Jusuf ZIMERI

 Bismils-lahirr-rrahmanirr-rrahim.

Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm Allahut xh.sh., Krijuesit absolut, i cili krijoi çdo gjë dhe sistemoi çdo gjë që të jetë në shërbim të qenies njeri, Krijoi njeriun që ta njohë dhe adhurojë vetëm Allahun xh.sh. qëjetë i lirë nga çdo lloj robërie tjetër, Salevatet dhe selamet mbi shpirtin e Muhamed Mustafas s.a.v.s. vula e pejgamberisë, i dekoruar nga Allahu xh.sh. me shpallje që njerëzit ti udhëzojë në rrugën e drejtë, në rrugën që Krijuesi i tij të jetë i kënaqur me të. Gjithashtu salevatet dhe selamet edhe mbi familjen e Muhamedit a.s., mbi shokët e tij (sahabët), tabiinët dhe mbarë besimtarët islam të cilët me sinqeritet e dashuri ndjekën dhe ndjekin rrugën e Kur’anit dhe të sunetit të pastër të Muhamed Mustafas s.a.v.s. deri ditën e gjykimit. Më pas,

Të nderuar besimtarë, Allahu xh.sh. në Kur’anin Fisnik thotë:

إنَّ عِدَّةَ الشُّهُورِ عِنْدَ اللَّهِ اثْنَا عَشَرَ شَهْرًا فِي كِتَابِ اللَّهِ يَوْمَ خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ مِنْهَا أَرْبَعَةٌ حُرُمٌ ذَلِكَ الدَّيْنُ الْقَيِّمُ فَلَا تَظْلِمُوا فِيهِنَّ أَنْفُسَكُمْ وَقَاتِلُوا الْمُشْرِكِينَ كَافَّةً كَمَا يُقَاتِلُونَكُمْ كَافَّةً وَاعْلَمُوا أَنَّ اللَّهَ مَعَ الْمُتَّقِينَ:

ايها الناس ان الزمان قَدِ اسْتَدَارَ كَهَيْئَتِهِ يَوْمَ خَلَقَ اللَّهُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ ، السَّنَةُ اثْنَا عَشَرَ شَهْرًا ، مِنْهَا أَرْبَعَةٌ [ حُرُمٌ ، ثَلَاثَةٌ ] مُتَوَالِيَاتٌ : ذُو الْقَعْدَةِ ، وَذُو الْحِجَّةِ ، وَالْمُحَرَّمُ ، وَرَجَبُ مُضَرَ الَّذِي بَيْنَ جُمَادَى وَشَعْبَانَ .

Te All-llahu numri i muajve është dymbëdhjetë (sipas hënës), ashtu si është në librin e All-llahut prej ditës kur krijoi qiejt dhe tokën. Prej tyre katër janë të shenjtë. Kjo është fe e drejtë. Pra, mos e ngarkoni (me mëkat) veten tuaj në ata (katër muaj). Luftoni të gjithë idhujtarët pa dallim, siç ju luftojnë ata juve pa dallim, e dijeni se All-llahu është me ata që ruhen (të këqijave). Etevbe: 36

Në kontekst të kësaj transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s.  në Haxhin e tij ka ligjëruar, ditën e kurban bajramit në Mina, e në mesin e tjerave ka thënë: O ju n jerëz, vërtetë koha qarkullon ashtu si ka qarkulluar ditën kur Allahu xh.sh. ka krijuar qiejt dhe tokën, viti ka dymbëdhjetë muaj, e prej tyre dhjetë janë të shenjtë, tre prej tyre janë radhazi, që janë muaji Dhulka’de, Dhulhixhe, dhe Muharrem, e njashtu edhe muaji Rexheb, i cili është të muajve Xhemad dhe Sha’ban. Buhari dhe Muslimi

