Archive for Shtator, 2014

16 ShtDispozita Islame për përdorimin e monedhave

Shkruan: Jusuf ZIMERI

S’ka dilemë se monedha- paraja është një element i rëndësishëm për vlerësimin e ekonomisë. Pra monedhat janë standarde të rëndësishme për përcaktimin e vlerës së kapitalit, për dallim nga para e arit dhe argjendit që në esencë janë vlerë dhe kapital. Duke u nisur nga ky parim, juristët islam debatuan rreth dispozitës së përdorimit të monedhave që nuk janë nga ari dhe kartëmonedhave, pavarësisht si quhen ato. Read more…

14 ShtDispozita e vizitës së varrit të Pejgamberit Alejhis-selam

Prof. Dr. Nurudin Itri

Ekziston konsensus (ixhma) për faktin se dispozita e vizitës së varrit të Pejgamberit a.s. është Sunnet. Për këtë dëshmon Dijetari eminent el Kadi Ijad në veprën e tij “Eshifa” (2/148-149) thotë: Vizita e varrit të Pejgamberit s.a.v.s. është sunet  nga sunetet e muslimanëve, e për këtë ka konsensus të ummetit.n konsensusi i muslimanëve në çdo vend dhe kohë, e për këtë kanë sqaruar dijetarët eminent të Ummetit siç është Kadi Ijadi, Imam Neveviju, Kemaludin ibni el Humami, Sundiju dhe shumë të tjerë.

Read more…

14 ShtLIBRI I PASTËRTISË- kapitulli i abdesit (1)

Autor: Ahmed Uthmani Et-Tehanevij,

Kapitulli rreth cilësisë së abdesit dhe vlerës së tij.

Allahu xh.sh. thotë: “O ju që keni besuar, kur të ngriteni për nabdesë namaz  pastroni fytyrat tuaja dhe duart tuaja deri mbi bërryle, jepni mes’h kokave tuaja dhe lani këmbët deri mbi nyjen e këmbës”.

1.      Na ka treguar Abdulaziz ibn Abdullah el Uvejsi i cili ka thënë: më ka treguar Ibrahim ibn S’adi nga ibni Shihabi se vërtet Ata ibn Jezidi e kishte informuar atë se Himrani, i liruari i Othmanit e ka informuar se, ai e kishte parë Othman b. Afanin i cili kishte kërkuar një enë me ujë për abdes, i lau duart e tij tri herë radhazi, pastaj e futi dorën e tij të djathtë në enë, mori ujë dhe me të e pastrojë gojën dhe hundën, pastaj e pastrojë fytyrën e tij tij tri herë dhe krahër deri mbi bërryla tri herë, pastaj, i dha mes’h kokës së tij, pastaj, i pastroi këmbët tri herë deri mbi nyjen e këmbës, e pastaj tha:i Dërguari i Allahut Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme  ka thënë: “kush merr abdes të ngjashëm me abdesin tim, pastaj i falë dy rekate duke mos i prishur ato me veten e tij, ai falet për mëkatet e bëra“. Regjistron Buhariu[1] (p.1 f.27) Read more…

10 ShtDemokrati i ri me ideologji të vjetër komuniste

(Reagim ndaj shkrimit me titull “Xhemijeti i RI” nga autor Blerim Latifi, mësimdhënës i filozofisë politike në Universitetin e Prishtinës)

Shkruan: Jusuf ZIMERI

Autori opinionin e tij e paraqet përmes metodologjisë së tij analitike duke krahasuar islamit politik, siç  ka oreks ta quan ai,  i cili nuk  shtrihet vetëm në vehabizmin  e importuar arab por edhe në tavolinën e punës së kryeministrit serb Nikolla Pashiqi, duke tërhequr paralele me organizatës politike të vitit 1919 e quajtur  apo siç  thotë autori e ashtuquajtura “XHEMIJETI- Bashkimi” me seli në në Shkup. Sipas autorit të tekstit Xhemijeti ishte një organizatë politike e cila ishte formuar nën ndikimin e qeverisë serbe, me qëllim zbehjeje të nacionalizmit shqiptar. Read more…

04 ShtFazat e zhvillimit të fikhut hanefij.

Shkruan: Jusuf ZIMERI

img078

Shumë kushë pa pasur asnjë lloj informacioni mbi themelimin dhe zhvillimin e medhhebit hanefij, hedh gurë dhe vnerë mbi këtë medhheb duke lansuar lloj lloj akuzash. Të anatemosh një shkollë juridike, një medhheb apo një akademi, de

Për hirë të vërtetës po shkruajmë disa rreshta rreth themelimit dhe zhvillimit të medhhebit hanefij, sa për të mposhtur akuzuesit se këtu nuk bëhet fjalë për rastësi, por bëhet fjalë për doktrinë shkencore islame.tyrimisht duhet pasur informacione dhe argumente të fuqishme, sepse në të kundërtën detyrimisht duhet shpallur i çmendur apo misionar tendencioz. Read more…