(Pa)barazia mes femrës dhe mashkullit

Shkruan: Jusuf ZIMERI

 (Shkëputë nga libri “Emancipimi i femërs dhe moda” botuar 2003.

Lëvizjet kinse për emancipimin e femrës janë ngritur mbi baza euforike dhe joshëse për plotësimin e interesave të ndryshme t shoqërive dhe për plotësimin e ndjenjave të epshit. Pikërisht ky është motivi që këto lëvizje në start të jenë të gjykuara me dështim, por thënë realisht me shumë pasoja në integrimin e shoqërisë duke e prishur dhe rrënuar qelinë e parë të shoqërisë, familjen.

Lëvizjet për emancipimin e femrës kanë mundësuar që shtete të përparuara të bëjnë sistem të ligjeve që garantojnë barazinë e dy gjinive në të gjitha sferat e jetës, por megjithate realiteti është ndryshe, ngase femra përsëri nbeti e pabarabartë me mashkulin. Sot bota bashkëkohore ka evituar të gjithë factorët që lëvizja për emancipim i trajtoi si barrikada për barazibnë e plotë midis dy gjinive, por përsëri rezultati mungon.

Nga tërë këto orvatje u fitua vetëm edhe një dështim i femrës duke humbur vlerat e mirëfillta si psh, turpin, moralin, menjëfalë vlerat e krijimit të saj. Këto teori e nxorën femrën nga shtëpia, e nxorrën para syve të botës që ajo të ekspozoj lakuriqësinë e saj, e bënë të shetis krahë për krah me burrin duke humbur vlerat e një nëne me ndjenja të shëndosha, të një edukatorie të ndershme, ndikuan që femra të humbë gjithçka të saj, por nuk ia bënë të mundshme që t’ia arrij qëllimit të saj.

Nga kjo nënkuptohet se dallimet që bëheshin midis mashkullit dhe femrës nuk bëheshin për shkak të factorëve që konstatuan apeluesit për emancipimin e femrës, por nga faktorë që mbështetën në natyrshmërinë e krijimit të femrës, sepse po të ishte ashtu, atëherë me evitimin e factorëve shoqërorë, do të arrihej edhe rezultati i dëshiruar, por kjo akoma nuk ndodhi.

Ky është argument për intelektualët dhe shkenctarët e mirëfilltë që sinjalizon se përcaktimi i diagnozës është i gabuar. Për këtë arsye ky dështim ishte një zile alarmuese për shkencëtarët që problemin ta ristudjojnë esencialisht që nga fillimi. Andaj, shkencëtarët duke bërë analiza të shumta dhe të hollësishme dolën me konkluzën shkencore se dallimi midis dy mashkullit dhe femrës nuk bëhet për shkak të faktorëve shoqërorë, siç u tha deri më tani, por për shkak të factorëve biologjik që ndikojnë edhe gjatë krijimit të tyre, respektivisht para lindjes.

Lidhur me këtë studjuesi dhe teologu i njohur kosovar N. Ibrahimi duke u mbështetur në mendimet e disa dijetarëve Islam thekson se ; barazia (midis femrës dhe mashkullit J.Z) është i pakuptimt në atë mënyrë sikur edhe diskutimi mbi barazinë e trëndafillit dhe jaseminit. اdonjëri ka aromën e vet, formën dhe bukurinë e vet. Mashkulli dhe femra nuk janë të njejtë, çdonjëri ka funksionin dhe karakteristika të ndryshme. Femrat nuk janë të barabarta me meshkujt pëkërisht për atë shkak se as meshkujt nuk janë të barabartë me femrat. Islami i koncipon funksionet e tyre në shoqërinë muslimane jo si antagoniste por si kmplementariste. اdonjëri ka detyrat që janë në pajtim me natyrat dhe konstitucion specifik.[1]

Barazia moderne në të cilën insiston perëndimi është aplikimi i një parimi juridiko-social në një lëmi thuajse të pa përshtatshme, me çka nivilizohen dallimet objective psikofizike, kurse femës i bëhet dyfish e padrejtë me represionin e natyres së saj, përkatësisht femërores dhe humbjen e privilegjeve që në shoqërinë normale implokon natyrën enjejtë. Prapavia ekonimoke e “barazisë“ është një demagogji e llojit të vet në funkson të alibit, me të cilin dëshirohet të mbulohet sistemi i eksploatimit fizik dhe shpirtëror të femrave në universumin e mbyllur të prodhimit dhe konsumimit.[2]

Për dallimet që ekzistojnë mes dy gjinive, gjegjësisht për absurditetin e barazisë midis mashkullit dhe femrës falsin edhe argumentet shkencore e racionale.

Hulumtuesi amerikan Steven Golberg në veprën e tij botuar në vitin 1977 përveç tjerash shkruan: Dallimet midis mashkulit dhe femës nuk bëhet për shkak të factorëve shoqërorë, por ato janë dallime në natyrshmërinë e krijimit tëdy gjinive.

