xxx-1190
Ibrahimb. Mustafa b. Ibrahim el Medhari[1]. Dijetar i fikhut hanefij i cili gëzonte reputacion të veçantë në mesin e dijetarëve të kohës së tij.  Ka lindur në Halep dhe atje ka mësuar. Më vonë udhëtoi për në Kajro dhe atje kishte mësuar afër shtatë vite shkencat logjike.
Nga Egjipti u kthye në Damask dhe mësoi nga këto dijetarë Ebu elMevahib b. Abdulbakij, dijetar hanefij, Iljas el Kerdiju etj. Nga Damasku kishte shkuar në haxhxh dhe atje kishte mësuar nga Abdullah b. Salim el Basriju  dhe ebu Tahir b. Ibrahim El Kevraniu. Prej atje sërish u kthye në Kajro dhe atje sërish ndjek mësimet nga këto dijetar; Abdulmen’amEd-demnhuri, Salim En-nefravi, dijetar Malikij etj. Prej Kajros udhëtoi për në Stamboll dhe atje u angazhua vetëm me studime. Përveç leximeve dhe studimeve ai u mor edhe me shkrime,, e veprat e tija më të njohura janë: “Hashijuetu aladurril muhtar” vepër kjo të cilën e quajti “Tuhfetu el Ahjar”, pastaj vepra“Sherh xhevherul kelam”, etj. Ka vdekur në Stamboll në vitin 1190.

Referenca
[1] Ismailpasha el Bagdadi, – Mevsuatu tabekatul fukaha p. 12.

Shkrime të ngjashme