Archive for Dhjetor, 2012

18 DhjFenomenologjia e festave

Mr. Mujdin AHMEDI

 Hyrje

Nuk ekziston pothuajse as edhe një bashkësi e vetme njerëzore në botë që nuk është e lidhur për disa ideale të larta, qëllime dhe aspirata. Në rrugën e realizimit të atyre qëllimeve, ajo kalon nëpër faza te ndryshme, disa prej të cilave lënë gjurmë të thella në qenien emocionale të anëtarëve të saj. Ato janë momente gëzimi dhe trishtimi, shpëtimi të lumtur nga disa situata të pakëndshme e të vështira dhe pësimesh të mbizotëruara. Ato mund të jenë suksese të arritura pas krizave shpirtërore, intelektuale dhe materiale vështirë të kapërcyeshme. Çdo gjë është në lidhje me data, vende dhe njerëz. Disa prej këtyre festave, me kohen, bëhen universale dhe i pranojnë edhe gjeneratat dhe bashkësitë tjera, larg nga vendi dhe koha e paraqitjes së tyre. Read more…

18 DhjNjeriu, më i keq se kafsha !!

Shkruan: Jusuf ZIMERi

Jam i vetëdijshëm se shumë kujt nuk do ti pëlqejë ky titull, besa as mua jo, por realiteti është më i fuqishëm se unë dhe ti, andaj realitetit patjetër duhet nënshtruar që të mos biem nën statusin e këtij titulli. Megjithatë jo vetëm që mendoj por jam edhe shumë i bindur, se ata që e dinë se njeriu është krijesa më e përsosur në konstruktin dhe formën më të përsosur, në vlerat më të larta, krijesa më e dashur te Krijuesi, ata që dinë qëllimin e krijimit të tyre, ata që dinë se prej ku kanë filluar dhe ku e kanë përfundimin jo që nuk do të preken me këtë titull, por e përkundrazi e ndiejnë veten si krijesa më të ngritura  se të gjitha krijesat, andaj edhe falënderojnë Krijuesin e tyre që nuk kanë rënë nën ndikimi e vetive shtazarake që të fitojnë statusin e këtij titulli. Read more…

15 DhjPo, Kiameti (kataklizmi) është afër!

Shkruan: Jusuf ZIMERI

All-llahu xh.sh. thotë:

Të pyesin ty (Muhammed) për çastin (katastrofën e përgjithshme) se kur do të ndodhë ai. Thuaj: “Atë e di vetëm Zoti im, kohën e tij nuk mund ta zbulojë kush pos Tij (e sjell kijametin pa e hetuar asnjë nga krijesat). Cështja e tij (se kur do të ndodhë) është preokupim i rëndë (për krijesat) në qiej e në tokë. Ai (katastrofa) nuk ju vjen ndryshe, vetëm befas. Të pyesin ty sikur ti di për të. Thuaj: “Për të di vetëm All-llahu, por shumica e njerëzve nuk e dinë (pse është e fshehtë)” (el earaf : 187) Read more…

12 DhjThyerja e besës së dhënë All-llahut xh.sh.

Mr. Taxhedin BISLIMI

Nga cilësitë shumë evidente dhe të dukshme të hipokritëve është shkelja e fjalës apo besës së dhënë për ndonjë send. Tradhtia gjithnjë flenë në shpirtin dhe zemrën e tyre, e këtë e vërteton edhe hadithi i Pejgamberit s.a.v.s. i transmetuar nga Ebu Hurejreja r.a., e ky nga Pejgamberi s.a.v.s. i cili ka thënë: “Shenjat e munafikut –hipokritit janë tri,  kur flet gënjen,  kur premton nuk e mbanë premtimin dhe kur i besohet diçka, tradhton”[1] Read more…

06 DhjVarrosja, leximi i Kur’anit te varri dhe talkini

Shkruan: Jusuf ZIMERI

Pasi të bëhet falja e namazit të xhenazes, atëherë bëhet edhe varrimi i të vdekurit. I vdekuri lëshohet në varrin tij nga ana e djathtë e të vdekurit, pra nga ana e kibles, duke e ngritur pak në anën e djathtë me qëllim që fytyra e tij të jetë e drejtuar në drejtim të kibles. Xhemati i cili e përcjell xhenazen[1] nuk është mirë të ulen derisa xhenazja të lëshohet në tokë, ngase Pejgamberi Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme ka thënë: Read more…

06 DhjVizita e të sëmurëve

Shkruan: Jusuf ZIMERI

Nga sunnetet e Pejgamberit Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme është që të vizitohet i sëmuri. Ky sunnet vërtetohet përmes shumë haditheve dhe porosive të Pejgamberit Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme. Transmetohet nga Ebu Hurejreja Radiall-llahu anhu, se Pejgamberi Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme ka thënë: Read more…

06 DhjFalja e drekës së fundit pas namazit të xhumasë

Ky artikull është pjesa 18 nga 19 pjesë, në serinë e artikujve nga tema: Namazi

Shkruan: Jusuf ZIMERI

Kohëve të fundit me daljen në skenë të lëvizjeve të ndryshme, falja e namazit drekës së fundit “ahiri dhuhrit” pas namazit të xhumasë, sikur po merr përmasa shqetësuese aq të mëdha në mesin e popullatës sonë islame e shqipfolëse saqë shpeshherë shkakton jo vetëm neveri te besimtarët islam, por edhe çrregullime dhe përgojime e deri akuza të ndërsjella nga më të ndryshmet. Kjo çështje që dikush me apo pavetëdije po i dhuron konotacione negative, nuk është asgjë tjetër përveç se rezultat i mosnjohjes së argumenteve bazë të sheriatit islam dhe pasojë e mosnjohjes së parimeve të përgjithshme të sheriatit islam, ose si pasojë e fanatizmit vetjak dhe egoist të disa personave. Read more…

04 DhjQëndrimi i katër medhhebeve ndaj vizitës Pejgamberit a.s.

Mr. Taxhedin Bislimi

Të gjithë dijetarët eminent Islam janë të mendimit se të vizituarit të Pejgamberit a.s. është i ligjësuar, duke filluar nga Selefi i mirë dhe dijetarët e katër medhhebeve, dijetarë dhe personalitet të cilët din më mirë se çdo njeri tjetër për dispozitën e të vizituarit të Pejgamberit a.s.. Personalitet të cilët më mirë se kush tjetër kuptojnë sekretet e Sheriatit Islam, më të aftë dhe të ditur për të sqaruar tekstet Kur’nore dhe ato të Sunnetit, dijetarë të cilët meritojnë të ndjekën dhe qëndrimet e tyre janë udhërrëfyesi ynë. Read more…