Pyetja: Esselamu alejkum profesor Jusuf, a ekziston argument islam i cili flet mbi shtrirjen familjare dhe afërsinë e anëtarëve?
Konkretisht a ekziston argument i cili flet mbi atë se fëmija i vëllait apo ai i motrës është më i afërt?

Përgjigja:

I nderuar ekzistojnë argumente nga islami që përshkruajnë afërsinë familjare nga aspekti i obligueshmërisë dhe përgjegjësisë ndaj anëtarëve të familjes, si në aspektin horizontal ashtu edhe në atë vertikal. Këtu kemi fjalën aspektin e paraardhësve siç janë babai, gjyshi, gjyshi i gjyshit etj, ose nga aspekti i pasardhësve siç janë djemtë, nipat dhe fëmijët e  tyre. Kurse në anën e krahëve kemi vëllezërit, djemtë e tyre e kështu me radhë dhe motrat e fëmijët e tyre me radhë.

Në pyetjen konkrete tuajën nuk kemi hasur në ndonjë argument që thekson  prioritetin e njërës palë nga tjetra për shkak të gjinisë, e veçanërisht kur bëhet fjalë për të njëjtën kategori siç pyetni ju. Kjo çështje nëse kundrohet nga aspekti i prioritetit të edukimit të fëmijëve, normalisht se femrat kanë prioritet kur janë të të njëjtës kategori, por nëse kundrohet nga aspekti i të drejtës trashëgimore gjejmë se gjinia mashkullore ka më shumë prioritet në këtë çështje. Sa i përket se cili është më i afërt, nipi nga vëllai apo nga motra, mund të them se që të dy përfundojnë në një pikë të përbashkët, e edhe distanca mes tyre është e barabartë dhe nuk mund të themi se njëri apo tjetri është më i afërt se tjetri.

Ve bil-lahi teufik

Llojan, 13.11.2011

Shkrime të ngjashme