06 ShtE Drejta e Trashëgimisë

Autor: Jusuf ZIMERI

E drejta e trashëgimisë si institut juridik është e lidhur ngushtë me të drejtën civile,reale dhe familjare. Nga kjo nënkuptohet se e drejta e trashëgimisë ka të bëjë me të drejtën subjektive dhe ekonomiko – pronësore.

Në terminologjinë e së drejtës Islame, e drejta e trashëgimisë njihet me emrin “علم الميراث Ilmul Mirath” Shkenca e trashëgimisë, e cila merret me studimin e dispozitave juridike për bartjen e pasurisë pas vdekjes fizike të dekojuesit (trashëgimlënësit) dhe gjendjen e suksesorëve (trashëgimtarëve).

Nocioni “Mirath” الميراث në aspektin gjuhësor ka dy kuptime; lënie, mbetje dhe bartje e një sendi nga një person te personi tjetër, ose nga një popull te populli tjetër[1].

Me nocionin “Mirath”الميراث  në terminologjinë e legjislacionit (Sheriatit)Islam nënkuptohet:
مَا خَلّفَهُ الْمَيِّتُ مِنَ الاَمْوَالِ وَالحُقُوقِ الَّتِي يَسْتَحِقُّهَا بِمَوْتِهِ الوَارِثُ الشَّرْعِي
“Atë që e ka lënë i vdekuri (
dekujuesi) nga pasuria dhe të drejtat, që me vdekjen tij juridikisht i trashëgon trashëgimtari juridik-legjitim “.

Juristët Islamë të drejtën e trashëgimisëعلم الميراث    e defi­nojnë kështu:
قَوَاعِدٌ فِقْهِيَّةٌ وَ حِسَابِيَّةٌ يُعْرَفُ بِهَا نَصِيبُ كُلَّ وَارِثٍ مِنَ التَّرِكَةِ
Përmbledhja e normave juridike dhe matematikore përmes së cilave njihet procesi i sasisë që i takon çdonjërit prej trashi­mtarëve nga pasuria e lënë.”

Të drejtën e trashëgimisë, Kur’ani famëlartë e ka quajtur me termin “Feridaten”, ndërsa suneti i Pejgamberit a.s, edhe juristët Islam këtë disiplinë juridike e quajtën me emrin “Ilmul Feraidعلم الفرائض për arsye se merret me çështjet të cilat kanë të bëjnë me sasinë obligative të trashëgimisë.

Nga kjo që u tha, më lartë del, se e drejta e trashëgimisë është një disiplinë juridike e cila ka të bëjë me raportet dhe normat të cilat rregullojnë bartjen e pasurisë së një personi me rastin e vdekjes së tij fizike, te personi tjetër i cili juridikisht paraqitet si trashëgues (suksesor).

Kjo përmbledhje normash dhe rregullash, në legjislacionin Islam, nuk është produkt i mendjes së njeriut, por është ligjëzuara nga Allahu xh.sh, kurse për metodologjinë e tyre ka sqaruar i Dërguari i All-llahut xh.sh. Muhamedi a.s. Sipas normave juridike Islame, sasia (kuota) që i takon trashëgimtarit, dhe mënyra e marrjes së asaj që i takon janë relative, varësisht nga pozita dhe gjendja e tij pas vdekjes së trashëgimlënësit.

Vlera dhe rëndësia e njohjes së kësaj disipline
Kjo disiplinë juridiko-shkencore Islame mundëson përvetë­simin e njohurive më të dobishme dhe më me vlerë Për shkak të rëndësisë që ka kjo shkencë. Pejgamberi a.s. jo vetëm që na nxiti në mësimin e kësaj lëmie, por edhe obligon që t’ua mësojmë edhe të tjerëve duke thënë :
2710
  عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ قَالَ قَالَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَا أَبَا هُرَيْرَةَ تَعَلَّمُوا الْفَرَائِضَ وَعَلِّمُوهَا فَإِنَّهُ نِصْفُ الْعِلْمِ وَهُوَ يُنْسَى وَهُوَ أَوَّلُ شَيْءٍ يُنْزَعُ مِنْ أُمَّتِي
Mësojeni shkencën e Feraidit, dhe mësoiani të tjerëve, sepse vërtetë ajo është gjysma e diturisë dhe më së shumti harrohet, ajo është dituria e parë e cila do të ngritet nga njerëzit”[2]

