Autor:  Jusuf ZIMERI

Sipas medhhebit Hanefij farzet (ruknet) e haxhit janë tre:

 1. Ihrami

Me shprehjen Ihram në kuptimin gjuhësorë nënkuptojmë të ndalosh diç që ishte e lejuar, kurse në terminologjinë e sheriatit islam nënkuptojmë: nijetin zemërorë për të kryer haxhin, bashkërisht me shqiptimin e Telbijes[1] me anë të gjuhës pa ndonjë ndarje mes nijetit dhe telbijes. Nga kjo nënkuptohet se Ihrami është nijet për Haxh-xh. Shqiptimi i nijetit është veprim i preferuar (mustehab) si p.sh. të thotë: Bëra nijet haxhxhin dhe hyra në Ihrame për hir të All-llahut”. Nëse personi i cili në momentin e veshjes së iharamave dhe bërjes nijet humbë vetëdijet apo alivanoset duke qenë në mikat, atëherë nijetin e haxhit për të mund ta bëjë dikush nga bashkudhëtarët e tij pasi të ketë bërë nijetin për veti, thotë: O Zoti im, ai dëshironte haxhin, lehtësoja atij, dhe e thotë telbijen. Ky nijet për të është i vlefshëm dhe konsiderohet se e ka plotësuar farzin. E njëjta dispozitë vlen edhe për të sëmurin që është në kllapë për shkak të sëmundjes. Nëse më tutje i kthehet vetëdija këtij personi, atëherë ai vazhdon vetë ti kryejë obligimet, por nëse humbja e vetëdijes vazhdon edhe më tutje, për të mund të bëjë personi i cili ka bërë nijet haxhin.

2. Qëndrimi në Arefat [2]

Qëndrimi në Arefat në kohën e caktuar është farz (rukn) i haxhit, qoftë edhe një çast dhe pavarësisht se qëndron në këmbë apo ulur, zgjuar apo në gjumë. Pejgamberi Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme ka thënë:
الحج عرفة
Haxhi është () Arefat
[3]

Koha e Arefatit është prej kohës së zenitit ditën e Arefatit deri disa çaste para lindjes së diellit ditën e bajramit. Haxhiu i cili nuk qëndron në Arefat brenda kësaj kohe konsiderohet se e ka humbur haxhit, dhe atë duhet përsëritur.

3. Tavafi zijaret

Është fjala për Tavafin i cili bëhet pas gjuajtjes së guralecëve ditën e parë të Bajramit. Ky tavaf quhet edhe tvaful iafada dhe është Farz i haxhit. All-llahu xh.sh. në Kur’anin Famëlartë ka thënë:

ثُمَّ لْيَقْضُوا تَفَثَهُمْ وَلْيُوفُوا نُذُورَهُمْ وَلْيَطَّوَّفُوا بِالْبَيْتِ الْعَتِيقِ

“Pastaj le ta heqin papastërtinë e tyre, le t’i zbatojnë premtimet e veta dhe le të sillen (bëjnë tavaf) rreth shtëpisë së lashtë”.[4]

Për tu plotësuar ky farz, nevojitet që haxhiu të bëjë së paku katër sjellje rreth Qabes, sepse tri sjelljet e fundit janë vaxhib.

Këto janë tre farze, apo për të qenë më i qartë tre rukne kryesore të Haxhxhit, e në vazhdim të kësaj të potencojmë edhe disa farze që ndërlidhen me kryerjen e këtyre farzeve e që janë:

1. Radhitja mes farzeve që nënkupton se tre farzet e lartpërmendura të kryhen radhazi, pra të fillohet me Ihramin, pastaj qëndrimi në Arefat dhe në fund tavafi zijaret.

2. Është farz që çdo farz të kryhet në kohën dhe vendin e vet.

3. Nijeti i tavafit farz është kusht i vlefshmërisë së tavafit, andaj, është farz e me këtë është për qëllim nijeti zemërorë e jo formal

Dispozita e këtyre farzeve është pavlefshmëria e haxhxhit nëse nuk zbatohen të gjithë këto farze. Nëse braktiset një nga këto farze pavarësisht me qëllim po me haresë, gabimisht apo pa dije haxhi është i pavlefshëm, dhe nuk mund të përmirësohet me therje të kurbanit.

Referencat
[1] Telbije quhet thënia Lebejke All-llahume lebejke
[2] Ky vend quhet Arefat për shkak se në këtë vend u njohën Ademi a.s. me Havan kur kishin zbritur nga Xheneti.
[3] Ahmedi
[4] Suretu El haxhxh : 29

Shkrime të ngjashme