Archive for Janar, 2017

05 JanMedhhebi hanefij nuk mbijetoi në saje të mëshirës së askujt !

Fjala e hapjes së konferencës nga kryetari i konferencës, prof. Jusuf ef. Zimeri.

بسم الله الرحمن الرحيم                            

الحمد لله الذي قال في كتابه الكريم : “إنما تخشى الله من عباده العلماء” والصلاة و السلام على رسولنا محمد القائل “العلماء ورثة الانبياء و على آله و اصحابه اجمعين

I nderuari Kryetar i BFI, Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, i nderuari Kryetar i Komunitetit Mysliman Shqiptar, H. Skender ef. Bruçaj, i nderuari përfaqësues i Myftiut H. Naim ef. Tërnava, Kryetar i Bashkësisë Islame të Republikë së Kosovës, i nderuari Kryetar i Kuvendit të BFI-së, H. Haki ef. Agushi, të nderuar udhëheqës të organeve dhe institucioneve të BFI në RM, dekan i FSHI-së, Drejtor i SHMI, myftinjë të Myftinive të BFI-së, udhëheqës të sektorëve të Riasetit të BFI në RM, të nderuar profesorë të Fakultetit të Shkencave Islame dhe të Medresesë, të nderuar teologë, hoxhallarë, imamë, vaizë, të nderuar studentë dhe mysafirë të tjerë, të nderuar mediume dhe të gjithë ju që jeni prezent, më lejoni që në emër të Këshillit organizativ të Konferencës dhe në emrin tim personal t’ju përshëndes të gjithëve me përshëndetjen islame, Es-selamu alejkum ve rahmetullahi teala ve berekatuhu, dhe mirë se vini në hapjen solemne të Konferencës shkencore me temën “Medhhebi Hanefij, prioritetet dhe sfidat”. Read more…

05 JanRrethanat socio-juridike në të cilat është sjellë Kushtetuta e BFI –së së vitit 1936 dhe rëndësia e saj për BFI-në dhe Muslimanët

Prof. Jusuf Zimeri

Dihet fare mirë fakti se gjatë sundimit Osman në Ballkan, zhvillimi i jetës islame ishte nën juridiksionin e shejhul islamit në Stamboll, prandaj me përfundimin e sundimit osman në trevat e Ballkanit, popullata myslimane e cila ishte autoktone në këto vende ngeli nën mëshirën e pamëshirës.  Prandaj, menjëherë pas vitit 1912 filloi edhe pushtimi i tokave shqiptare dhe aneksimi i tyre tokave serbo malazeze. Read more…

05 JanE drejta e akuzimit të tjetrit me Kufr (pabesim)!

Shkruan: Jusuf ZIMERI

Ata që nuk mësojnë nga burimi, nuk mund të mësojnë as nga historia. Sa më i ulët të jetë niveli i edukatës dhe arsimimit aq më e lirë është gjuha e njeriut, dhe sa më e lartë të jetë injoranca aq më trima janë injorantët. Këtë fakt gjithnjë e më shumë po e dëshmon edhe praktika ku po jetojmë. Read more…