Archive for Janar, 2013

18 JanArgumentet për lejimin e Mevludit

Shkruan: Jusuf ZIMERI

Argumentet për lejimin e Mevludit

(Ky tekst është shkëputur nga vepra “MEVLUDI, sunet i mirë apo bidat, botuar më 2012 në Shkup)

Dijetarët islamë të cilët u morën me studimin e çështjes së Mevludit në historinë e islamit janë të shumët, e në mesin e tyre ka edhe shumë vepra që janë shkruar në këtë lëmi. S’do mend se studimet e tyre për përcaktimin e dispozitës së manifestimit të lindjes Pejgamberit Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme, mevludit, u mbështetën në argumentet autentike burimore islame, andaj përfundimet e tyre ishin se manifestimi i lindjes së Pejgamberit Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme nuk është çështje që e dëmton parimin islam, por përkun-drazi është çështje që ndihmon zhvillimin e jetës islame dhe afron njerëzit drejt dashurisë së Pejgamberit Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme e veçanërisht gjeneratën e re. Read more…

18 JanKontrata e ortakërisë

 Shkruan: Jusuf ZIMERI

Nga format që definoi dhe sistemoi e drejta kontraktuese islame, me qëllim të nxitjes së njeriut drejt investimeve kapitale dhe, për ta venduar pasurinë në lëvizje të përhershme në shërbim të shoqërisë dhe qenies njerëzore në përgjithësi, është edhe sistemimi i kontratës së ortakërisë. Me nocionin ortakëri (esh-sherike) në të drejtën kontraktuese islame, nënkuptojmë: kontratën (marrëveshjen) mes ortakëve-partnerëve që rregullon dhe sistemon investime me kapitalin e tyre dhe në fitim që vjen nga investimi. Read more…

18 JanAftësia (El Ehlije) dhe definimi i saj

Shkruan: Jusuf ZIMERI

Me nocionin aftësi (elhije) nënkuptojmë gatishmërinë dhe përshtatshmërinë e njeriut që t’i vërtetohen të drejtat dhe të bartë obligimet, pra veprat dhe fjalët që burojnë nga ai të jenë të konsideruara dhe me përgjegjësi në aspektin juridik.[1] Në të drejtën kontraktore me nocioni aftësi nënkuptojmë që subjekti të ketë të drejtë që të lidh kontratën me vullnetin e vet dhe të mund të krijojë të drejta dhe detyrime të caktuara[2]. Read more…

09 JanÇka është sutra ?

Pyetje.

Selamu alejqum. Hoxhë efendi, jam lexues i rregullt i shkrimeve tuaja, andaj deshta me të vet ni send se më erdhi shum interesant kur e pash në namazin e xhumasë. Isha në safin e pare në xhami, e ni vlla i joni kur u ngritem me fal namazin para vete e vendoj nji shkop (që në xhami përdoret për varjen e tespihve). Unë u habita me ketë veprim, dhe në fund e pieta, pse e bani këtë gjest, ai më tha: ky veprim asht vaxhib dhe quhet sutra. Unë skam dëgju përpara për këtë, andaj po pyes, sepse nuk kam besim te ai njeri çka asht kjo sutra dhe kur duhet të përdoret ? selamu alejkum. Read more…

09 JanMbulimi i avretit në namaz.

Pyetje.

Selamu alejkum, Hoxh; i nderuar, shpeshherë po ndodh që në namaz po shpaloset avreti, çka bahet me namazin në këtë rast ?

Përgjigja: alejkum selam. Read more…

08 JanTë shkohet në haxh, apo të ndihmohet jetimi?

Pyetja: Selam alejkum. Po dëgjoj kohen e fundit varfëria këtu ne Kosovë është e madhe po shoh ne disa vende ka fëmijët jetim pa Baba me kushte te vështira jetese ne media por edhe ne vendin tim ku jetoj ne Rahovec  dhe me shkoj mendja te një gjë inshalla Allahu me jep mundësi te ju ndihmoj .

Por nëse Allahu me jep kushte  për Haxh me shku kushtojnë  4000 a është me mire me sevap me ja ndertu një shtëpi një jetimi qe është ne kushte te vështira ose me shku ne haxh. Read more…

04 Jan. Shtylla (Rukni) e kontratës (2)

Shkruan: Jusuf ZIMERI

Shtylla (rukni) në bazë të asaj që definuan dijetarët e shkencës së Usuli Fikhut është çështja esenciale nga e cila varet ekzistimi i çështjes dhe, e njëjta është pjesë përbërëse e çështjes, që nënkupton se me ekzistimin e ruknik varet edhe ekzistimi i sendit (çështjes. Nëse këtë e kundrojmë në veprimet që quhet adhurime (ibadat), si p.sh. namazi dhe konstatojmë se rukui apo sexhdeja, janë rukne të namazit, nëse i plotësojmë këto rukne, atëherë plotësohet edhe namazi si detyrim, por nëse e humbin një prej rukneve të namazit, atëherë edhe namazi është i kotë dhe konsiderohet inekzistent. Read more…

04 JanKontrata (el akdu)

Shkruan: Jusuf ZIMERI

 Kontrata është marrëveshje apo manifestim i vullnetit të dy ose më shumë personave që kanë për qëllim të ndryshojnë apo formojnë ose të anulojnë një marrëdhënie detyrimore mes tyre.Marrë parasysh faktin se njeriu është qenie sociale, jeton në shoqëri dhe ndien nevojën për njëri tjetrin, atëherë detyrimisht lind edhe nevoja e bashkëpunimit korrekt dhe të sinqertë mes tyre, andaj kontraktimi me të tjerët në çështje të ndryshme jetësore është nevojë imanente e njeriut. Andaj, kontrata është burimi kryesor dhe më i rëndësishëm i marrëdhënieve të detyrimeve. Read more…