20 nënZeqati në xehe dhe pasurinë e fshehur në tokë

Ky artikull është pjesa 2 nga 13 pjesë, në serinë e artikujve nga tema: Zeqati

Autor:Jusuf ZIMERI

Me fjalën zeqati në xehe dhe pasurinë nëntokësore nënkuptojmë pasurinë të cilën e cila gjendet në tokë dhe nuk e dimë pronarin e saj. Në këtë përfshihet çdo pasuri nëntokësore si p.sh, hekuri, bakri, nafta etj. Këtu kemi të bëjmë me pasurinë të cilën e ka krijuar All-llahu xh.sh. në tokë me krijimin e saj.Nga llojet e pasurisë së fshehur në tokë kemi edhe një lloj pasurie e cila është e fshehur nga njerëzit e cila quhet Rrekaz. Pasuri Rrekaz quhet ajo pasuri e gjetur në tokë e cila përmban simptome joislame pavarësisht se bëhet fjalë për ari apo argjend.

Sipas fukahave islamë, personi i cili e gjen pasurinë “Rekkaz” në tokën e cila nuk është pronë e askujt, obligohet të japë zeqatë 20 % do të thotë 1/5 e saj, pavarësisht se plotësohet apo nuk plotësohet nisabi i zeqatit, kurse pasuria tjetër i ngelë atij. Ky zeqatë i jepet arkës shtetërore të muslimanëve (Mbejtul Mal). Nëse pasuria e gjetur në tokë ka shenja të islamit, sikur të ketë ndonjë emër të ndonjë udhëheqësi islam, apo në te ka dëshminë, atëherë ajo pasuri lajmërohet dhe duhet të ruhet një vit, e pastaj mund që atë pasuri ta ndajë lëmoshë, ose ta shfrytëzojë për interesat e veta, mirëpo, pasi ta ketë shfrytëzuar për interesat e veta lajmërohet pronari i saj, atëherë duhet kompensuar atë.

Argumenti i cili flet për dhënien e zeqatit të pasurisë së gjetur nëntokësore është hadithi i Pejgamberit Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme ku thotë:

 فِي الرَّكَازِ الخُمُسُ

“Në pasurinë e gjetur në brendësi të tokës jepet zeqatë 1/5.”[1] Po ashtu edhe hadithi i Pejgamberit Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme se Pejgamberi Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme kur është pyetur për pasurinë e gjetur ka thënë:

 سُئِلَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ عَنِ اللُّقَطَةِ فَقَالَ مَا كَانَ فِي طَرِيقٍ مَأْتِيٍّ أَوْ فِي قَرْيَةٍ عَامِرَةٍ فَعَرِّفْهَا سَنَةً فَإِنْ جَاءَ صَاحِبُهَا وَإِلَّا فَلَكَ وَمَا لَمْ يَكُنْ فِي طَرِيقٍ مَأْتِيٍّ وَلَا فِي قَرْيَةٍ عَامِرَةٍ فَفِيهِ وَفِي الرِّكَازِ الْخُمْسُ

“Pasuria e cila është gjetur në rrugë kalimtare ose në ndonjë vendbanim, një vit duhet ta reklamoj dhe lajmërojë, nëse paraqitet pronari i kthehet e nëse jo, atëherë është e ytja. Nëse ajo pasuri është gjetur në rrugë jokalimtare ose jashtë vendbanimit për atë pasuri jepet zeqatë 1/5” [2]

 Zeqati në Xehe

Sipas mendimit të dijetarëve të medhhebit Hanefij xehet nëntokësore ndahen në tre lloje që janë:

1. Xehet që janë të ngurta, përpunohen, shkrihen dhe përsëri ngurren siç është ari, argjendi, bakri, plumbi etj. Në këtë lloj xehesh zeqatë jepet 20% ose 1/5 e saj, pa marrë parasysh sa është sasia e saj, plotësohet apo nuk plotësohet nisabi dhe nuk kushtëzohet të kaloj viti. Për këtë argumenton ajeti kur’anor ku thotë:

يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا أَنْفِقُوا مِنْ طَيِّبَاتِ مَا كَسَبْتُمْ وَ مِمَّا أَخْرَجْنَا لَكُمْ مِنَ الأَرْضِ

“ O ju që besuat, jepni nga më e mira e asaj që fituat dhe nga ajo që u dhamë prej toke”[3]

2. Pasuri e ngurtë që nuk shkrihet siç është gipsi, zingi, qymyri, gëlqerja etj. Për këtë lloj pasuri nëse nuk është nxjerrë për tregti nuk jepet fare zeqatë, e nëse është nxjerrë për tregti atëherë zeqati i saj është 2.5 %.

3. Pasuria e cila është në gjendje të lëngët e që nuk pranon ngurtësi si p.sh nafta, gazi, etj. Edhe në këtë pasuri nuk jepet zeqatë nëse nuk përdoret për tregti e nëse përdoret për tregti, atëherë zeqati i saj është 2.5 %.

Refeerncat
[1] Buhariu
[2] Nesaiu
[3] El Bekare : 267
Seritë<< Zeqati në bereqetet tokësoreZeqati në mallra tregtie >>
Shpërndaje
Fjalëzat: , , ,
Nuk ka përgjigje

Komento

Mbushni fushat dhe komentoni më poshtë.
Emri:
Posta:
Faqja:
Komenti: