muhamed b. Omer Ebu Xhafer el Belhiju[1]. Dijetar eminent i medhhebit hanefij saqë për shkak të eminencës së tij kishte fituar ofiqin “Ebu Hanifja i vogël“. Ka mësuar te Alij b. Ebu bekr b. Muhamed b. Ebu Seidi. Veprat e tija më të njohura janë; “ Sherhu edebul Kadi” nga Ebu Jusufi, “el fevaidu el fikhijeti” dhe vepra “Keshful Gavamid” etj.



[1] . Abdulganij el Gunejmi el Midanij, el-lubab fi sherhil kitab, 1/9 – Ismail pasha el Bagdadi, Hedijetul Arifin.

30 NënEsh-sha’bij (?-357h)

Ky artikull është pjesa 35 nga 98 pjesë, në serinë e artikujve nga tema: Gjigantët Hanefij

Shkruan: Jusuf ZIMERI

Ahmed b. Muhamed b. Ahmed b. Shuajb b. Harun b. Musa ebu Ahmed Esh-shuajbij Esh-sha’bij[1]. Dijetar hanefij që kishte mësuar nga ebu Bekr b. Davudi dhe të tjerë, kurse nga ai kishte mësuar Hakimi. Vepra e tij më e njohur është “Fedailu ebi Hanife rahimehull-llah” në njëzet vëllime, si dhe vepra “Kitabun fi ez-zuhdi” në dyzet vëllime. Ai konsiderohej dijetari më eminent nga lëmia e së drejtës civile në Nisabur.



[1] . Ismail pasha el Bagdadi, Hedijetul Arifin.- Ibni Kutlubuga, Taxhu et-teraxhimi fi tabekatil hanefijeti.

30 NënEd-damigani (?—355h)

Ky artikull është pjesa 34 nga 98 pjesë, në serinë e artikujve nga tema: Gjigantët Hanefij

Shkruan : Jusuf ZIMERI

Ahmed b. Muhamed b. Mensur Ebu Xhafer Ed-Damigani[1]. Dijetar hanefij i cili kishte udhëtuar në Egjipt, kishte mësuar nga imam Tahaviu dhe sërish ishte kthyer në Bagdad, ku kishte mësuar nga Kerhiu. Më pas kishte ushtruar postin e gjykatësit nëpër disa qyete si Vasitm Damigan etj.



[1] . Ismail pasha el Bagdadi, hedijetul Arifin.

30 NënEbu Husejn En-Nisaburi (?-351h)

Ky artikull është pjesa 33 nga 98 pjesë, në serinë e artikujve nga tema: Gjigantët Hanefij

Shkruan> Jusuf ZIMERI

Ahmed b. Muhamed b. Abdullah Ebul Husejn En-Nisaburi i njohur me emrin Kadi el Haremejn[1]. Ebu Husejn En-Nisaburi kishte mësuar te shumë dijetar si Ebu Tahir Ed-dubasi, Hasan b. Sufjani etj, porse fikhun e kishte mësuar te Ebu Hasan el Kerhiu. Nga ai kishte mësuar El Hasen b. Sufjani, Ebu Halife, dhe shumë të tjerë Kishte disa vepra nga hadithi dhe tefsiri e Kur’anit.



[1] . Ibni Kutlubuga, Taxhu et-teraxhimi fi tabekatil hanefijeti, – Ismail pasha el Bagdadi, hedijetul arifin

30 NënEsh-shexherij (?-350h)

Ky artikull është pjesa 32 nga 98 pjesë, në serinë e artikujve nga tema: Gjigantët Hanefij

Shkruan: Jusuf ZIMERI

Ahmed b. Kamil b. Halef b. Shexherul Bagdadi El Kadi Ebu Bekr Esh-shexherij[1]. Dijetar eminenti fikhut kurse dijetari i njohur Es-Sem’ani për të thotë; ishte njohës i mirë i dispozitave të Kur’anit letërsisë dhe historisë. Shkencën e hadithit e kishte mësuar nga Muhamed b. El Xhehmi kurse nga ai kishte mësuar Dare Kutnij. Një kohë kishte ushtruar edhe postin e gjykatësit në Kufe. Veprat e tij më të njohura janë:”Garibul Kur’an”, “El bahthu vel hathu” “Et-takribu fi keshfil garib” “Umehatul mu’minine” E: muhtesar” nga  fikhu dhe shumë tjera.



[1] Ibni Kutlubuga, Taxhu et-teraxhimi fi tabekatil hanefijeti – Ismail pasha el Bagdadi, Hedijetul Arifin.

30 NënEt-Taberij (? – 346h)

Ky artikull është pjesa 31 nga 98 pjesë, në serinë e artikujve nga tema: Gjigantët Hanefij

Shkruan: Jusuf ZIMERI

Ismail Seid El Kes-saij Ebu Is’hak Et-Taberij[1]. Taberiu ishte dijetar dhe fikhist hanefij me origjin ishte nga Xherxhani, ishte një nga shokët e imam Muhamed b. hasan Esh-shejbanit, i cili më vonë kishte shkuar në Isterabat për të jetuar. Vepra më enjohur e tij është “Fedailu esh-shejhaj” dhe “Kitabul bejan” nga lëmia e fikhut.



[1] .Ismail pasha el Bagdadi, Hedijetul Arifin.