Archive for Shkurt, 2013

12 ShkIslami i butë i moralizmit liberal

Shkruan: Sead ZIMERI

Duke lexuar shkrimin sensacional”Çarjet në Fe Alarmojnë Kosovarët” m’u kujtua çështja se si shqiptarët e Maqedonisë, po edhe ata të Kosovës, gjatë viteve të 90-ta shtronin pyetjen e pavend: kush vjen më parë, kombi apo feja? Ose në variantin tjetër: a je shiptar a musliman? Ishte pytje që tregonte më shumë për momentim politik aktual të atëhershëm, për kushtet dhe kontekstin e bërjes së mundshme të shtrimit të kësaj pyetje, si dhe diçka për vet psikologjinë e atyre që parashtronin këtë pyetje. Për mua, kjo ishte pyetje që menjëherë të jepte një tabllo për aftësitë intelektuale të pyetësit. Jo vetëm që ngaterroheshin konceptet dhe historia e koncepteve (gabim shumë serioz në fakt) por tregonte edhe për gjendjen tejet jo stabile te situatës politike. Read more…