Archive for Mars, 2012

30 MarEtika e dhënies së zeqatit

Ky artikull është pjesa 13 nga 13 pjesë, në serinë e artikujve nga tema: Zeqati

Shkruan: Jusuf  ZIMERI

Meqë zeqati para së gjithash dhe mbi të gjitha është ibadet- adhurim ndaj Allahut xh.sh, nga dhënësi i zeqatit përveç se kërkohet zbatimi i këtij obligimi, ai duhet që gjatë dhënies së zeqatit ti përmbahet edhe etikës fetare dhe njerëzore për dhënien e zeqatit. Andaj, i pasuri i cili jep zeqat duhet të përkujdeset për këto çështje. Read more…

30 MarDestinimi i Zeqatit

Ky artikull është pjesa 12 nga 13 pjesë, në serinë e artikujve nga tema: Zeqati

Shkruan: Jusuf ZIMERI

Përcaktimi i fondeve se ku duhet destinuar zeqati nga ana e Allahut xh.sh. jep të kuptojmë rëndësinë, vlerën dhe rolin e këtij obligimi – adhurimi. Fondet në të cilat duhet të destinohet zeqatë, All-llahu xh.sh. i përcaktoi në ajetin 60 të sures Et-Tevbe ku thotë: Read more…

25 MarKoncepti Terrorizëm në të drejtën e Sheriatit Islam

Shkruan: Dr. Shaban SULEJMANI

Hyrje

Feja është burim mirësie për individët në shoqërinë ku jetojnë, për këtë dhe botën tjetrën, e cila pos që rregullon marrëdhëniet e individëve mes tyre, në mëynrë të shkëlqyeshme rregullon raportin mes shoqërisë dhe Krijuesit të Gjithmëshirshëm.Ajo kryen edhe një detyrë plotësuese në organizmat[1] ku anëtarësimi në to bazohet mbi pakicat hiearkike, siç është rasti i komuniteteve islame te ne në Maqedoni dhe në shtetet e tjera evropiane. Read more…

23 MarRecensim librit “DËSHMI KOHE – Historiku i Muftinisë së Kumanovës” Autor: H. Enver ZEQIRI.

Shkruan: Jusuf ZIMERI

  Këto ditë me dëshirën e Allahut xh.sh. si dhe me punën dhe këmbëngulësinë e pa lodhshme e të autorit H. Enver Zeqiri, dhe me ndihmën materiale të dashamirëve të fjalës së shkruar shqipe, doli nga shtypi edhe një botim ri me titullin: “DËSHMI KOHE – Historiku i Muftinisë së Kumanovës”, me volum prej 430 faqe të formatit B5. Libri në fjalë është një thesar shumë i çmuar i kulturës dhe traditës sonë fetare dhe kombëtare të këtyre trojeve për të cilat flet autori. Read more…

13 MarMë tha: “Me ju hanefistat nuk merret vesh dotë njeriu !!

Shkruan: Jusuf ZIMERI

Si zakonisht myslimanët gjatë ditëve dhe netëve të Ramazanit shtohen aktivitetet islame si nëpër familje ashtu edhe nëpër xhami. Një natë ramazani edhe unë pata fatin të mbajë një tribunë në një nga xhamitë tona me temën “Imam Ebu Hanifja dhe metodologjia e tij shkencore për përfitimin e dispozitave islame”. Nejse fola sa dita për këtë çështje dhe, më pas u hap rruga e panelit të dytë pyetje përgjigje.

Në xhami kishin ardhur disa djem të ri, si duket (All-llahu ealem) jo për të dëgjuar por për të provokuar, që nuk ju pëlqente ligjërata rreth Ebu Hanifes, sepse edhe ky paska qenë bidatxhij de !!! Read more…

13 MarIhtilafet (mospajtimet) e sahabëve në disa dispozita Islame

Shkruan: Jusuf ZIMERI

Në kohën e sahabëve dispozitat islame kërkoheshin fillimisht në Kur’an Famëlartë e pastaj në sunetin e pastër, e nëse nuk gjenin zgjidhje në këto dy burime atëherë përdornin analogjinë nga tekstet për të gjetur zgjidhje të problemit. Në këto raste, qëndrimet e tyre ndaj zgjidhjes së një çështjeje nuk ishin unike, sepse një çështje e tillë as që është e mundur logjikisht, sepse ndryshonin metodologjitë e tyre për të ardhur deri te përfitimi i dispozitës. Read more…

13 MarIxhtihadi në periudhën e shpalljes

Shkruan. Jusuf ZIMERI

Ixhtihadi i pejgamberit a.s.

Që në fillim të theksojmë se juristët islamë dhe dijetarët e shkencës së Usuli fikut kanë bërë kërkime të shumta shkencore rreth çështjes së ixhtihadit në kohën e Pejgamberit dhe të ixhtihadit nga vetë pejgamberi a.s.. Read more…

04 MarTentativa për vjedhje të trupit të të Dërguarit a.s.

Mr. Taxhedin BISLIMI

Dihet fortë mirë se gjatë tërë historisë Islame, armiqtë e Islamit dhe të Dërguarit a.s. tentuan të çrrënjosin Islamin dhe të eliminojnë të Dërguarin e All-llahut xh.sh. derisa Ai ishte i gjallë. Tentimet e tilla për eliminim fizik të të  Dërguarit të All-llahut s.a.v.s.ishin si rezultat i mos aftësive të tyre që thirrjes Islame t’i përballonin me argumente dhe fakte. Por të gjithë tentimet e tyre për eliminim e Pejgamberit a.s dështuan, sepse në mbrojtjen e Tij ishte All-llahu xh.sh. dhe eliminimi i tij fizik as që vjen në shprehje, sepse All-llahu xh.sh. i kishte premtuar Imunitet, ndërsa All-llahu xh.sh. nuk e thyen premtimin. Në lidhje me imunitetin e Pejgamberit a.s. All-llahu xh.sh. në Kur’ni Kerim thotë : ‘All-llah të ruan ty prej njerëzve’[1]. Read more…