Studijuesi ndonëse u ballafaqua me ithtarët e lëvizjes për emancipimin e femrës duke e fyer dhe anatemuar, ai përsëri qëndroi stabil në qëndrimin e tij duke mos dashur të konfrontohet me realitetin shkencor dhe vazhdon duke sqaruar se; Dallimet midis dy gjinive janë rezultat i natyrshmërisë së hormoneve të clat ndikojnë te fëmia derisa ai të jetë në barkun e nënës. Për këtë arsye shohim se fëmijët meshkuj anojnë më shumë nga fuqia dhe dhuna se sa femrat, bile edhe atëherë kur tek ai akoma nuk ka ndikuar faktori shoqërorë.”

Mirëpo, kjo nuk don të thotë se mashkulli është më i mirë se sa femra, por nënkuptonë se mashkulli dallon nga femra.

Gjithashtu shkencarisht është konstatuar se dallimet midis dy gjinive fillojnë që në fillimin e foshnjës në barkun e nënës.

Studijuesi Dr. Aleksis Kareli, fitues i çmimit Nobë lidhur me këtë çështje të dallimit midis gjinive do të konstatoje se: dallimet midis mashkullit dhe femrës nuk janë vetëm në gjymtyrë si pjesë organike siç janë ani i saj dhe paraqitja e shtatzënësisë, por dallimet kanë të bvëjnë me natyrën e krijimit të saj. Dallimet janë të rezultuara nga vetë krijimi i pëlhurës dhe nga sistemi i absorbimit të elementeve kimike që dalin nga vezorja. Andaj, këto fakte i injoeuan anëtarët e lëvizjes, atëherë kur kërkauan identitetin e barabartë midis mashkullit dhe femrës si në arsim, sundim, pushtet dhe përgjegjësi të njejtë, sepse dallimet midis tyre janë të thella dhe esenciale.

Shkencëtari rus Anton Nemilov, kur flet për barazinë e femrës me mashkullin, midis tjerash thotë:” Barazia e plotë midis dy gjinive nuk është çështje e thjeshtë, andaj nuk duhet të ushqehemi me shpresa të rrejshme. Në bashkimin sovjetik janë bërë përpjekje mnë shumë se në çdo vend tjetër në botë për këtë çështje, por realiteti është diç tjetër. pabarazia midis  dy gjinive nuk bëhet për shkak të gabimeve praktike, por kjo teori ndeshet me fuqinë e natyrës, e cila ka rolin e saj, pra ndeshet me realitetin se dy gjinitë nukmund të barazohen nga aspekti biologjik, andaj edhe obligimet dhe përgjegjësia janë të pabarabarta.

Andaj, ligjet fiziologjike që kanë të bëjnë me funksionimin e pjesëve të trupit të njeriut janë statike sikur edhe ligjet që kanë të bëjnë me lëvizjet e yjeve në kosmos. Ata nuk mund të ndryshohen për shkak të dëshirës së njeriut. Pikërisht për këtë duhet pranuar vetëm ashtu si janë, sipas natyrës dhe sistemit që Krijuesi i ka bërë të funksionojnë.

Nisur nga parimet tanimë mirë të argumentuara në mënyrë autentike, shkencore dhe fetare lehtë konstatohen dallimet midis dy gjinive. Ekziston teoria e çiftësisë, që nënkupton se çdo gjë është krijuar çift, andaj edhe qenia njerzore është e krijua çift, respektivisht mashkull dhe femër. Urtësia dhe sekretet e këtij krijimi në këtë formë i din vetëm Krijuesi, Allahu xh.sh., kurse njeriu mësoi diç për realitetin e funksionimit të kësaj ndarjeje, ngase cilës do palë t’ia mohosh funksionimin ose të tentosh ta shëndrrojmë në funksion të çiftit të tij, është e sigurt se jo vetëm që do të mungoj efekti dhe rezultati konstruktiv, por do të shkaktohen çrregullime serioze në shoqëri.

Po të bësh njësimin e funksionimit të telave të rrymës, qoftë pozitiv apo negativ, atëherë është e sigurtë se do të mungoj drita. اdo të ndodhte në botë sikur të mos ekzistonte ligji i çiftësisë, athua do të kishte ujë, shi etj, etj.

Shembuj të tillë ekzistojnë shumë në univers, por në fund cila do të ishte përgjigja e pytjes se; vallë sikur femra dhe mashkulli të kenë përgatitje dhe aftësi për të kryer punë, funksione dhe veprime të njejta, atëherë cila do të ishte nevoja e ndarjes së qenies njerzore në dy gjini ?. Sigurisht se kjo ndarje do të ishte e tepërt.!!!

Mendoj se thirrësit në emancipimin e femrës në këtë konotacion të fjalës, me tentativeë përtë evituar iluzionet dhe bestytënitë nga shoqëritë e lashta, kanë rënë në një iluzion tjetër që është jo më pak i dëmshëm, jo vetëm antiislam dhe antishkencor, por është kundër natyrës njerzore.


[1] N. Ibrahimi, Islami në trojet tona iliro-shqiptare gjatë shekujve, f.95

[2] Po aty.

Shkrime të ngjashme