Archive for Prill, 2015

16 PriThënie nga Shejh Muhamed M. Sha’ravi

Përgatiti, përktheu dhe përshtati: Jusuf Zimeri

  • Ata që nuk besojnë (pabesimtarët) tentojnë të mbulojnë ekzistimin e Allahut. Mirëpo, vetë mbulimi i ekzistimit të Allahut të lartmadhrishëm është argument i prerë për ekzistimin e Allahut. Vlerësohet kështu ngase njeriu nuk mund të mbulojë një send që nuk ekziston. Në këtë mënyrë vërtetohet se vetë kufri (pabesimi) është argument për vërtetimin e imanit-besimit. 
  • Ka disa njerëz që të falin për gabimin e bërë, por nuk e shlyejnë gabimin. Këtë e vërteton fakti se ata se herë që të takojnë ta përmendin faljen, saqë i faluri do të thoshte: Më mirë do kishte qenë të më kishe dënuar se sa më ke falur e ma përmendë çdo ditë! Kurse Allahu xh.sh. e falë robin e Tij kur ai kërkon falje dhe menjëherë ja shlyen gabimin.
  • Kur Allahu xh.sh. e krijoi Ademin a.s. që ai të luaj rolin e krijimit të tij në këtë jetë, ai nuk kishte asnjë mëkat, por gaboi më vonë e Allahu menjëherë ia mësoi pendimin, ai u pendua dhe Allahu xh.sh. e fali. Read more…