Archive for Maj, 2012

30 MajMevludi, Sunnet i mirë apo bidat (4)

Shkruan: Jusuf ZIMERI

Dyshime, që duhet flakur

Për të mos lënë asnjë hapësirë më të vogël të këtyre dyshimeve që po mundohen ti fusin në ceremoninë e mevludit, në vazhdim do të debatojmë, ndriçojmë faktet dhe të demantojmë tërësisht se bindja e tyre është e pa bazë. Read more…

30 MajMevludi, Sunnet i mirë apo bidat (3)

Shkruan: Jusuf ZIMERI

Tentativa për ndalimin e Mevludit

Krahas këtyre shumë argumenteve që i theksuam rreth dispozitës së Mevludit, ekzistojnë edhe disa zëra që vazhdimisht tentojnë të mënjanojnë këtë manifestim të muslimanëve për të dërguarin e tyre, respektivisht nën moton e bidatin, bëjnë përpjekje që ta ndalojnë këtë ceremoni. Dijetari i parë i cili i cili tha se manifestimi i Mevludit është Bidat është Imam Muhamed ibn Abduselam (El Izzu Abduslam) i cili ka vdekur vitin 660 h. dhe Imam Shatibiu i cili ka vdekur vitin 790h. Read more…

29 MajMevludi, Sunnet i mirë apo bidat (2)

I.2. Argumentet për lejimin e Mevludit

Dijetarët islamë të cilët u morën me studimin e çështjes së Mevludit në historinë e islamit janë të shumët, e në mesin e tyre ka edhe shumë vepra që janë shkruar në këtë lëmi. S’do mend se studimet e tyre për përcaktimin e dispozitës së manifestimit të lindjes Pejgamberit Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme, – mevludit, u mbështetën në argumentet autentike burimore islame, andaj përfundimet e tyre ishin se manifestimi i lindjes së Pejgamberit Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme nuk ëshstsë çështje që e dëmton parimin islam, por përkundrazi është çështje që ndihmon zhvillimin e jetës islame dhe afron njerëzit drejt dashurisë së Pejgamberit Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme e veçanërisht gjeneratën e re. Read more…

29 MajMevludi, Sunnet i mirë apo bidat

Shkruan: Jusuf ZIMERI

Parathënie

Është parim i njohur dhe tanimë i trasuar me shekuj, se dijetarët islamë sa herë që dëshirojnë të trajtojnë ndonjë çështje islame, menjëherë pikë referimi e kanë Kur’anin Fisnik dhe sunnetin e Pejgamberit Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme më pas konsensusin e dijetarëve e nëse edhe këtu nuk gjejnë zgjidhe për çështjen konkrete, atëherë përmes përpjekjes maksimale bëjnë përpjekje që për sendin që kërkon zgjidhje, të bëjnë analogji me ndonjë send tjetër që kanë motiv të përbashkët. Nga kjo nënkuptohet se, sipas konsensusit (ixhmait) të Ehli Sunetit, burimet e njëzëshme prej ku dijetarët islamë përfitojnë dispozitat juridike islame, dhe ku patjetër duhet t’i referohen këtyre burime për njohjen e dispozitës, janë këto katër burime, që janë Kur’ani, Sunneti, Ixhami dhe Kijasi[1]. Kjo nuk nënkupton se sheriati islam nuk ka edhe burime tjera, siç janë maslahatul mursele, urfun-nas, sheru ma kablena, etj, porse përdorimi i këtyre burime për përfitime të dispozitës islame është çështje diskutuese mes dijetarëve islam, andaj quhen edhe burime të dorës së dytë. Read more…

23 MajTerrorizmi Islamik !!!

Shkruan: Jusuf ZIMERI

Kohëve të fundit edhe në vendin tonë prej fjalëve më të dëgjuara është edhe nocioni “terrorizmi islam, terroristët islamik”.  Si duket është bërë trend ose virus i shndërruar në epidemi përdorimi i termit “terrorizëm islamik”. Këtë po e dëgjojmë nga gazetarët, analistët, e deri te njerëzit e thjeshtë, por të gjithë këtyre u paraprijnë politikanët dhe institucionet shtetërore. Mendoj se kjo nuk është e rastësi, por është mirë e elaboruar nëpër kuzhina të ndryshme. Read more…

16 MajDrejtësia hipokrite

Shkruan: Jusuf ZIMERI

Drejtësia, drejtësia, drejtësia, këtë fjalë e dëgjon çdokush gjithkund nga çdokush, por askund të vërehet, të shijohet apo përjetohet. A thua drejtësia është vetëm një fenomen abstrakt ose imagjinatë e paramenduar nga aristokratët, apo ndoshta është një virtyt për të liruar shtresën shoqërore pikërisht nga aristokracia. Sipas të gjitha gjasave, së paku në nënqiellin ballkanik, gjithnjë e më shumë po thellohet bindja se strukturat udhëheqëse të shoqërisë ballkanike kanë rënë në pragmatizëm dhe assesi nuk po arrijnë të lirohet nga kjo përgjumësi e të kuptuarit të drejtësisë. Doemos duhet theksuar se në shoqërinë tonë drejtësia po kuptohet dhe definohet vetëm si qëndrim joparimor duke shkelur mbi të vërtetën objektive për të përfituar interesat e çastit. Read more…

05 MajDëshmia e Ummetit për Medhhebet

Shkruan: Jusuf ZIMERI

 Kemi shpjeguar shumë herë më parë se Medhhebet janë shkolla juridike islame Sunnite të ndërtuar mbi themelet e legjislacionit islam, që për përfitimin e dispozitave islame nga argumentet autentike islame, shfrytëzojnë parimet, rregullat, metodologjinë dhe logjikën shkencore. Ky fakt është jo vetëm i argumentuar por edhe i dëshmuar tanimë shekuj me radhë, në të gjitha kohët dhe vendet ku kanë jetuar dhe jetojnë dijetarët islamë dhe myslimanët. Read more…