Në hadithin tjetër Pejgamberi a.s. ka thënë :
2017  عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ قَالَ قَالَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ تَعَلَّمُوا الْقُرْآنَ وَالْفَرَائِضَ وَعَلِّمُوا النَّاسَ فَإِنِّي مَقْبُوضٌ
“Mësojeni Kur’anin dhe Feraidin dhe mësojani njerzve, sepse vërtetë unë jam njeri i cili vdes sikur të tjerët.”
[3]

Themelues i kësaj shkence është vet Ligjëdhënësi (Allahu xh.sh.) përmes shpalljes, kurse qëllimi nga kjo shkencë është që çdokush të marrë atë që e meriton

DISPOZITAT E MIRATHIT NË KUR’AN
Nisur nga fakti se Kur’ani është burimi i parë dhe thelbësor i legjislacionit Islam, dispozitat dhe normat e së drejtës së trshë­gimisë në Kur’anin famëlartë janë të parqitur në dy mënyra:

1. Dispozitat e trashëgimisë të përfshira në mënyrë globale dhe universale duke i dhënë të drejtë juridike trashëgimtarit për trashëgimi, por duke mospërcaktuar në mënyrë të prerë sasinë e trashëgimit të tij, e këtë e argumentojnë ajetet e poshtëshënuara:

Allahu xh.sh. thotë:
{ لِلرِّجَالِ نَصِيبٌ مِمَّا تَرَكَ الوَالِدَانِ وَ الأقْرَبُونَ وَ لِلنِّسَاءِ نَصِيبٌ مِمَّا تَرَكَ الوَالِدَانِ وَ الأقْرَبُونَ مِمَّا قَلَّ مِنْهُ أَوْ كَثُرَ نَصِيبًا مَفْرُوضًا {7} وَإِذَا حَضَرَ القِسْمَةَ أُولُوا القُرْبَى وَ اليَتَامَى وَالمَسَاكِينَ فَارْزُقُوهُمْ مِنْهُ وَ قُولُوا قَوْلاً مَعْرُوفًا
“Meshkujve u takon pjesë nga pasuria që e lënë prindërit e të afërmit (
pas vdekjes), edhe femrave ju takon pjesë nga ajo që lënë prindërit e të afërmit, le të jetë pak ose shumë ajo që lënë, ju takon pjesë e caktuar (nga Zoti). Kur të prezentojnë (në pjestimin e pasurisë që ka lënë i vdekuri) të afërmëve, bonjakëve dhe varfanjakëve (që nuk janë pjestarë në trashigimi), jepuni nga ajo (pasuri e lënë) dhe atyre thuajuni fjalë të mira”.

Nga këto ajete kur’anore në mënyrë të qartë shihet se dispozitat e të drejtës së trashëgimisë nuk janë të definuara dhe të prera, por janë universale. Në këtë kontekst, vlenë të theksohet se ky ajet kur’anor ështe ajeti i parë i cili rrënjësisht dhe në mënyrë të prerë përmirësoi gjendjen e trashëgimisë edhe të gjinisë femërore, duke e bërë të barabartë me mashkullin në të drejtën e trashë­gimisë.