Të nderuar besimtarë Islam, dëshira e Allahut xh.sh. ishte që në mesin e krijesave të dalloj dosa krijesa prej disave, pastaj nga mesi i llojit të njëjtë të dallojë disa prej disave. Dëshira e Allahut xh.sh. ishte prej njerëzve të dallojë Pejgamberët, e prej Pejgamberëve të dallojë vulën e Pejgamberisë, Muhamed Mustafan s.a.v.s., nga të gjithë të tjerët, që nga vendet të dallojë disa vende, nga vendet më të dalluara në rruzullin tokësorë janë vendet ku janë ndërtuar Xhamitë, vende këto që i Dashuri i jonë Muhamedi a.s. i ka quajtur kopshte të xhenetit, e nga Xhamitë tjera ka dalluar Qabenë si si vendin më të shenjtë në rruzullin tokësorë, pastaj Xhaminë e tij në Medine e pastaj Xhaminë e Aksas në Jerusalim. Nga koha e shtrenjtë ka dalluar disa kohë, si më të çmuara për adhurim, siç janë muaji i Ramazanit, nata e zbritjes së Kur’anit (lejletul kadri). Të gjithë këto dallime dhe vlerësime në hapsirë, respektivisht në univers sillen brenda kornizës së matjes kohore që ne e quajmë vit. Allahu xh.sh. përmes ajetit kur’anor që e lexuam në fillim, na tregon se numri i muajve të llogaritjes së kohës në jetën e kësaj bote është dymbëdhjetë muaj, e këto dymbëdhjetë muaj rrumbullakësojnë vitin hënor, ku njerëzit shënojnë ngjarjet e jetës së tyre.

Në esencë informimi se një vit rrumbullakohet prej dymbëdhjetë muajve, sot nuk paraqet ndonjë çështje të panjohur në mesin tonë, madje  ndoshta dikush të thoshte se kjo informatë na është bërë e qartë nga shkencëtarët, astronomët të cilët me plotë precizitet kanë ndarë vitin në muaj, ditë, orë etj.

Mirëpo nëse ajetin e kundrojmë pak me më shumë vëmendje, me lehtësi konstatojmë se qëllimi i informimit se viti rrumbullakësohet me dymbëdhjetë muaj nuk është qëllimi final i ajetit, porse pika ku duhet të koncentrohemi me vëmendje është pjesa e ajetit ku thotë: “ashtu si është në librin e All-llahut prej ditës kur krijoi qiejt dhe tokën”. Komentuesit e Kur’anit fisnik nocionin “Fi kitabil-lah” që në përkthim të lirë e kemi përkthyer në “librin e Allahut”, ka për qëllim Levhi mahfudhin, pllakën ku Allahu xh.sh. ruan sekretet e Tij, pra në diturinë e Allahut xh.sh.. Të nderuar besimtarë islam, nga kjo nënkuptojmë se llogaritja e kohës në dymbëdhjetë muaj sipas llogarisë së hënës ishte në diturinë e Krijuesit Absolut, para se Ai të krijonte, qiejt dhe tokën, pra se të krijonte njeriun dhe thjesht thënë para se të krijonte universin. Me diturinë e Tij absolute, Allahu xh.sh. Krijoi planetet dhe i sistemoi në atë mënyrë që llogaria e saktë e kohës të dalë dymbëdhjetë muaj. Në anën tjetër këtu na del në pah edhe fakti se preciziteti i llogarisë së kohës mund të bëhet vetëm përmes llogarisë së hënës, kurse llogaritja e kohës sipas llogarisë së diellit me të cilin vepron sot shumica e njerëzve, është llogari jo precize dhe llogari me difekte që paraqitet në çdo katër vite.

Të nderuar xhematë, përderisa aktualiteti i këtij ajeti qarkullon me botën njerëzore, lirisht mund të themi se këtu fshehet edhe urtësia që vërtetonë se Kur’ani Fisnik është mrekulli e gjallë që jetonë me botën njerëzore derisa të jetojë universi. Kjo mrekulli jo vetëem që ka sfiduar por edhe ka përbaltur të gjitha tentativat që janë bërë për ta vërtetuar të kundërtën e asaj që vërteton dhe shtjellon ky ajet kur’anor.

