17 MajMuaji Sha’ban me plotë vlera dhe mirësi

Shkruan: Jusuf ZIMERIshaban

Hyrje

Muaji Sh’aban është muaji i tetë sipas kalendarit islamik, i cili radhitet, pas muajit të shenjtë Rexhep dhe i paraprinë muajit të bekur të Ramazanit.  Ky muaj, përveç se është një muaj i mbushur për plotë vlera specifike, në itinerarin e historisë islame, ky muaj për besimtarët islam, paraqet edhe një atmosferë të këndshme hareje e gëzimi për pritjen e muajit të shenjtë të Ramazanit. Prandaj, besimtari islam gatë këtij muaji, përmes formave të ndryshme, ngritë nivelin e adhurimeve, ngritë nivelin e gatishmërisë dhe përgatitjes shpirtërore dhe fizike për pritjen e muajit të bekuar të Ramazanit.Muaji Sh’aban është muaji i tetë sipas kalendarit islamik, i cili

Faza parapërgatitore për kryerjen e ndonjë veprimtarie të madhe, siç është agjërimi i muajit të Ramazanit, është me rëndësi të veçantë ngase, është një fazë stimuluese që asiston në përgatitjen fizike dhe psikike të besimtarit islam për të kurorëzuar me sukses veprimtarinë e tij. Rreth kësaj çështje tregon sahabiu i ndershëm Enes Ibni Maliki Allahu qoftë i kënaqur me të, duke thënë: “Shokët e pejgamberit Alejhis-selam kur e shihnin hënën e re të muajit Sha’ban, uleshin para mus’hafëve dhe lexonin Kur’an, të pasurit nxjerrin zekatin e pasurisë së tyre me qëllim që të varfrit dhe skamnorët të kenë më të lehtë agjërimin…”

 Agjërimi në muajin Sha’ban.

Nga agjërimet sunete (vullnetare) është edhe agjërimi ditëve të muajit Sha’ban. S’do mend se veprimet nafile kanë vlera të mëdha sepse përmes tyre arrihet kënaqësia e Allahut Fuqiplotë dhe njëkohësisht arrijmë të deponojmë edhe shegatin (ndërmjetësimin) e pejgamberit  [Alejhis-selam]. Sa i përket agjërimit të muajit Sha’ban gjejmë shumë hadithe të pejgamberit [Alejhis-selam] që vërtetojnë kujdesin dhe përkushtimin që i bënte pejgamberi [Alejhis-selam] agjërimit të këtyre ditëve. Në mesin e atyre haditheve, është edhe transmetimi nga Usame Ibn Zejdi, i cili thotë: i thash pejgamberit [Alejhis-selam]: O i dërguari i Allahut! Nuk të kam parë të agjërosh ndonjë muaj tjetër përveç Ramazanit, ashtu si agjëron muajin Sha’ban? Ai tha: “ky është një muaj, që njerëzit e hedhin në harresë, ky është muaji mes Rexhebit dhe Ramazanit. Ky muaj është që në te ngrihen punët tona te Zoti i Gjithësisë, e unë dua që punët e mia kur të ngrihen, unë të jem agjërueshëm”. (Nisaiu).

Në hadithin e transmetuar nga Aisheja [Radiallahu anha] e cila thotë: “ I Dërguari i Allahut [Alejhis-selam] agjëronte në muajin Sha’ban më shumë se sa në muaj tjerë. Ai në këtë muaj i linte vetëm disa ditë pa i agjëruar, sepse ai e agjëronte thuajse tërë muajin Sha’ban”. (Buhariu, Muslimi).  Kurse Umu Seleme [radiallahu anha] në hadithin tjetër tregon duke thënë: “nuk e kam parë të dërguarin e Allahut [Alejhis-selam]  të agjërojë dy muaj rresht  përveç muajit Sha’ban dhe Ramazan” (Termidhiu).

