Archive for Shtator, 2012

29 ShtAborti i fëmijës që nuk zhvillohet !

Pyetja:

Selamu alejkum.  një fëmijë qe nuk zhvillohet në mitrën e nënës d.m.th. dhe mjeku ka thënë se nuk zhvillohet aj fëmijë ne mitrën e nenës a lejohet te abortohet apo jo, fëmija i ka 6 jave edhe nuk është zhvillu ende? .slm Zoti te shpërbleftë me xhenet inshallah. Read more…

28 ShtMartesa për letra dhe lekë !

Pyetja.Selamu alejkum i nderuar h.Jusuf  Zimeri.Ju persehndese nga Suedia e larget.

Pyetja ka te beje me marteseat per letra me ose pa para.Eshte nje moter muslimane e cila eshte martuar me nje djal musliman por qe te dyte jetojn dhe punojne ne Suedi dhe qe te dyte  kane nenshtetsin suedeze.

Ata kane bere nikahun teke nje hoxhe qe eshte imam ne nje xhami ketu ne Suedi. Read more…

27 ShtLuftë për diploma, apo për dituri !

Shkruan: Jusuf ZIMERI

 Gjatë bisedës me një mik timin, i cili është njohës i shkëlqyer i shkencave juridike islame dhe i zhvillimit të arsimit në përgjithësi, duke pirë një kafe shtjelluam disa çështje që ndërlidhen me jetën tonë të përditshme dhe për problemet që sfidojnë shortinë tonë. Në mes të shumë bisedave edhe pse ishin të shkurta, ajo që më së miri më mbeti në memorien time ishte tregimi i tij kur më tha: Në Bagdad, prej ku rrezet e diturisë rrezatonin mbi globin e tokës, kur pushteti kishte vendosur që sistemin arsimor ta fusë nën kontroll, dijetarët Islam kishin shpërthyer në vajë. Read more…

21 ShtNë vend të reagimit !

Shkruan. Jusuf  ZIMERI

Së paku në bindjen time nuk ekziston asnjë dilemë se, çdo njeri që e ndien veten se është mysliman, që dëshmon shehadetin, pavarësisht nga gjuha e tij që e flet dhe pavarësisht se ku jeton e të mos ishte ndier i shqetësuar në momentet kur fyhet islami, vlerat islame e veçanërisht kur fyhet dhe ofendohet i Dërguari i Allahut s.a.v.s. dhe personaliteti i tij, si[ ishte rasti i filmit të fundit dhe karikaturave. Read more…

19 ShtPërsëritja e namazit të falur me tejemmum

eselamualejkum nese ka mundësi te me jepni ketë përgjigje hoxhè i nderuar nese e kemi fal namazin me tejemum dhe tani na mundësohet brenda kohës qe te marrim abdes a duhet qe te falim me atë namaz qe e kemi fal me tejemum apo jo p.sh koha drekës hin ne ora 13:00 dhe sa te hij koha e kemi fal dreken me tejemum dhe pak para ikindije na mundësohet marrja e abdesit a duhet ta falim prap dreken a po jo
eselamualejkum Read more…

17 ShtPërzënia dhe shpërngulja e muslimanëve nga këto troje

Shkruan: Mr. Taxhedin BISLIMI

             Pushteti i mbretërisë serbe kishte përdorur të gjitha format e mundshme që shpiejnë drejt pastrimit etnik dhe çlirimit të tyre nga muslimanët dhe simptomet islame. Përzënia dhe shpërngulja e muslimanëve ishte një nga metodat kyçe që kishin zbatuar serbet për pastrimin e tokave nga muslimanët. Read more…

15 ShtPërgjigje disa dyshimeve të jomedhhebistëve

Shkruan: Jusuf ZIMERI

Meqë paraqitëm disa nga argumentet bazë dhe mendimet e dijetarëve islam nga Ehli Sunneti, për lejimin e pasimit të medhhebeve, apo më mirë me thën për detyrueshmërinë e avamit të ndjekin fetat e muxhtehidëve të tyre, në vazhdim do t’i përgjigjemi disa dyshimeve të përditshme satanike që i përdorin jomedhhebistat për të futur huti në mesin  e muslimanëve. Read more…

02 ShtSelefizmi dhe ideologjia selefiste -I-

 Prof. Dr. Alij  Xhumua – Mufti i Egjiptit

-I-

Ekziston një grup njerëzish që veten e quan Selefij të cilët pretendojnë të jenë ndjekës të selefit të ndershëm si në të menduar- ideologji ashtu edhe metodologji, madje edhe në çështjet e zakonshme si ushqim, pije veshje etj. Ata gjithashtu pretendojnë për veten e tyre se ata janë në të drejtë dhe askush tjetër, andaj çdo kush që nuk pajtohet me ta, ata janë në rrugë të gabuar.

Andaj Prof Dr. Alij Xhumua – myfti suprem i Egjiptit i përgjigjet pyetjeve: çfarë donë të thotë termi “selefizëm” ? si u përhap ky term ? çfarë donë të thotë saktësish ky term? cila është e vërteta e pretendimit se anëtarët e saj janë në të vërtetë, kurse të gjithë të tjerët janë në humbje, gabim dhe humnerë? Pra të gjitha këtyre pyetjeve dhe shumë dilemave tjera do ti përgjigjet akademiku dhe Myftiu i Egjiptit prof. Dr. Alij Xhumua. Read more…

01 ShtShpjegimi i Sures Jasin 13

Ky artikull është pjesa 13 nga 14 pjesë, në serinë e artikujve nga tema: Jasin

Shkruan: Jusuf ZIMERI

 Shpjegimi i ajeteve  20-21

All-llahu xh.sh.  thotë:

وَجَاءَ مِنْ أَقْصَى الْمَدِينَةِ رَجُلٌ يَسْعَى قَالَ يَا قَوْمِ اتَّبِعُوا الْمُرْسَلِينَ اتَّبِعُوا مَن لاَّ يَسْأَلُكُمْ أَجْرًا وَهُم مُّهْتَدُونَ  

“Dhe prej skajit më të largët të qytetit erdhi një njeri që ngutej e tha: “O populli im, dëgjoni të dërguarit! Dëgjoni atë që nuk kërkon prej jush ndonjë shpërblim dhe janë udhërrëfyes! Read more…

01 ShtShjegimi i Sures Jasin 12

Ky artikull është pjesa 12 nga 14 pjesë, në serinë e artikujve nga tema: Jasin

Shkruan: Jusuf ZIMERI

Shpjegimi i ajetit 17

All-llahu xh.sh.  thotë:

وَمَا عَلَيْنَا إِلاَّ الْبَلاغُ الْمُبِينُ

“Dhe ne nuk jemi të obliguar për tjetër, përveç t’ju kumtojmë ashtu qartë”.

Pra meqë ju po na akuzoni se ne nuk jemi të Dërguar, por vetëm gënjeshtarë, ne sërish jemi të qetë ngase këtë e din Zoti jonë që ne jemi të Dërguar, por ne pavarësisht nga qëndrimi i juaj ne jemi të detyruar që të kumtojmë dhe predikojmë argumentet e All-llahut qartë e mirë, pavarësisht mendimit tuaj, Ne nuk kemi kompetenca që njerëzve t’ua imponojmë argumentet e as nuk është në kompetencat tona udhëzimi (hidajeti), por ajo që është e jona është vetëm komunikimi. Këtë e vërtetojnë edhe shumë ajete në Kur’anin Fisnik, e në mesin e tyre edhe ajeti ku All-llahu xh.sh. thotë: Read more…