27 DhjNamazet nafile

Shejh Muhamed Alauddin ibn Muhamed Emin Abdin Ed-Dimeshkij el hanefij

– Sunetet e forta (muek-kede) janë katër rekate para farzit të drekës, katër rekate para farzit të xhumasë dhe katër rekate pas farzit të xhumasë që fallen me një selam, e nëse falen me dy selame nuk është zhvendosur nga suneti. Gjithashtu sunete të forta (muek-kede) janë edhe dy rekate para farzit të sabahut, dy rekate pas farzit të drekës, dy rekate pas farzit të akshamit dhe dy rekate pas farzit të jacisë.

– Mustehab është që të falen katër rekate para farzit të iqindisë, katër rekate para farzit të jacisë si dhe katër rekate pas farzit të jacisë[1] me një selam, e nëse donë i falë edhe dy rekate. Po ashtu është mustehab që pas farzit të drekës[2] të falen katër rekate sunet, si dhe pas farzit të akshamit gjashtë rekate me tre selame[3].

– Nga sunetet më të forta është suneti i namazit të sabahut[4], namaz ky i cili nuk lejohet ulur e as në mjet të udhëtimit pa arsye, për dallim nga namazi i teravive dhe suneteve tjera të cilat lejohen edhe pse falja e tyre ulur pa arsye[5], është sa gjysma e sevapit të faljes këmbë.

– Suneti i sabahut nuk lejohet të lihet pa e falur për dijetarin i cili jep fetva, e as për gjykatësin i cili punon me gjykimin dhe shqyrtimin e akuzave, as për nxënësin e diturisë që frikohet se po i humb mësimi ose diçka nga ai, për dallim nga sunetet tjera të cilat mund të lihen për këto gjëra. Andaj sunetet tjera duhet të falen kur të jenë të lirë n kohët tjera.

– Namazi i sabahut, falet kaza nëse me te ka ngelur pa u falë edhe farzi i sabahut, deri para kalimit të diellit në zenit (zevalit), e nëse ka ngelur pa u falur vetëm suneti i sabahut, nuk bëhet kaza. Ai gjithashtu nuk falet as para lidhjes e as pas zevalit.

-Nëse i ka falur dy rekate namaz nafile vullnetare duke menduar se mëngjesi akoma nuk ka hyr koha e sabahut, e më pas vëren se koha e namazit të sabahut paska hyrë, ato dy rekate i vlejnë për dy rekate sunet të sabahut.

– Suneti tjetër më i fortë pas sunetit të sabahut janë katër rekatet sunet para farzit të drekës, e pastaj të gjitha sunetet janë të barabartë.

– Në namazet që janë suneti i fortë(muek-kede) katër rekatëshe, në uljen (etehijatin) e parë këndohet vetëm etehij-jati dhe shehadeti, e kur të ngritët në rekatin e tretë nuk lexohet “Subhaneke All-llahume”, për dallim nga nafilet tjera katër rekatëshe ku në fillim të rekatit të tretë këndohet Subhaneke, pastaj eudhu bil-lahi dhe bismil-lahi, kurse në uljen e parë pas etehijatit lexohen edhe salevatet.

– Nëse falë namaz nafile më shumë se dy rekate dhe i plotëson katër rekate dhe nuk ka ndejtur ulur në etehijat vetëm se në fund të katër rekateve, namazi vlen istihsanen, sepse ai është bërë si të jetë një namaz, kurse farz është qëndrimi ulur n fund të namazit[6].

– Falja e më shumë se katër rekateve nafile me një selam gjatë ditës është mekruh, kurse gjatë natës më shumë se tetë rekate me një selam, kurse si ditën ashtu edhe natën më mirë është të falen nga katër rekate.

– Namazi i natës[7] është më i preferuar se sa namazi i ditës[8], si dhe zgjatja e qëndrimit në këmbë është më e dashur se sa rënia në sexhde shumë herë[9].

– Nëse falësi i namazit të nafiles dëshiron të falë ulur, ulet sikur në etehijat, porse gjatë leximit të Kur’anit i mabnë durt lidhur nën kërthizë.

Përkthyer nga libri : “El hedijjetul Alaijje”
Jusuf Zimeri


[1]. Katër rekate pas farzit të jacisë me një selam. Kjo bazohet në transmetimin e Aishes r.a. se pejgamberi s.a.v.s. para farzit të jacisë i falte katër rekate, pastaj edhe pas farzit të jacisë i falte katër rekate, e pastaj mbështetej dhe pushonte. Merakijel felah, Shurunbilali.

[2]. Pra që dy rekateve sunet tia shtojë edhe dy rekate dhe bëhen katër rekate. Merakijel Felah, Shurunbilali

[3]. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kush i fal pas namazit të akshamit gjashtë rekate, ai regjistrohet me penduesit” pastaj e lxoi ajetin:”vërtet Ai u fal atyre që pendohen”. Merakijel Felah, Shurunbilali.

[4]. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:” Dy rekate të namazit të sabahit janë më të dashur tek unë se sa tërë dunjaja dhe ajo çka është në te”, kurse në një transmetim tjetër thuhet ”më e mirë se tërë dunjaja dhe çka ka në te” Merakijel Felah, Shurunbilali.

[5]. Kjo është sipas mendimit që thuhet se janë vaxhib.

[6]. Sepse ky namaz është shndërruar në katër rekate. Mos qëndrimi në etehijat pas dy rekateve me harresë, detyron sehvi sexhde. Nëse nuk qëndron në etehijtin e parë, dhe ngritët në rekatin e tretë dhe i kujtohet se nuk ka qëndruar në etehijat, detyrohet të ulet , nëse në reqatin e tretë nuk ka bërë sexhde. Merakijel felah, Shurunbilali.

[7]. Veçanërisht namazi i cili falet në pjesën e tretë të natës. Merakijel felah, Shurunbilali.

[8]. Sepse namazi i natës është më i rëndë për njeriun. Allahu xh.sh. ka thënë: “I heqin trupat e tyre prej dyshekëve” Merakijel felah, Shurunbilali.

[9]. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:”namazi më me vlerë është ia që qëndrohet gjatë në këmbë“Merakijel Felah, Shurunbilali.

No comments

Place your comment

Please fill your data and comment below.
Name
Email
Website
Your comment