Archive for Janar, 2012

29 JanNdikimi i Mevludit në fushën e thirrjes islame në trojet tona

Jusuf Zimeri

Hyrje

Parapërgatitjet për pritjen e muajit të Mevludit

Dashuria, respekti dhe përkushtimi ndaj Allahut Fuqiplotë, të dërguarit të Tij dhe Islamit, janë motive të mjaftueshme që në mesin e myslimanëve në përgjithësi, e në trevat tona në veçanti të formohet një traditë për të bërë parapërgatitjet shpirtërore dhe materiale të nevojshme për pritjen madhështore të muajit të agjërimit, dhe pritjen e muajit Rebiul Ev-vel, i cili në terminologjinë e popullatës sonë njihet si muaji i Mevludit. Read more…

29 JanDispozita e Sheriatit mbi Mevludin

Mr. Taxhedin Bislimi

Tema për të cilën po diskutojmë, është një temë që ka jo vetëm peshë dhe rëndësi të veçantë për myslimanët, porse me vete bartë edhe një dozë të fuqishme të ndjeshmërisë së saj, sepse krahas faktit se është shumëdimensionale, ajo ndërlidhet me çështjet e besimit dhe edukimit shpirtërorë të besimtarëve islam. Read more…

27 JanArgumentet për lejimin e manifestimit të mevludit

Argumentet nga Kur’ani

Të gëzuarit për lindjen e Pejgamberit s.a.v.s. është çështje e kërkuar dhe imperativ Kur’nor, ku Allahu xh.sh. thotë: “Thuaj: “Vetëm mirësisë së All-llahut dhe mëshirës së Tij le t’i gëzohen,”.Junus: 15.  Allahu xh.sh na urdhëroi që ti gëzohemi mëshirës, e i Dërguari i Allahut s.a.v.s është mëshira më e madhe për njerëzinë, Allahu xh.sh. thotë: “E Ne të dërguam ty (Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat” Enbija: 107.  Read more…

20 JanDashuria e Nënës ndaj fëmijës.

Shkruan: Jusuf ZIMERI

Duke ngarendur nëpër faqet e internetit, rastisa me një link të publikuar, ku një Nënë ankohej një Dijetari Islam se, djali i tij i vetëm nuk po kujdesët për të, dhe se ajo qëndron e mbyllur në dhomën e saj me orë dhe nuk guxon as të flasë e as të kërkojë diçka. Normalisht kjo është si pasojë e “dashurisë” ndaj të dashurës së vet, e cila nuk ka lindur nga ndonjë nënë, por paska pikur nga qielli si dhuratë e veçantë për të. Duke dëgjuar këtë, ankesë mu kujtua një rrëfim që e pata dëgjuar nga Profesori im derisa isha student. Read more…

19 JanVEPRA PENALE E ABORTIT

Autor: Jusuf ZIMERI

Në vazhdim t´i theksojmë disa qëndrime të Islamit për sa i përket abortit.
1. Nëse abortimi kryhet brenda dyzet ditëve prej kur zë fill shtatzënia, atëherë ai abort lejohet.  Rregullat e këtij aborti janë të ngjashme me atë të mos derdhjes së spermës në mitër të gruas. Kushtëzohet që kjo shtatzëni të jetë frutë i kurorës së shëndoshë, sepse, prej prostituimit nuk ka shtatzëni, që do të thotë se nuk konsiderohet shtatzëni ajo që del prej prostituimit. Ky lloj aborti, madje, është kusht t´i nënshtrohet dëshirës së burrit si dhe kontrollit të mjekut besnik i cili do të konstatojë se ky abort nuk do të sjellë kurrfarë pasojash. Read more…

15 JanLidhjet familjare

Pyetja: Esselamu alejkum profesor Jusuf, a ekziston argument islam i cili flet mbi shtrirjen familjare dhe afërsinë e anëtarëve?
Konkretisht a ekziston argument i cili flet mbi atë se fëmija i vëllait apo ai i motrës është më i afërt? Read more…

12 JanFekondimi artificial përmes gjilpërës

Pyetje:
e selam alejkum kisha nje pyetje serioze sa me perket mua desha ta di a eshte e ndaluar qe gruaja muslimane te ngel shtatezene me ane te gjylperes pra artifical apo eshte e ndalume ne fen tone.
Read more…

12 JanMartesa me dy motra në një kurorë

Pyetje:
Selamu alejkum, profesor i nderuar desha te ju pyes për çështjen e martesës me dy motra për një kohe, pse me herët ka qen e lejuar kurse tani është e ndaluar, nëse ka mundësi disa fjale rreth kësaj çështje..selam
Read more…

12 JanKam devijuar, më këshillo !

Pyetje: Selamu alejkum hoxhe i nderuar e vizitoj shpesh kete faqe, me pelqen se ka artikuj informues… jam 1 vajzë 21 vjece, jam ne shkoll te lartë… jetojë ne itali prej me shum se 7 vjetesh… para se te vija ketu e konsideroja veten 1 besimtare te devotshme, isha vetem 14 vjece por falesha, agjeroja, vishesha ne menyr adeguate… e ndiej se i jam larguar shum obligimeve qe i kam dhe kjo gje me frikson…. e ndiej veten mekatare edhe per faktin se kam pasur lidhje me meshkuj, kam pasur raporte intime me 2 nga ata dhe ndihem teresisht ne faj per kete sepse e kam humbur veten duke ber dicka te ndaluar por jetoj ne 1 vend ku dhe shoqeria te shtyn te besh disa gjera …. gjithmon mendoj se duhet te falem apo te lexoj Read more…

12 JanPastrimi gjatë ditëve të muajit Muharrem

Pyetja
a eshte e vertet qe gjate muajit muharrem (10 dite)
te agjerimit nuk ben te pastrohemi (te lajme trupin,te lajme tesha ….?

Read more…