El Hasan b. Muhamed b. el Hasan b. Hajdar b. Alij el Adevij el Umrij el imam Radijudin ebul Abas Es-Sagani[1]. Dijetar dhe fikhist i njohur hanefij me origjinë nga India i cili ka jetuar në Bagdad. Dijetari Hafidh Ed-Dimjati ka thënë Ai ishte dijetar, besnik dhe i sinqertë, ishte imam (i pari) në gjuhë, fikh, dhe hadith. Es-Sagani ishte shumë i fuqishëm në përdorimin e pendës, andaj kishte shkruar vepra të shumta por më të njohurat janë; “El Ahkam fi fikhil hanefij” “Tekmiletu es-sihah” në gjashtë vëllime, “Sherhu xhamiu es-sahih” nga Buhariu, “Mexhmeul bahrejni” nga lëmia e hadithit, “mexhmeul bahrejni” nga lëmi i gjuhës që përfshinë dymbëdhjetë vëllime, “Menasikul haxhi”, “Kitabul Feraid” nga fikhu, si dhe shumë vepra tjera


[1] . Ibni Kutlubuga, Taxhu et-teraxhimi fi tabekatil Hanefijeti – Ismail pasha el Bagdadi, Hedijetul Arifin.

Shkrime të ngjashme