2. Dispozitat e trashëgimisë me përpikshmëri përcaktojnëtë trashëgimtarin dhe sqarojnë sasinë që i takon çdo trashëgimtari nga pasuria e lënë dhe se askush nuk ka të drejtë ta pengojë në atë që i takon. Ajetet që përfshijnë dispozitat e sqaruara në detaje të cilat në vazhdim paraqesim sipas zbritjes së tyre janë:

)يُوصِيكُمُ اللَّهُ فِي أَوْلاَدِكُمْ لِلذَّكَرِ مِثْلُ حَظِّ الأُ نْـثَيَـيْنِ فَإِنْ كُنَّ نِسَاءً فَوْقَ اثْـنَتَيْنِ فَلَهُنَّ ثُلُثًا مَا تَرَكَ وَإِنْ كَا نَتْ وَاحِدَةً فَلَهَاالنِّصْفُ وَلِأَبَوَيْهِ لِكُلِّ وَاحِدٍ مِنْهُمَا السُّدُسُ مِمَّا تَرَكَ إِنْ كَانَ لَهُ وَلَدٌ فَإِنْ لَمْ يَكُنْ لَهُ وَلَدٌ وَوَرِثَهُ أَبَوَاهُ فَلِأُمِّهِ فَإِنْ كَانَ لَهُ إِخْوَةٌ فَلِأُمِّهِ السُّدُسُ مِنْ بَعْدِ وَصِيَّةٍ يُوصَى بِهَا أَوْ دَيْنٌ آبَاؤُكُمْ وَ أَبْنَأؤُكُمْ لاَ تَدْرُونَ أَيُّهُمْ أَ‎َفْرَبُ لَكُمْ نَفْعًا فَرِيضَةً مِنَ اللَّهِ إِنَّ اللَّهَ كَانَ عَلِيمًا حَكِيمًا {11}
“All-llahu ju urdhëron për (
çështen e trashigimit) fëmijët tuaj: për mashkullin hise sa për dy femra; nëse janë (trashëgimtare) vetëm femra, dy e më shumë, atyre ju takojnë dy të tretat e pasurisë që trashëgohet; nëse është një femër, asaj i takon gjysma; për prindërit, për seclin nga ata, lu takon e gjashta nga ajo që ka lënë (i vdekuri) nëse ka fëmijë; e në qoftëse (i vdekuri) nuk ka fëmijë e atë e trashëgojnë (vetëm) prindërit, atëherë nënës së tij i takon një e treta; në qoftë se ai (i vdekuri) ka vëllezër, nënës së tij itakon vetëm një e gjashta, (kjo e drejtë në trashëgim bëhet) pasi të kryhet (vasijjeti) që ka lënë dhe pasi të lahet borgji; ju nuk dini se kush është më afër dobisë suaj. (Ky përcaktim është) Urdhër nga Allahu. Vërtet Allahu është më i Dijshmi, më i Urti”[1].

