El Hasirij 546-636h = 1151-1238m

Shkruan: Jusuf ZIMERI

Mahmud b. Ahmed b. Abdus-sejid b. Othman ebul hamid Xhemaludin el Buhari El Hasirij[1]. Ka lindur në Buhara dhe atje kishte mësuar nga dijetari i famshëm  Kadi Hani.  Gjithashtu kishte mësuar edhe nga Mensur el Ferravi si dhe në Halep kishte mësuar nga Sherif ebu Hashimi. Ka jetuar në Damask ku dhe kishte vdekur. Kishte punuar si ligjëruaes në medresen En-nurije. Nga veprat e tija më të njohura janë; “Et-tahrir fi sherhi el xhamiil kebir” dorëshkrim në shtatë vëllime, ”Hajru matlubi fil ilmi el mergubi” dorëshkrim nga lëmia e fikhut, “Et-tarikatu el hasirije fil hilafi bejne eshafiijeti vel hanefijeti”dorëshkrim, “En-nexhmul hadi es-sari ila hili elfadh sahihul buharij” dhe vepra “el vexhiz” dorëshkrim që përfshin fetva nga fikhu hanefij.



[1] Hajrudin Ez-Zirkelij, el Ealam 7/161, xhevahirul mudije 2/155, – Ibni Kutlubuga, Taxhu et-teraxhimi fi tabekatil Hanefijeti.- Ismail pasha el Bagdadi, Hedijetul Arifin.

Shkrime të ngjashme