Shkruan: Jusuf ZIMERi

Jam i vetëdijshëm se shumë kujt nuk do ti pëlqejë ky titull, besa as mua jo, por realiteti është më i fuqishëm se unë dhe ti, andaj realitetit patjetër duhet nënshtruar që të mos biem nën statusin e këtij titulli. Megjithatë jo vetëm që mendoj por jam edhe shumë i bindur, se ata që e dinë se njeriu është krijesa më e përsosur në konstruktin dhe formën më të përsosur, në vlerat më të larta, krijesa më e dashur te Krijuesi, ata që dinë qëllimin e krijimit të tyre, ata që dinë se prej ku kanë filluar dhe ku e kanë përfundimin jo që nuk do të preken me këtë titull, por e përkundrazi e ndiejnë veten si krijesa më të ngritura  se të gjitha krijesat, andaj edhe falënderojnë Krijuesin e tyre që nuk kanë rënë nën ndikimi e vetive shtazarake që të fitojnë statusin e këtij titulli.

Kohëve të fundit gjithnjë e më shumë o dëgjojmë nëpër mediume si ato të shkruara ashtu edhe ato elektronike ku të çoroditurit po organizojnë në emër të kulturës, civilizimit, artit, tolerancës, modernizmit, shkencës dhe mbi të gjitha në emër të lirisë së të shprehurit, menduarit edhe vepruarit, shoqërinë njerëzore po e shpijnë drejt shtazërisë. Në emër të lirisë së veprimit shumë burra po e përqafojnë tezën e homoseksualizmit dhe shumë femra tezën e lezbizmit etj, etj. Kurse disa nga “intelektualët, analistët, humanistët, juristë, sociolog, filozof” etj, më falni edhe politikanë  këto veprime po i arsyetojnë në emër të lirisë, tolerancës e pse jo edhe të shkencës.

Meqë krejt këta paskan të drejtë që në emër të lirisë së shprehjes dhe mendimit po edhe veprimit të flasin e të veprojnë, edhe unë në emër po të kësaj lirie sonte vendosa të flas, edhe pse jam shumë i vetëdijshëm se dikush lirinë time e quan ekstremizëm e ti veten tolerancë dhe humanizëm.

Unë nuk di shumë, por e di një, se Krijuesi im më ka krijuar mashkull dhe veproj si mashkull, e ata që kanë probleme me këtë njohuri, pra që nuk e dinë se çka janë meshkuj apo femra, këtë turp mos t’ia hedhin shkencës e humanizmit, por vetes së tyre. Interesant është shumë kjo hipokrizi e pafund, në shtrat flenë me bashkëshorten apo bashkëshortin, e kur del nga shtrati kërkon të flejë me të gjinisë së njëjtë mashkulli me mashkull e femra me femër! Çfarë hipokrizie ! ai nuk e din se cilës gjini i takon, e këndej na shet demagogji se është shkencëtarë duke na shitur shkencë !!.

O njerëz, o ju që në emër të lirisë po na e deformoni shoqërinë, o ju që po na e shthurni familjen, nderin, fenë, kombin, racën e gjininë, liria nuk është absolute, ajo ka kufij. Pikërisht për këta tipa të kësaj kategori Krijuesi Absolut thotë: Ne krijuam shumë nga xhinët e njerëzit për xhehennem. Ata kanë zemra që me to nuk kuptojnë, ata kanë sy që me ta nuk shohin dhe ata kanë veshë që me ta nuk dëgjojnë. Ata janë si kafshët, bile edhe më të humbur, të tillët janë ata të marrët. 7/179

Po po, më  të humbur, sepse nuk ka ndodhur në historinë e kafshëve që  ndonjë  kafshë  ta tradhtojë gjininë  e tij, këtë  po e  bënë vetëm njeriu, andaj, sikur  kafshëve t’u propozohet që kjo kategori e njerëzve të rangohen me kafshët, sigurisht se ato në shenjë revolte dhe pakënaqësie do të protestonin sepse nuk pranojnë tradhtinë e gjinisë së tyre. Ato sigurisht se në protestat e tyre do ta kishin pankartën më ta madhe ku do të shkruhej “A ME KËTA  NJERËZ PO NA KRAHASONI NEVE”!!

Pse Zoti tha kështu në kur’an, se njeriu është si kafsha bile edhe më e humbur ?  mendoj se përgjigja e kësaj pyetje nuk është shumë e vështirë, por unë po jap vetëm një sqarim të shkurtë.

Njeriu për ka sy si edhe kafsha e syri të dy llojeve u shërben për të parë, njeriu ka veshë sikur edhe kafsha, e veshi shërben për të dëgjuar, e njeriu dallon se në vete ka të instaluar edhe sistemin e të menduarit dhe të logjikuarit. Kafsha përmes këtyre dy shqisave arrin ta njohë pronarin e vet dhe ai kur e thirr, ajo e dëgjon dhe i përgjigjet, e njeriu edhe krahas fuqisë së të menduarit nuk e njeh krijuesin e vet, as nuk i sheh argumentet e tij, e as nuk i dëgjon udhëzimet e Tij, e as që i përgjigjet. Pra dallimi qenka në faktin se kafsha kur thirret i përgjigjet ftesës, e njeriu nuk i përgjigjet. Andaj këtu është dallimi mes këtyre dy krijesave!!!.

Llojan 18 Dhjetor, 2012

Shkrime të ngjashme