{ وَلَكُمْ نِصْفٌ مَا تَرَكَ أَزْوَاجُكُمْ إِنْ لَمْ يَكُنْ لَهُنَّ وَلَدٌ فَإِنْ كَانَ لَهُنَّ وَلَدٌ فَلَكُمُ الرُّبُعُ مِمَّا تَرَكْنَ مِنْ بَعْدِ وَصِيَّةٍ يُوصِينَ بِهَا أَوْ دَيْنٍ وَلَهُنَّ الرُّ بُعُ مِمَّا تَرَكْتُكمْ إِنْ لَمْ يَكُنْ لَكُمْ وَلَدٌ فَإِنْ كَانَ لَكُمْ وَلَدٌ فَلَهُنَّ الثُّمُنُ مِمَّا تَرَكْتُمْ مِنْ بَعْدِ وَصِيَّة تُوصُونَ بِهَا أَوْ دَيْنٍ وَإِنْ كَانَ رَجُلٌ يُورَثُ كَلاَلَةٌ أَوِ امْرَأَةٌ وَلَهُ أَخٌ أَوْ أُخْتٌ فَلِكُلِّ وَاحِدٍ مِنْهُمَا السُّدُسُ فَإِنْ كَانُوا أَكْثَرُ مِنْ ذَلِكَ فَهُمْ شُرَكَاءٌ فِي الثُّلُثِ مِنْ بَعْدِ وَصِيَّةٍ يُصَى بِهَا أَوْ دَيْنٍ غَيْرَ مُضَارٍّ وَصِيَّةً مِنَ اللَّهِ وَاللَّهُ عَلِيمٌ حَلِيم}ٌ
“Juve u takon gjysma e asaj (
pasurie) që e lënë gratë e tuaja, nëse ato nuk kanë fëmijë, por nëse ato kanë fëmijë,juve ju takon një e katërta nga ajo që lënë ato, pasi të kryhet testa­menti i tyre dhe pasi të lahet borgji. Atyre (grave) ju takon një e katërta nga ajo që lini ju, nëse nuk kini fëmijë, por nëse keni fëmijë, atyre ju takon një e teta nga ajo që leni pas kryrjes së testamentit qëkeni përcaktuar ose borxhit. Në qoftë se (i vdekuri) është mashkull ose femër, e trashëgohet nga ndnjë ilargët (pse s’ka as prindër as fëmijë) po ka një vëlla ose një motër (nga nëna), atëherë secilit prej tyre u takon një e gjashta, e në qoftëse sejanë më shumë (se një vëlla ose se nj motër) ata janë pjesmarrës të barabartë në të tretën (e tërë pasurisë), pas testamentit të porositur ose borxhit, e duke mos dëmtuar (trashëguesit). Ky përcaktim është porositur prej Allahut. All-llahu është i gjithëdijshmi, jo ingutshëm.[2]

يَسْتَفْتُونَكَ قُلِ اللَّهُ يُفْتِيكُمْ فِي الكَلاَلَةِ إِنِ امْرِؤٌا هَلَكَ لَيْسَ لَهُ وَلَدٌ وَ لَهُ أُخْتٌ فَلَهَا نِصْفٌ مَا تَرَكَ وَهُوَ يَرِثُهَا إِنْ لَمْ يَكُنْ لَهَا وَلَدٌ فَإِنْ كَنَتَا اثـْنَـتَيْـنِ فَلَهُمَا الثُّـلُثَانِ مِمَّا تَرَكَ وَإِنْ كَانُوا إِخْوَةً رِجَالاً وَ نِسَاءً فَلِلذَّكَرِ مِثْلُ حَظِّ الانْثَيَيْنِ يُبَيِّنُ اللَّهُ لَكُمْ أَنْ تَضِلُّوا وَاللَّهُ بِكُلِّ شَيْئٍ عَلِيمٌ{172}
“Kërkojnë përgjigjen tënde. Thuaju: “All-llahu ju përgjigjet për çështjen e “kelale-s” (
ai që nuk ka prindër as fëmij që e trashigojnë). Nëse vdes një njeri që nuk ka fëmijë, por ka motër, atëherë asaj ( motrës) i takon gjysma e pasurisë së lënë. Ai (vëllau) trashëgon tërë atë ( që le motra) nëse ajo nuk ka fëmijë. Në qoftë se ato janë dy (motra që trashëgojnë), atyre dyjave u takojnë dy të tretat që lë ai. Në qoftë se janë vëlezër dhe të përzier burra dhe gra, atëherë mashkullit i takon hise dy fish më shumë se sa femrës. All-llahu ju sqaron, ashtu që të mos humbni. All-llahu di për çdo send.”[3]

Në këto ajete kur’anore në mënyrë të qartë vihet në dukje se në të drejtën e trashëgimisë janë përfshirë edhe fëmijët, e të dy gjinive, prindërit, vëllezërit, motrat, bashkëshorti dhe bashkëshortja, kurse sasia e tyre e përcaktuar në bazë të ajeteve është relative dhe ate varësisht nga gjendja e tyre në momentin e ndarjes së trshëgimisë. Ndërkaq, për personat të cilët nuk përmenden në këto ajete, e që kanë bazë juridike për trashëgimi, jepen sqarime në hadithet e Pejgamberit a.s.