Të nderuar xhematë, pastaj Allahu xh.sh. përmes këtij ajeti vazhdon e thotë: “Prej tyre katër janë të shenjtë”. Pra, prej këtyre dymbëdhjetë muajve, katër muaj janë të shenjtë. Edhe pse ajeti nuk përmend emrat e atyre muajve që janë të shenjtë, një sqarim të tillë e kuptojmë përmes shpjegimeve dhe sqarimeve që na i bënë i Dërguari i Allahut s.a.v.s., sepse ai ishte dhe ngeli i vetmi interpretues me imunitet nga Allahu xh.sh. që përmes shpjegimeve të tij, plotësoi dispozitat e Islamit. Pejgamberi a.s. ishte shpjegusei jo vetëm teorik i Kur’anit dhe por ishte edhe shpjeguesi praktik, apo siç e qunain ai ishte Kur’ani i gjakllë që lëvizte  mes njerëzve. Andaj të nderuar besimtarë i Dërguari i Allahut s.a.v.s. në shpjegim e këtij ajeti na e bëri të qartë se katër muajt që ky ajet i trajton të shenjtë janë; muaji Dhulka’de, muaji Dhulhixhe, muaji Muharrem dhe muaji Rexheb. Këtë shpjegim siç na tregojnë transmetuesit e haditheve Perjgamberi a.s. e bëri gjatë ligjeratës së tij duke qenë në haxhin e tij, pra në haxhion e lamtumirës.

Nëse shikojmë në emrat e këtyre katër muajve të shenjtë dhe në radhitjen e tyre kalendarike, vërejmë se muaji Dhulka’de i prinë muajit të haxhit që quhet Dhulhixhe, kurse muaji Muharrem është muaji pas muajit të haxhit. Përderisa nël muajin e Dhulhixhxhe besimtarët islamë kryejnë kushtin e pestë islam, haxhin, muaji dhulka’de është muaji kur shumica e muslimanëve udhëtojnë për në Mekë për të kryer këtë obligim islam, kurse muaji Muharrem është muaji në të cilin besimtarët islamë kthehen për në familjet e tyre pas kryerjes së haxhit. Pra këto tre muaj ndërlidhen me kushtin e pestë të islamit që quhet Haxh.sh. Këto muaj janë quajtur “hurum” sepse në këto muaj ndalohej lufta dhe gjakëderdhja te muslimanët. Dijetarët na vërtetojnë se ndalesa er luftës në këto muaj ishte që nga koha e Ibrahimit a.s. dhe u përcoll gjeneratë pas gjeneratë ky regull deri në kohën e Muhamediut a.s.. Këtë dispozitë nuk e prolongoi Islami, por përkundrazi e vërtetoi dhe e sistemoi. Themi se e sistemoi, sepse arabët në periudhën e injorancës (xhahilijetit) i respektonin këto muaj si të shenjtë sepse në këto muaj ishte e ndaluar lufta dhe gjakderdhja, por respektimi i tyre ishte vetëm formal, kurse aspekti praktik shpeshëherë dëshmonte të kundërtën e asaj që e thonin. Arabët në xhahilijet respektonin shenjtësinë e këtyre muajve, por në momentet kur tek ata paraqiteshin interesa klanore, fisnore apo edhe më të gjëra, për të arsyetuar veprimtarinë e tyre se kinse nuk kanë bërë lufta dhe gjakderdhje në muajt e shenjtë, ata deformonin llogarinë e kohës, keqëpërdornin kohën duke i zgjatur muajt më shumë se sa ato ishin në esencë. Andaj për ta ndërprerë këtë manipulim të tyre me kohën, Pejgamberi a.s. në haxhin e lamtumirës, në mënyrë shumë të qartë ua bëri me dije muslimanëve se numri i muajve te Allahu xh.sh. është dymbëdhjetë, kurse llogaritja e tryre tani e tutje do të jetë ashtu si llogaria kur Allahu xh.sh. krijoi qiejt dhe tokën. Me këtë i jepo fund devijimeve dhe arsyetimeve iracionale.

