926 -970 = xxx-1563
Zejnud-din b. Ibrahim b. Muhamed el Masrij i njohur me emrin Ibni Nuxhejmi emër ky që e trashëgon nga gjyshët e tij. Dijetar dhe punëtor i palodhshëm i medhhebit hanefij nga Egjipti dhe konsiderohej krenaria e Egjiptit. Kishte mësuar nga shumë dijetar në Egjipt por më të njohurit prej tyre ishin Shekir el Magribij, dhe Nurudin Ed-dejlemij.

Nga veprat e tija më të njohur janë: “El Bahru rraik, sherh kenzu Dekaik” botuar nga lëmia e fikhut në tetë vëllime, “El eshbah ven-nedhair fil furu” botuar nga lëmia e Usuli fikhut, “Erresail ez-zinije” botuar në lëminë e fikhut, “Lubul usul fi tahriril usul” nga ibi Humami “T’likul envari ala usulil menari” nga Nesefiu pastaj vepra “el fetava ez-zinije” e botuar.si dhe shumë vepra tjera.

Shkrime të ngjashme