Në bazë të kësaj që u tha deri më tani, konkludohet se burimet mbi të cilat mbështetet kjo shkencë juridike Islame, janë Kur’ani famëlartë, Suneti i Pejgamberit a.s. dhe koncenzusi (Ixhmai) i juristëve Islam (Fukahave) por jo edhe analogjia (Kijasi) sepse në këtë lëmi nuk ka vend për analogji..

Shtyllat (Ruknet ) e Mirathit
اركان الميراث                  
 

 Shtyllat legale (Ruknet) të mirathit janë pjesë përbërëse pa të cilat nuk mund të ekzistoj institucioni i mirathit. Rukni (Shtylla) sipas definimit të juristëve islam (fukahave) është send nga i cili varet ekzistimi i dispozitës dhe për dallim nga kushti, është pjesë përbërëse e sendit. Ruknet e trashëgimisë janë:

1. Trashëgimlënësi (El Muver-rithu) المُوَرِّث personi i vdekur i cili ka lënë pasurinë. Për trashëgiminë nuk mund të flitet për mbartje derisa është gjallë trashëgimlënësi, ngase trashëgimia si suksesion don të thotë bartje e disa raporteve dhe të drejtave nga një person me rastin e vdekjes së tij, në tjetrin.

2. Trashëgimtari juridik (El Varithu)الوَارِث

Ai që trashëgon pasurinë pas vdekjes së trashëgimlënësit, dhe për të cilën ka bazë juridike.

3. Prona (El Mevruthu) المَورُوث Pasuria e lënë për trashëgimi pas vdekjes, sepse i vdekuri po nuk ka lënë ndonjë pasuri, atëherë nuk mund të flitet për trashëgimi.

Nga tërë kjo, nënkuptohet se nëse mungon njëra nga këto tri shtylla, atëherë nuk mund të flitet për trashëgiminë.

Shkaqet e trashëgimisë
ا
سباب الميراث

أَسْبَابُ المِيرَاثِ الوَرَى ثَلاَثَة             كل يفيد ربه الوراثة

و هي نكاح وولاء و نسب                ما بعدهن للمواريث سبب

Shkaqet e trashëgimisë janë ato shkaqe të cilat personit i japin të drejtën juridike për të trashëguar. Shkaqet juridike të cilat mundësojnë trashëgiminë e pasurisë nga trashëgimlënësi janë:

1. Afërsia familjare nga gjaku القرابة, nënkupton çdo lidhje familjare të vërtetë që shkak i saj është lindja, që don të thotë se në të përfshihen paraardhësit-prindërit, pasardhësit – fëmijët dhe të tjerët që ndërlidhen me të vdekurin përmes tyre.

2.  Lidhja për shkak të kurorëzimit legjitim نكاح صحيح . Kjo lidhje është afërsi dispozitive për shkak të kontratës së shëndoshë bashkëshortore .

3. Afërsia dispozitive (Hukmen) e cila quhet (Velaul itki ولاء العتق ) e që shkaku i kësaj afërsie është kur pronari liron robin e tij dhe për hir të asaj që ai i ka rehabilituar lirinë, posedon të drejtën e trashëgimit me vdekjen e tij nëse ai nuk posedon tashëgimtarë më të afërt.

Pengesat e trashëgimisë
موانع الارث
وَ يُمْنَعُ الشَّخْصُ مِنَ الْمِيرَاث                       وَاحِدَةٌ مِنْ عِلَلٍ ثَلاَثٍ
رِقٌ وَ قَتْلٌ وَاخْتِلاَفُ دِينٍ                  فَافْهَمْ فَلَيْسَ الشَّكَُ كَالْيَقِينِ

Pengesat juridike të trashëgimisë janë ato dukuri të cilat pengojnë të drejtën e trashëgimisë. Pengesë juridike për trashëgimi në terminologjinë e sheriatit Islam konsiderohet dukuria e cila ia humb personit të drejtën juridike të trashëgimisë edhe pse shkaku i trashëgimisë ekziston. Me këtë rast, kur ekziston kjo pengesë juridike, ekzistimi i personit trajtohet njejtë si me mosekzistimin e tij. Këto pengesa janë:

Robëria
Robëria është pengesë juridike që pengon njeriun për kryerjen e veprimeve që i kryen një i lirë si psh, dëshmia, kujdestaria etj. Andaj, personi i cili është rob nuk trashëgon nga të afërmit e tij, sepse pasuria e tij konsiderohet si pasuri e pronarit të tij, e nëse trashëgon nga të afërmit, atëherë konsiderohet se ka trashëguar një i huaj kurse pronari i tij nuk ka të drejtë trashëgimie te familja e tij.

Mbytja
Personi i cili trashëgon  الوارثnëse e mbyt trashëgimlënësin المورث nuk ka të drejtë të trashëgojë nga ai. Këtë e vërteton hadithi i Pejgamberit a.s. ku ka thënë :

- 295عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ قَالَ لَا يَرِثُ الْقَاتِلُ مِنَ الْمَقْتُولِ شَيْئًا *
Mbytësi nuk trashëgon asgjë nga pasuria e të mbyturit.”[4]

Gjykohet kështu ngase trashëgimtari (Varithi), ka shpejtuar në marrjen e pasurisë që i takon, andaj te juristët islam (fukahat) është i njohur rregulli juridik se:”Kush shpejton të marrë një send para kohe, sanksionohet me mosmarrje asgjë nga aiSipas mendimit të fukahave të medhhebit hanefij, mbytja e cila konsiderohet pengesë për trashëgimi është çdo mbytje e cila paraqet vepër penale dhe për te ka dënim, ndërkaq kur është në pyetje mbytja me të drejtë, që do të thotë, ekzekutohet si formë e ndonjë sanksioni si psh prostitucioni, atëherë nuk pengon të drejtën e trashëgimisë.

Ndryshimet fetare.

Dijetarët Islamë janë unik, se muslimani nuk trashëgon nga jomuslimani e as jomuslimani nga muslimani, e këtë e vërteton hadithi i Pejgamberit a.s. ku thotë :

  لَا يَرِثُ الْمُسْلِمُ الْكَافِرَ وَلَا الْكَافِرُ الْمُسْلِمَ
“Muslimani nuk trashëgon nga Kafiri, e as kafiri nga muslimani”
[5]

Me këtë rast, renegati (murted-di), nuk posedon të drejtën e trashëgimisë nga muslimanët. Temë diskutimi mes fukahave islam është trashëgimia e të afërmëve të murtedit nga murtedi. Sipas mendimit të Shafive dhe Malikive nuk trashëgohet nga murtedi, por pasuria e tij sekuestrohet si pronë e muslimanëve, kurse sipas mendimit të Hanefive, pasurinë e murtedit e trashëgojnë të afërmit e tij, e ky është mendimi edhe i Ebu Bekrit, Ibni Mes’udit dhe Aliut (radiAll-llahu anhum.)

Kushtet e mirathit
شروط الميراث     
 

Që të mund të plotëfuqizohet e drejta e trashëgimisë patjetër duhet të plotësohen këto tre kushte;