Nëse hulumtojmë urtësitë e agjërimit të shumtë të këtij muaji, gjejmë se agjërimi në këtë muaj fshehët  pikërisht madhështinë e muajit Ramazan. Këtë e vërteton edhe transmetimi i Enes Ibni Malikit që është i regjistruar  në koleksionin e imam Termidhiut ku thotë: Është pyetur pejgamberi [Alejhis-selam]: Cila kohë e agjërimit është më e vlefshme? Tha: “agjërimi bë muajin Sha’ban, për ta madhëruar muajin Ramazan”. Kurse vlera e agjërimit të këtij muaji qëndron pikërisht në atë që e sqaron pejgamberi [Alejhis-selam] kur thotë se këtë muaj e hedhin njerëzit në harresë. Dijetarët islam duke e shkoqitur hadithin e transmetuar nga Usame Ibn Zejdi që e përmendëm më parë ku thotë se ““ky është një muaj, që njerëzit e hedhin në harresë”  thonë se: Muaji Rexheb është nga muajt e shenjtë, ku besimtarët angazhohen me disa veprime konkrete, dhe pas këtij muaji që është muaji Sha’ban, sikur heshtin veprimtarinë e tyre dhe pritin aktivitetet e muajit Ramazan, sikur këtë muaj e kanë lënë pas shpine, andaj Pejgamberi [Alejhis-selam] i përkujton se ky muaj nuk duhet të harrohet, por duhet të ringjallet me aktivitete dhe adhurime.

Agjërimi nafile në muajin Sha’ban i paraprinë agjërimit të muajit të Ramazanit, që në një formë apo tjetër, sikur besimtari islam me këtë veprimtari shprehë mirëseardhje muajit të Ramazani Në anën tjetër gjithashtu dihet fakti se edhe agjërimi i gjashtë ditëve të muajit Sheval, muaj ky që e përcjell Ramazanin është nga suneti i Pejgamberit [Alejhis-selam]. Këtë agjërim para Ramazanit dhe agjërimin pas Ramazanit, dijetarët islamë në mënyrë figurative e përshkruan me faljen e namazeve sunete para  dhe pas farzit, që janë si plotësim apo rinovim i zbrazëtirave eventuale të obligim (farzit) që e kemi bërë gjatë Ramazanit.

Agjërimi i këtyre ditëve, për ata të cilët eventualisht kanë pa agjëruar ndonjë ditë Ramazanit me arsyetim juridike islame, preferohet që për agjërimin e tyre të bëhet nijet agjërim Kazas. Këto ditë mund të ngjërohen edhe agjërim të premtuar (nedhr) që dispozita e tyre është vaxhib, e nëse nuk është i ngarkuar me këto lloje të agjërimit, atëherë agjëron edhe agjërim nafile.

Gjysma e muajit Sha’ban (nata e Beratit)

Nga kohët që i ka dalluar pejgamberi [Alejhis-selam] për vlerat dhe mirësitë e saja është edhe nata e gjysmës së muajit Sh’aban, respektivisht nata e katërmbëdhjetë e këtij muaji. Për vlerën e kësaj nate i dërguari i Allahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme] ka treguar se këtë natë ngrihen punët tona te Allahu Fuqiplotë, andaj pejgamberi [Alejhis-selam] këtë natë e kalonte me adhurime dhe lutje, kurse ditën e agjëronte, sepse siç e përmendëm më parë se, dëshira e tij ishte që në momentin kur të ngrihen punët e tija, ai të jetë në adhurim që sa më shumë e afron te Allahu Fuqiplotë. Pra, kjo natë është nata që Allahu xh.sh. i hapë dyert e qiejve  dhe e zbret mëshirën e tij përmes engjëjve, duke i pranuar lutjet dhe pendimet e robërve të Tij. I dërguari i Allahut [Sal-lall-llahu alejhi vesl-leme] në një hadith të transmetuar nga Enes b. Maliki thotë: “Secili besimtarë në qiell ka nga dy dyer, për njërën derë i zbret furnizimi i tij, kurse për derën tjetër hynë – ngritën fjalët dhe veprat e tij”.

