Archive for Dhjetor, 2013

29 DhjSunetet e namazit

Shejh Muhamed Alaudin ibni Muhamed Emin Abidin Ed-dimeshkij el Hanefij

Sunetet e namazit [1]. janë:

– Ngritja e duarve gjatë ose para marrjes së tekbirit fillestar deri te lobulli i veshit për meshkujt, kurse për femrat si për të lira ashtu edhe për robëreshat duart të ngritën në paralele me supet.

– Zgjerimi i gishtërinjve (mos ngjitja mes veti[2]) gjatë marrjes së tekbirit dhe kthyerja e shuplakave të dorës në drejtim të kiblës dhe mos ulja e kokës kur të merret tekbiri[3]. Read more…

27 DhjNamazet nafile

Shejh Muhamed Alauddin ibn Muhamed Emin Abdin Ed-Dimeshkij el hanefij

– Sunetet e forta (muek-kede) janë katër rekate para farzit të drekës, katër rekate para farzit të xhumasë dhe katër rekate pas farzit të xhumasë që fallen me një selam, e nëse falen me dy selame nuk është zhvendosur nga suneti. Gjithashtu sunete të forta (muek-kede) janë edhe dy rekate para farzit të sabahut, dy rekate pas farzit të drekës, dy rekate pas farzit të akshamit dhe dy rekate pas farzit të jacisë. Read more…

27 DhjShitblerja e sendit që nuk ekziston

Shkruan: Jusuf ZIMERI

Dijetarët islamë janë unik në mendimet e tyre se kontrata e shitblerjes mbi sendin i cili nuk ekziston në momentin e lidhjes së kontratës, ose ekziston mundësia e mosekzistimin të sendit të tillë, është veprim i pa lejuar, kurse kontrata e tillë konsiderohet kontratë e kotë (nula kontratë). Si shembull për këtë dijetarët sjellin shitjen e të voglit në barkun e nënës, shitjen e pemëve dhe perimeve para se të ekzistojnë ato etj. Read more…

27 DhjKontratat e pavlefshme të shitblerjes sipas jurisprudencës Islame

Shkruan: Jusuf ZIMERI

Kontrata e shitblerjes varësisht nga plotësimi apo mosplotësimi i rukneve apo kushteve të kontratës sipas juristëve islam, ndahet në:

01, Kontratë e vlefshme. Kontratë e vlefshme konsiderohet ajo kontratë që i plotëson të gjitha kushtet dhe ruknet (shtyllat) e kontratës të parapara sipas normativës, dhe njëkohësisht nga ajo kontratë formohen detyrime dhe të drejta. Read more…

27 DhjMes’hi mbi Meste

Imam Alaud-din b. Muhamed Emin  Abidin Ed-dimeshkij

Mes’hi mbi meste është veprim i lejuar dhe i vlefshëm nëse jepet mbi mestet e pastra, ose mbi njërën meste nëse personi është me një meste në rastet kur kryen nevojën biofizike si për burra ashtu edhe për gra, pastaj si në udhëtim ashtu edhe në shtëpi, edhe nëse janë të thurura prej materialit të trashë si p sh, lëkura, pambuku apo leshi, zhguni leshi i industrializuar, ose kerbasit[2], nëse plotësohen kusht që pasojnë. Read more…

24 DhjPesë porosi nga Pejgamberi Alejhis-selam

Shkruan:Jusuf ZIMERI

Transmetohet nga Ebu Hurejra i cili ka thënë: i Dërguari i Allahut Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme ka thënë: ”Kush i merr nga unë këto pesë cilësi të veproj me to, ose ia mëson tjetrit që të veprojë me to” Ebu Hurejre tha: Unë, o i Dërguari i Allahut. Tha: Më mori për dore dhe i numëroi ato cilësi duke thënë:

  1. Ruaju nga haramet, që të jesh njeriu më adhurues,
  2. Pajtohu me atë që ta ka ndarë All-llahu xh.sh. (nga furnizimi), do të jesh njeriu më i pasur,
  3. Sillu mirë ndaj fqinjit tënd,  që të jesh besimtar (mu’min),
  4. Dëshiroja njerëzve atë që e donë për veten tënde, do të jesh musliman (muslimen),
  5. Mos e shto qeshjen tënde, sepse e qeshja e tepërt e vdes zemrën.

(Ahmedi, Termidhiu) Read more…

22 DhjSigurimi i borxhit në kontratën shitblerjes me këste

Shkruan: Jusuf ZIMERI

Nisur nga fakti se me arritjen e çdo lloji të kontratës e edhe kontratës së shitblerjes, vetvetiu nënkuptohet se pasojnë edhe detyrime. Mirëpo kur jemi te kontrata e shitblerjes me këste, nënkuptojmë se pagesa me automatizëm shndërrohet në borxh të blerësit ndaj shitësit. Në raste të tilla, është krejt normale dhe e drejtë që shitësi të ngre shqetësimin e tij për pagesën, respektivisht mos pagesën e borxhit. Read more…

22 DhjMonopolizimi (el Ihtikaru)

Shkruan: Jusuf ZIMERI

Me nocionin monopol nënkuptojmë një treg me një furnizues të vetëm të të mirave dhe shërbimeve, i cili në mënyrë autonome pa kurrfarë konkurrence gjykon mbi mallin dhe mbi çmimin, sasinë dhe vlerën që duhet të paraqes para konsumatorëve. Në esencë, monopolizimi është akt i cili bllokon tregun e lirë, dhe ndikon drejtpërdrejtë në uljen e cilësisë së mallit në njërën anë dhe ngritjen e çmimit në anën tjetër, duke ngulfatur konkurrencën e tregut dhe kështu duke dëmtuar konsumatorët. Read more…

21 DhjSHITBLERJA ME KËSTE

Shkruan: Jusuf ZIMERI

Kontrata e shitblerjes më këste është një ndër kontratat e shitblkontrataerjes thuajse më të përhapura në kohën bashkëkohore. Kjo vjen si rezultat i konkurrencës së tregut në njërën anë, dhe ndoshta si rezultat i rënies së faktorit blerës në anën tjetër. Kjo kontratë në kohën bashkëkohore trajtohet si në nivelin e individual, ashtu edhe në nivel të kompanive, ngase këtë formë të shitblerjes shumë kompani e konsiderojnë si mjet për të bërë përfitime dhe si i tillë konsiderohet një mjet i fuqishëm i financës moderne. Read more…