Kurse muaji Rexheb është muaji i shtatë i kalendarit islam, muaj ky që i paraprinë muajit Sha’ban dhe pas tij muajit Ramazan. Ky është muaji, të nderuar besimtarë qël neve sot jemi duke i përjetuar, e meqë është muaji i cili simbolizon përfundimin e gjysmës së vitit në farë mënbyrë është edhe muaji i llogarive tona për atë që kemi kaluar dhe për atë që do ta kalojmë në të ardhmen.

Pastaj Allahu xh.sh. vazhdon e thotë: “Kjo është fe e drejtë”. Sepse është rruga e drejtë, rruga me të cilën Allahu xh.sh. është i kënaqur. Kjo ëshjtë rruga stabile që shpien drejt shpëtimit të njeriut në të dy botat.

Më pas Allahu xh.sh. në mënyrë imperative na drejtohet duke na thënë, meqë kuptuat se këto katër muaj janë të shenjtë, ”Pra, mos e ngarkoni (me mëkat) veten tuaj në ata (katër muaj”.

Të nderuar xhematë, duke pasur parasysh këtë porosi kur’anore nga ky ajet, Dijetarët Islamë përfunduan dispozitën se veprimet e mirabrenda këtyre kytër muajve shpërblimet i kanë më të mëdha se muajt tjerë të rëndomtë, por njëkohësisht edhe mëkatet brenga këtyre katër muajve janë më të rënda se gjatrë muajve tjerë. Lidhje me këtë Ibni Abasi r.a. thotë:Mëkati në këto katër muaj është më i madh, por edhe veprimtari e misë ka shpërblimet më të mëdha në këto muaj.

Pra të nderuar besimtarë shfrytëzoni këto muaj, veçanërisht këtë muaj të cilin momentalisht jemi duke e përjetuar, shfrytëzoni me veprimtari të mirë kontruktive e produktive sepse shpërblimet janë më të mëdha se muajt tjerë, e në anën tjetër largohuni nga të këqijat dhe gabimet sepse edhe gabimet brenda këtij muaji janë më të rënda. Të nderuar Xhematë, agjërimi i veçantë në këtë muaj nuk është i ligjësuar, e as ndonjë namaz i veçantë, por agjërimi nafile, namazet nafile janë veprime të ligjësuar në të kohët, me përjashtim në ato kohë ku ka tekst për ndalimin e tyre, e për derisa veprimet e mira në[ këtë muaj shpërblehen me shpërblime më të mëdha se në muajt tjerë, shpejtoni në verpime të tilla, pra në agjërim nafile apo namaz, e punë tjera sepse shpërbilmet janë më të mëdha. Të nderuar xhematë, kur jemi te agjërimi, më duhet patjetër t’ju përkujtojë se shumë nga ne kemi ditë të pa agjëruara nga Ramazani, pra që i kemi boirxh, apo kaza, e tani derisa muaji i Ramazanit po afrohet ne kemi për obligim të shlyejmë borxhet tona sa më shpejtë, sepse borxhet kanë përparësi nga nafilja, andaj urdhëroni në sofrën e mëshirës së këtij muaji dhe kryeni obligimet tuaja, inshalla Allahu xh.sh. na ndihmon të gjithve.

I lutemi All-llahut xh.sh. që të na përforcojë imanin tonë, të na udhëzojë në rrugën që Allahu xh.sh. dhe i Dëlrguari i Tij janë të kënaqur me ne dhe veprimtarinë tonë. Velkhamdulil-lahi rabilalemin.

 (Ligjeratë e mbajtur para namazit të xhumasë në Xhaminë e fsh. Llojan nga hoxhë Jusuf Zimeri, më 24. 05. 2013)

Shkrime të ngjashme