Archive for Maj, 2016

17 MajMuaji Sha’ban me plotë vlera dhe mirësi

Shkruan: Jusuf ZIMERIshaban

Hyrje

Muaji Sh’aban është muaji i tetë sipas kalendarit islamik, i cili radhitet, pas muajit të shenjtë Rexhep dhe i paraprinë muajit të bekur të Ramazanit.  Ky muaj, përveç se është një muaj i mbushur për plotë vlera specifike, në itinerarin e historisë islame, ky muaj për besimtarët islam, paraqet edhe një atmosferë të këndshme hareje e gëzimi për pritjen e muajit të shenjtë të Ramazanit. Prandaj, besimtari islam gatë këtij muaji, përmes formave të ndryshme, ngritë nivelin e adhurimeve, ngritë nivelin e gatishmërisë dhe përgatitjes shpirtërore dhe fizike për pritjen e muajit të bekuar të Ramazanit.Muaji Sh’aban është muaji i tetë sipas kalendarit islamik, i cili

Read more…

07 MajEmrat e bukur të All-llahut xh.sh.

earth-and-sun_1024x768_27507Emri Err-rrhmanu Err-rrahim (I gjithëmëshirshëm dhe Mëshirbërës) është emër gjithëpërfshirës me kuptim të thellë që në vete ngërthen edhe emrat tjerë të shumtë të All-llahut xh.sh. që janë përmendur në Kur’anin Famëlartë  nëpër shumë vende, por vetëm si shembull, Ai është Mbrojtës dhe Falës me mëshirën e Tij absolute të pa kufizuar për njeriun. Ai është i cili dhuron dhe plotëson të mirat dhe begatitë gjatë tërë jetës së njeriut. Përmes begative të Tij, të shumë numërta dhe të shumëllojshme, All-llahu xh.sh. prezanton  dobitë shpirtërore dhe fizike, i falë mëkatet dhe i pranon pendimet, i mbron nga gabimet dhe i mbulon ato dhe e udhëzon njeriun në rrugën e vërtetë. Read more…

07 MajDërgimi i paralajmërimit nga i Gjithëmëshirshmi është i qartë.

teyemmum

Për shkak të mëshirës dhe dhembshurisë së pa fund, Allahu xh.sh. dërgoi të dërguarit e Tij në mënyrë që të paralajmërojnë njerëzinë, dhe t’ua sqarojnë kuptimin dhe qëllimin final të kësaj jete dhe njëkohësisht t’i informojnë për ekzistimin e jetës së botës tjetër (Ahiretit). Pejgamberet gjatë tërë jetës së tyre munduan që njerëzit t’i udhëzojnë në rrugën e vërtetë dhe me lejen e Allahut xh.sh. t’i shpëtojnë nga injoranca. Si shembull i kësaj le të jetë thirrja e Nuhit a.s. i cili realisht me tërë potencialin e tij u mundua që njerëzve tu vërtetojë ekzistimin e Allahut të lartëmadhërishëm dhe fuqisë së Tij të përhershme, në mënyrë që të ndryshojë bindjet, besimet dhe të menduarit e tyre të gabuar. Kryeneçësia e tyre për të mos besuar në thirrjen e Nuhit a.s. tek ai nuk  mundi të ndikoi tek ai, që ai të   largohet nga rruga e tij, por për kundrazi ai bëri përpjekje maksimale që të zbatojë dhe plotësojë porositë e  Allahut  Read more…