893-986 = 1488-1578
Jusuf (Sinanudin) b. Abdullah (Husamudin) b. Iljas el Emasi Err-rrumi i njohur me emrin Mulla Sinan . Gjykatës, mufesir dhe fikhist i njohur hanefij me origjinë nga Emasi i Turqisë. Kishte mësuar nga shumë mësues por më i njohuri ishte dijetari i njohur el Fenari. Fillimisht kishte ligjëruar nëpër shumë shkolla e më pas në Bagdad ishte emëruar inspektor i lartë.

Nga Bagdadi transferohet në gjykatën e Edrenes e më pas edhe në gjykatën e Stambollit, kurse më vonë ushtron edhe funksionin e gjykatësit ushtarak në vilajetin e Anadollit. Kah fundi i jetës iu përgatit një skenar për shkak të cilit u shkarkuar nga posti, porse më vonë u vërtetua pafajësia e tij. Veprat e tija më të njohura janë, “Hashijetu ala tefsiril Bejdavi” dorëshkrim, “ tenbihul gabiji fi ru’jeti en-nebij-ji”, e botuar dhe vepra “ tadlilu et-te’vili” e botuar.

Shkrime të ngjashme