1.Vdekja e trashëgimlënësit (Muver-rithit) me vdekje të vërtetë e cila vërtetohet me dëshmitarë dhe me çertifikatën nga libri i amzës. Në rastet e apsencës kur personi largohet nga familja e tij dhe nuk dihet asgjë për të, se është i gjallë apo i vdekur, atëherë ngritet procedurë gjyqësore për vërtetimin e vdekjes ose eventualisht gjetjen e personit. Nëse gjykatësi në bazë të argumenteve juridike, do të thotë përmes dy dëshmitarëve që plotësojnë kushtet e dëshmisë, vërteton vdekjen e tij, atëherë mund të ndahet pasuria e tij. Mirëpo, juristët Islam vijnë në kundërthënie mes veti në rast të mungesës së argumenteve juridike për vërtetimin e vdekjes së tij. Sipas mendimit të Ebu Hanifes dhe Ahmedit, i humburi ngel në dispozitën e të gjallit derisa të jenë gjallë bashkohanikët e tij në lagjen apo vendin ku jeton ai, që do të thotë se pasuria e tij nuk mund t’u ndahet trashëgimtarëve, ndërkaq trashëgimtarët e tij që kanë vdekur deri në këtë rast, nuk trashëgojnë sepse trashëgimlënësi konsiderohet se ende është i gjallë. Në rastin kur shqiptohet dispozita e vdekjes së personit të humbur dhe ndahet pasuria e tij, por më vonë paraqitet personi i shpallur si i vdekur duke vërtetuar me argumente se në momentin e shpalljes së vdekjes së tij ai ka qenë i gjallë, atëherë pasuria e ndarë nga trashëgimtarët i rikthehet, por vetëm ajo që gjendet në duart e trashëgimtarëve, kurse pasuria e harxhuar nuk i kompenzohet. Ekziston edhe një dispozitë tjetër kur gjykatësi mund të gjykojë për vdekjen e një individi edhe pse ai është i gjallë, e ky rast është kur është në pyetje dispozita e renegatit (Murted-dit) i cili është larguar nga shteti islam në shtetin joislam.

 2. Trashëgimtari (Varithi) të jetë i gjallë në kohën e ndarjes së pasurisë, e në këtë bën pjesë edhe fëmiju në barkun e nënës i cili është i gjallë, e kjo vërtetohet me dëshminë e mjekëve specialist që janë musliman.

3. Trashëgimtari të jetë i liruar nga pengesat që pengojnë trashëgiminë dhe të vërtetohet e drejta juridike e tij për trashëgimi.

Të drejtat që ndërlidhen me pasurinë e lënë التركة 
Të drejtat që ndërlidhen me pasurinë e lënë nga i vdekuri janë të natyrave të ndryshme dhe ato pasojnë si vijon:

1. Përgatitja dhe varrimi i kufomës.
Këtu përfshihen të gjitha obligimet e nevojshme duke u nisur nga pastrimi i kufomës, qefini, bartja, namazi, dhe varrimi. Shpenzimet rreth përgatitjes së kufomës bëhen nga pasuria e lënë nga i vdekuri pa ndonjë shpenzim por edhe pa ndonjë kursim të madh. Në këtë kontekst Pejgamberi a.s. ka thënë:

3110 -يكَفَّنُ عَلَى قَدْرِالتَّرِكَةِ مِنْ غَيْرِ تَقْتِيٍر وَ لَا تَبْذِيرٍ
“(
i vdekuri varroset) mbështillet me qefin, varësisht nga pasuria e tij pa kursim por edhe pa shpenzim”[6]

Mbështjellja e të vdekurit me qefin, në bazë të sunetit të Pejgamberit a.s. bëhet në atë mënyrë që mashkulli të mbështjellet me tri pjesë të qefinit kurse femra me pesë pjesë. Në rast se i vdekuri nuk ka lënë fare pasuri, ose ka lënë pasuri të pakët që nuk mjafton për shpenzimet e tij, atëherë shpenzimet i paguan i afërmi i cili ka pasur për obligim të kujdeset për të gjatë jetës, e nëse ky nuk ekzistonë ose nuk ka mundësi, atëherë shpenzimet bëhen nga arka shtetërore e muslimanëve.

