Archive for Tetor, 2013

30 TetSi ta kuptojmë Hixhretin ?!

Shkruan: Jusuf ZIMERI

 Festimi dhe manifestimi i datave historike që shënojnë ngjarje të rëndësishme në historinë e njerëzimit, pa e kuptuar thelbin e mesazhit dhe porosive të asaj ngjarje, jo vetëm se do të ishte manifestim i pakuptimtë, steril dhe humbje kohe, por do të ishte absurd i llojit të vet dhe një dëshmi e jo racionalizmit në kohën që po jetojmë. Andaj, mendoj se manifestimi i ngjarjeve thjeshtë si ngjarje historike, pa e kuptuar porosinë e ngjarjes dhe pa implementuar në praktikë porositë e ngjarjes konkrete, jo që nuk jep efektet e duhura, por jep kundër efekte në drejtim ekspozimit dhe megalomanisë individuale te individë dhe shoqëri të caktuara. Kjo do të ishte vetëm një moment i vetëkënaqësisë ku përmes një ekspozimi oratorik dëgjon disa duartrokitje frenetike nga dëgjuesi. Read more…

27 TetKONTRATA MBI PRODHIMIN (عقد الاستصناع)

Shkruan: Jusuf ZIMERI

Kontrata mbi prodhimin (akdul istisna) ka për qëllim blerjen e një prodhimi i cili nuk ekziston në momentin e lidhjes së kontratakontratës së shitblerjes, e në këtë përfshihen çështjet të cilat do të prodhohen në të ardhmen, siç është industria apo dhe artizanatit e ndryshme. Kontrata mbi prodhimin është një kontratë e cila njihet që nga kohët e lashta, mirëpo në kohën bashkëkohore pas një zhvillimi marramendës të industrisë dhe teknologjisë moderne, ky lloj i kontratës është edhe nevojë imanente e kohës. Read more…

10 TetKurbani, sakrificë vetëm për hir të Zotit.

Shkruan. Jusuf Zimeri

All-llahu fuqiplotë në Kur’anin Fisnik thotë: “Tek All-llahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre (kurbanëve), por te Ai arrin bindja juaj. Ai ashtu ua nënshtroi ato  (kafshët) juve që ta madhëroni All-llahun për udhëzimet që ua bëri. Bamirësve merru myzhde”.El Haxh:37. Read more…