Archive for Nëntor, 2013

30 NënTë vdesim apo të jetojmë si musliman?

 Shkruan: Jusuf ZIMERI

Është fakt i kontratapa kontestuar se në aktin e vdekjes fshehën shumë mistere për të cilat nuk gjejmë shpjegime, por mendoj se këto mistere nuk ja më të mëdha te vdekja, se sa te vetë jeta e njeriut. Nëse vdekjen e marrim thjeshtë si përfundim i jetës, si stacion i fundit të udhëtimit të njeriut, atëherë konsiderojmë se misteri nuk fshehët tek vetë akti si proces, që në këtë rast është vdekja, por misteri fshehët te metodologjia e gabuar e qasjes tek vetë individ, për të zgjidhur misteret e jetës. Themi kështu nga vetë fakti se subjekti (individi) sa më shumë të arrijë të njohë të vërtetën madhore, qëllimin e krijimit të tij, sa më të qartë ta ketë itinerarin e jetës së tij, pra pikënisjen dhe pikë mbarimin, aq më të qartë do ta ketë edhe aktin e vdekjes. Thënë më thjeshtë, sa më shumë që ta njohim jetën, aq më shumë do ta njohim vdekjen. Read more…

29 NënKlasifikimi i mes’eleve (çështjeve) në literaturën e medhhebit hanefij

Muhamed Tekij el Uthmani

Juristët islamë (Fukahat) nga shkolla juridike hanefite ashtu iç kanëFikh bërë klasifikimin e dijetarëve- fukahave, kanë bërë edhe klasifikimin e  literaturës ku janë përfshirë çështjet (meselet) e fikhut. Qëllimi i këtij klasifikimi është që ti mundësohet dhe lehtësohet Muftiut që në momentin kur ka kundërthënie mes transmetimeve, të ketë mundësi që të zgjedhë atë që është më e thukët dhe më precize. Këtë e ka sqaruar dijetari eminent Ibni Abdini në veprën e tij “sherh ukud resmil muftij”[1] si dhe në hyrjen e veprës “Ed-durrul muhar”, ku ka sqaruar se sipas dijetarëve nga medhhebi hanefij çështjet e fikhut janë përfshirë në tre kategori, respektivisht tre lloje të literaturës, që janë: Read more…

26 NënA ndryshon dispozita islame me ndryshimin e kohës?!

Shkruan: Jusuf ZIMERI

Që në fillim të theksojmë se kjo çështje jo vetëm që është shumë e përpiktë dhe precize, por është edhe një  çështje shumë delikate dhe e ndjeshme, andaj studiuesit islamë kur kanë trajtuar këtë  tematikë e ndanë trajtuar me shumë vëmendje. Si rrjedhojë e këtij studimi në mesin e juristëve (fukahave) islam dhe dijetarëve të shkencës së Usuli Fikhut, është i njohur  parimi apo principi se “dispozitat ndryshojnë me ndryshimin e kohës”. Read more…

18 NënMos na i ofendoni hoxhallarët tanë!

Shkruan: Jusuf ZIMERI

Islami në trojet tona jo vetëm që po mbijeton, por edhe po jetoteyemmumn në shekullin e shtatë. Kjo vetvetiu nënkupton se mbijetesa e Islamit të shëndoshë në këto treva nuk është as mrekulli e as rastësi, por është kontribut i hoxhallarëve që flijuan shumëçka për ta ruajtur e kultivuar Islamin dhe për ta mbajtur njëherësh popullin nën hijen e freskët të fesë Islame. Kontributi i tyre ndërtohej mbi urdhërin fetar dhe kombëtarë për ruajtjen e jo vetëm të identitetit të tyre individual, por edhe identitetit kombëtar e fetar. Ata e kishin shumë të qartë sintezën e tyre se njeriu është nderuar vetëm atëherë kur mishërohet me të vërtetën madhore dhe të njëjtën të vërtetë ia dëshiron edhe shoqërisë në tërësi. Read more…

09 NënManifestimi i Ashuras sipas Islamit

Shkruan: Jusuf ZIMERI

 Nocioni “Ashura” është fjalë e gjuhës arabe, që donë të thotë e dhjeta. Me nocionin “ashura” në terminologjinë e islamit nënkuptojmë ditën e dhjetë të muajit Muharrem sipas kalendarit islamik. Se çfarë është vlera e kësaj dite në historinë e islamit gjemë disa transmetime nga Pejgamberi Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme që tregojnë se cila është arsyeja që dallon këtë ditë, pra ditën e dhjetë të muajit Muharrem, nga ditët tjera të vitit. Read more…