Lidhje me vlerën e kësaj nate Ibni Maxheh regjistron hadithin me transmetim nga Aliju (radillahu anhu) ku thotë: i dërguari i Allahut [Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme] ka thënë: “kur të bëhet nata e gjysmës së muajit Sha’ban, faluni atë natë dhe agjëroni ditën e saj,sepse vërtetë Allahu këtë natë me perëndimin e diellit, zbret në qiellin e kësaj bote dhe thotë: “A nuk ka ndonjë kërkues faljeje që ta fali? A nuk ka ndonjë kërkues të rrizkut (furnizimit) që ta furnizojë? A nuk ka ndonjë që është në sprovë, e ta fali atë? A nuk ka? a nuk ka? a nuk ka? Derisa të agojë mëngjesi”.

Nga ky hadith i Pejgamberit [Alejhis-selam] nënkuptohet se këtë natë besimtari islam duhet ta shfrytëzojë në maksimum me lutje dhe kërkesa për nevoja të ndryshme që kanë të bëjnë me jetën e tij, me familjen e tij, me furnizimin e tij dhe çështje tjera që e rëndojnë jetën e njeriut. Pra ta shfrytëzoj sa më shumë që Allahu xh.sh. ta furnizoj me të mirat e kësaj jete dhe të jetës tjetër.  Ibni Asakiri në koleksionin e tij regjistroi hadithin e transmetuar nga Ebu Umamete (radiallahu anhu) se pejgamberi [Alejhis-selam] ka thënë: “pesë net janë që në to nuk refuzohen lutjet (kërkesat), lutjet që bëhen natën e parë të muajit Rexheb, nata e gjysmës së muajit Sha’ban,  nata e xhuma, nata e fitër bajramit dhe nata e kurban bajramit”.

Në një hadith të transmetuar nga nëna e besimtarëve Aisheja (radiallahu anha) e cila thotë: Një natë më humbi pejgamberi [Alejhis-selam] nga shtrati, e dola për ta kërkuar dhe e gjeta në Beki (te varrezat Beki), e kishte ngritur kokën drejt qiellit (dhe lutej), e më tha: ”Oj Aishe, a u frikove se Allahu dhe i dërguari i Tij, të lanë mënjanë?  Tha: nuk më takon ajo mua, porse mendova se ke shkuar te disa gra tjera. Tha: “Vërtetë, Allahu i Lartëmadhërishëm natën e gjysmës së muajit Sha’ban zbret në qiellin e kësaj bote, dhe falë më shumë (njerëz) se sa qimet e deleve të fisit Kelb. Ky hadith me këtë tekst është regjistruar te Muslimi, kurse te imam Bejhekiju, hadithi vazhdon e thotë: këtë natë Allahu nuk e mëshiron vetëm atë që ka bë shirk (që i ka përshkruar Allahut shok), atë që bënë përçarje mes myslimanëve,  atë në nuk i viziton të afërmit e tij (ka shkëputur familjare), atë që nuk nderon –respekton prindërit, atë që rrobet i lëshon për toke kur ecën, alkooloçarët që përdorin alkoolin,  dhe atë që ka mbytur njeri”

 Në një transmetim tjetër nga Abdullah Ibn Amri thuhet se vërtetë i dërguari i Allahut [Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme] ka thënë: “Allahu i Larmadhërishëm i shikon (me mëshirë) krijesat e Tij natën e mesit të muajit Sh’aban dhe i falë robërit e Tij, me përjashtim të dy kategorive të njerëzve që janë: grindavecët dhe vrasësi i njeriut (me pa të drejtë)”.

 

 

 

 

No comments

Place your comment

Please fill your data and comment below.
Name
Email
Website
Your comment