Duhet pasur parasysh faktin se në kohën bashkëkohore, në përgaditjen e zhenazes janë shpikur disa risi (bidate) të cilat nuk kanë bazë në parimet e sheriatit Islam. Këto risi janë përgatitjet e ceremonive të ndryshme, dhënia e të hollave që të këndohet diç për të vdekurin, pastaj shpenzimet rreth kelime i tevhidit, pastaj zbukurimet e varrezave, etj. që nënkupton se shpenzimet e tilla nuk bëjnë pjesë në përgatitjen e xhenazes, që do të thotë se nëse shpenzon diç nga pasuria e të vdekurit në kësi lloj ceremonish duhet kompenzuar shpenzimet trashëgimtarëve nga pasuria e tij e veçant nëse shpenzuesi është nga trashëgimtarët.

2. Shpagimi i borxheve.
Pasi që të jenë bërë të gjitha përgatitjet e duhura rreth përgatitjes së kufomës, atëherë menjëherë duhet të paguhen borxhet të cilat kërkohen nga njeriu. Së pari paguhen ato borxhe të cilat janë marrur duke qenë i shëndoshë, e pastaj borxhet që janë marrur duke qenë i sëmurë. Borxhi është i rëndë për besimtarin islam, andaj edhe i jepet përparësi, sepse Pejgamberi a.s. ka thënë:
نَفْسُ الْمُؤْمِنِ مُعَلَّقَةٌ بِدَيْنِهِ حَتَّى يُقْضَى عَنْهُ *
“Shpirti i besimtarit është i lidhur me borxhin e tij, derisa të paguhet për ate”
[7]

Sa i përket borxheve që janë e drejtë e All-llahut xh.sh. siç janë Zeqati, Kefaretet, Fidja etj, ato bien nga obligueshmëria me vdekjen e tij, me përjashtim nëse ato paguhen në baza vullnetare ose nëse për te i vdekuri ka lënë testament dhe trashëgimtarët e zbatojnë testamentin nga 1/3 e pasurisë së lënë.

E drejta civile në kohën bashkëkohore, bëri dallimin mes dy borxheve, që janë borxhi i rëndomt dhe borxhi superior. Priritet i dhanë pagimit të borxhit të rëndomtë, e pastaj atij superior, ngjashëm si veproi shkolla juridike Hanefij në radhitjen e borxheve të marrura duke qenë i shëndoshë, e pastaj borxhet e marrura duke qenë i sëmurë. Në borxhet superiore sipas ligjit është mehri i bashkëshortes i cili duhet të paguhet para se t’u ndahet pasuria trashëgimtarëve[8]

3. Ekzekutimi i institucionit të testamentit
Realizimi i testamentit me dhënien e 1/3 së pasurisë së mbetur, bëhet, pasi të paguhen shpenzimet e kufomës dhe borxhet. Testamenti u lihet personave të cilët nuk kanë të drejtë trashëgimie, kurse maksimumi i lënies së testamentit është 1/3 e pasurisë. Nëse testamenri u lihet personave që trashëgojnë, atëherë kushtëzohet që për zbatimin e këtij testamenti të japin pëlqimin të gjithë trashëgimtarët.

4. Ndarja e pasurisë trashëgimtarëve.
Me plotësimin e të gjithë këtyre obligimeve që janë më prioritare nga trashëgimtarët, atëherë mund që të bëhet edhe ndarja e pasurisë së lënë trashëgimtarëve.

Referencat
[1] En-Nisa :11
[2]
En Nisa : 12
[3]
En-Nisa : 176
[4]
Buhariu
[5]
 Buhariu
[6]
Darimiu
[7]
 Muslimi
[8]
Dr. El Kurdij Ahmed El Haxhi – El Ehvalu shahsijeti faqe: 241-242 – Damask 1983.

[1] Sabuni, Muhamed Alij – El Mevarithu fish-sheriati El Islamijeti fi Dav’il kitabi ves-suneti- Darul hadith- Kairo.
[2]
 Ibni Maxheh
[3]
 Ibni Maxheh

Shpërndaje
Nuk ka përgjigje

Komento

Mbushni fushat dhe komentoni më poshtë.
Emri:
Posta:
Faqja:
Komenti: