27 DhjMes’hi mbi Meste

Imam Alaud-din b. Muhamed Emin  Abidin Ed-dimeshkij

Mes’hi mbi meste është veprim i lejuar dhe i vlefshëm nëse jepet mbi mestet e pastra, ose mbi njërën meste nëse personi është me një meste në rastet kur kryen nevojën biofizike si për burra ashtu edhe për gra, pastaj si në udhëtim ashtu edhe në shtëpi, edhe nëse janë të thurura prej materialit të trashë si p sh, lëkura, pambuku apo leshi, zhguni leshi i industrializuar, ose kerbasit[2], nëse plotësohen kusht që pasojnë.

Kushtet e lejimit të mesteve

Që të jenë mestet të lejuara për përdorim duhet plotësuar këto nëntë kushte që janë;

Kushti i parë; Veshja e mesteve pas pastrimit të këmbëve qoftë edhe pastrim dispozitiv, sikur në fillim ti ketë dhënë mes’h këmbëve mbi lidhëse njërës apo dyve dhe e ka pastruar tjetrën e pastaj ka veshur mestet. Në këtë rast i jep mes’h mesteve derisa të ekzistojë arsyeja për mospastrimin e këmbës, sepse mes’hi mbi lidhëse-fashë është sikur pastrimi i këmbës (nëse veshja e mestes bëhet para plotësimit të abdesit, por me kusht që abdes të plotësohet para se të ndodhë diçka që e prishë abdesin).

Kushti i dytë; Mbulimi i këmbës anash deri mbi zogun e këmbës, dhe se nuk prish punë nëse këmba shihet nga ana e epërme, gjithashtu nuk pengon mes’hin nëse mesta është e grisur më pak se sa grisja që pengon[3].

Kushti i tretë; Mundësia që të ecë normalisht me meste në sipërfaqe prej një Fersehu[4] apo më shumë pa ndonjë vështirësi të veçantë dhe pa veshur diçka mbi mestet. Nuk lejohet dhënia mes’h mbi mestet nga druri apo hekuri.

Kushti i katërt; Mestet të mos jenë të grisura më shumë se tre gishta nga gishti i vogël i këmbës.

Kushti i pestë; Qëndrimi i tyre në këmbë pa ndonjë vështirësi, për shkak të trashësisë së tyre.

Kushti i gjashtë; Mestet duhet të pengojnë depërtimin e ujit që të mos depërtojë në lëkurë kur tu jepet mest mbi to dhe nuk e lëshojnë ujin për shkak të trashësisë. Nëse jepet mbi çorape nuk guxon të shihet se çfarë ka në to për shkak të hollësisë së tyre dhe të mos jenë të rralla dh të tejdukshme saqë nuk mbulojnë çka ka nën to.

Kushti i shtatë; Të ketë pjesën e përparme të këmbës më shumë se sa tre gishtërinj të dorës[5], sepse nëse nuk i posedon pjesën e përparme të këmbës, atëherë nuk i jepet mes’h edhe nëse qëndron pjesa e prapme e këmbës[6].

Kushti i tetë; Ekzistimi esencial i pastërtisë pa tejemum, sepse nëse i ka veshur mestet pasi ka marrë tejemum e më pas ka gjetur ujë, nuk lejohet dhënia mes’h mbi mbeste, porse detyrohet ti pastroj këmbët.

Kushti i nëntë; Ai i cili i veshë mestet të ose jetë i pa pastër (xhunub) kur ti veshë mestet.

Personi i cili është mukim, në shtëpi mestet i mbanë veshë një ditë dhe një natë, kurse mysafiri tri ditë e tri natë[7].

Llogaritja e kohës së mesteve bëhet nga fillimi kur ka ndodhur ngjarja që e prishë abdesin pas veshjes së mesteve pasi që ishte i pastër, andaj nëse ka fjetur, llogaritja e kohës fillon me fillimin e gjumit e jo me kohën kur zgjohet nga gjumi. Nëse ka fjetur ose është sëmurë psiqikisht apo ka humbur vetëdijen dhe në këtë gjendje ka qëndruar tërë kohën, atëherë përfundon dhe prishet dhënia mes’h.

Nëse personi i cili është mukim i ka veshur mestet dhe i ka dhënë mes’h, pastaj ka udhëtuar para se ti skadojë afati i dhënies mes’h, në këtë rast vazhdon kohën e dhënies mes’h për mysafirin, kurse nëse mysafiri kthehet në vendin e tij, atëherë koha e dhënies mes’h është një ditë dhe një natë[8].

Farzi i mes’hit është sipërfaqja që përfshijnë tre gishtërinj duke filluar nga gishti i vogël i dorë[9] në gjatës dhe gjerësi për secilën këmbë duke e prekur një herë me dorë të lagët shpinën e këmbës. Nëse vendin ku duhet dhënë mes’h me dorë të lagur, e prekë uji, ose shiu dhe plotëson sipërfaqen e tre gishtave, atëherë kjo lagje lejohet[10] konsiderohet mes’h.

Sunenetet e mes’hit. Shtrirja e gishtërinjve të dorës duke i prekur mestet që nga maja e gishtërinjve të këmbës e deri te këmba[11].

Prishja e mes’hit.

Meshin mbi meste e prishin shtatë sende bile edhe më shumë e që janë;

1. Mes’hin e prishë çdo gjë që e prishë abdesin[12].

  1. Heqja e mestes nga këmba qoftë edhe njëra[13] e prishë mes’hin, apo grisja e tyre nëse del shumica e këmbës[14].
  2. Hedhja e ujit të tepër në njërën apo në të dy këmbët në mes të mesteve[15].
  3. Kalimi i kohës- afatit edhe nëse nuk i ka dhënë mes’h nëse nuk frikohet se do të shkatërrohet nga të ftohtit.
  4. Grisja që e pengon mes’hin mbi meste[16] ose grisja sa nuk mund të ecet me to.
  5. Dalja-skadimi i kohës së arsyes së veshjes, nëse i ka veshur duke qenë arsyeja prezentë.
  6. Shërimi i plagës së lidhur me fashë mbi të cilën i është dhënë mes’h, e pastaj mbi fashë janë veshur mestet.

Pas nxjerrjes së mestes mjafton pastrimi i shumicës së këmbës dhe ne këtë rast mjafton vetëm pastrimi i këmbës[17].

Nuk lejohet dhënia mes’h mbi kësulë pa varësisht se për çfarë lloji te kësulës bëhet fjalë, mbi dorëza apo mbi shaminë që femrat e bartin në fytyrë.

Mes’hi mbi lidhëse – fashë

Nëse hapet ndonjë plagë apo thyhet ndonjë asht dhe plaga apo thyerja janë lidhur me ndonjë fashë apo gips me qëllim shërimi, dhe nuk ekziston mundësia e pastrimit me ujë të kësaj pjese gjatë marrjes abdes qoftë edhe me ujë të ngrohtë[18], e as dhënia mes’h direkt e gjymtyrës, atëherë i jepet mes’h asaj pjese që ka mundësi ti jepet mes’h[19]. Në këtë rast mjafton ti jepet mes’h vetëm kësaj pjese nëse, sepse po qe se e zgjidh plagën e dëmton, apo ndoshta ka frikë se nuk mund ta lidhë vetë dhe nuk ka kush t’ia lidhë plagën.

“El hedij-jetu el Alaij-jetu

Përshtatë nga Arabshtja J. Zimeri

 

 


[1]. Meshi mbi meste është i vërtetuar me sunetin e pejgamberit s.a.v.s. edhe me fjalë edhe me praktikë. Merakijel Felah Shurunbilali.

[2]. Rrob i bardhë nga pambuku. Kamusul Muhit.

[3]. Shpjegimi do të vijë pak më vonë.

[4]. Një Ferseh përafërsisht është i barabartë me ecje e një ore e gjysmë këmbë.

[5]. Që të gjendet sasia obligative në meste, Murakijel felah, Shurunbilali

[6]. Nëse i është amputuar këmba mbi zogun e këmbës, atëherë lejohet dhënia mes’h këmbës tjetër. Murakijel Felah, Shurunbilali.

[7]. Kështu koha e bartjes së mesteve është transmetuar nga Pejgamberi s.a.v.s.

[8]. Sepse llogaria bëhet për kohën e fundit sikur namazi. Murakijel felah, Shurunbilali.

[9]. Ky është mendimi më i vërtetë, sepse dora konsiderohet mjeti i prekjes, e shumica e dorës është tre gishtërinj, dhe kështu është urdhëruar me sunet. Merakijel felah, Shurunbilali.

[10]. Nuk lejohet dhënia mes’h nën këmbës, as pas e as anash. Gjithashtu përsëritja e mes’hit më shumë se një herë nuk është sunet. Merakijel Felah, Shurunbilali.

[11].I dërguari i Allahut s.a.v.s. kishte kaluar pran një njeriu i cili pastronte mestet e tija me ujë, e preku me dorë dhe i tha:”Jemi urdhëruar me mes’h – fshirje” Nëse mes’hin e ka filluar nga këmba apo i ka dhënë mes’h për së gjëri, mes’hi i tij është i vlefshëm, por në kundërshtim me sunetin. Merakijel Felah, Shurunbilali.

[12]. Sepse Mes’hi është zëvendësim i abdesit, andaj çdo gjë që e prishë abdesin e prishë edhe mes’hin.

[13]. Hjekja e njërës meste obligon edhe heqjen e mestes tjetër.

[14]. Më e vërteta është grisja e një pjese te madhe të mestes ku i jepet mes’h, kurse shumica e merr dispozitën e tërës. Merakijel Felah, Shurunbilali.

[15].Sikur të ketë lënduar shumicën e këmbës, në këtë rast është i obliguar të pastrojë këmbën për ta ruajtur shumicën mes pastrimit dhe mes’hit. Merakijel felah, Shurunbilali.

[16]. Sipërfaqja prej tre gishtërinjve nga gishti i vogël i këmbës. Merakijel Felah, Shurunbilali.

[17]. Në këtë rast nuk ka nevojë të përsëritet i tërë abdesi.

[18]. Thuhet se nuk ka nevojë të theksohet uji i ngrohtë.

[19]. Me qëllim që mos të dëmtohet plaga me përdorimin e ujit. Merakijel Felah, Shurunbilali.

No comments

Place your comment

Please fill your data and comment below.
Name
Email
Website
Your comment